Fasada e Stadiumit, Rama: U hoqën
basorelievët, e kanë kryer misionin

Fasada e Stadiumit, Rama: U hoqën<br />basorelievët, e kanë kryer misionin
​Kryeministri Edi Rama ka reaguar nga Facebook pas akuzave në media se u shkel premtimi për mbrojtjen e fasadës së ish- stadiumit "Qemal Stafa".

Disa media raportuan prishjen e fasadës e cila hyn tek vlerat e trashëgimisë kulturore, gjatë punimeve për ndërtimin e stadiumit të ri "Arena Kombëtare".

Por, kryeministri sqaron se fasada do të trajtohet sipas standardeve profesionale, ndërsa janë shembur basorelievët, të cilët sipas kryeministrit e kanë kryer misionin e shëmtimit.
 
Ai thekson se gurët e hequr nga fasada do të ruhen dhe do t'i vendosen tribunës pas rikonstruksionit, kur edhe pritet të inaugurohet stadiumi i ri "Arena Kombëtare". Kryeministri publikon në Facebook një album me foto nga punimet në fasadën e ish-stadiumit "Qemal Stafa". 

Reagim i Ramës në Facebook
"NJE VEPER BRENDA VEPRES KTHIMI NE IDENTITET I FASADES SE ARENES KOMBETARE
Kujevënësit profesionistë që argument kanë injorancën kanë vënë alarmin (për dy basorelieve pa asnjë vlerë, që tutkunët e regjimit të vjetër ia mballosën fasadës së "Qemal Stafës") dhe po bërtasin që po dëmtohet trashëgimia kulturore😱 Ato basorelieve që turpëronin edhe Realizmin Socialist, e kanë kryer misionin e tyre të shëmtimit e nuk hyjnë askund si vlerë e trashëgimisë kulturore.
Fakti është që fasada monument kulture po trajtohet me të gjitha standardet profesionale nën mbikëqyrjen e Institutit të Monumenteve të Kulturës në bashkëpunim me qendrën italiane të ekselencës në restaurim Palazzo Spinelli🇦🇱🇮🇹
Të gjithë elementët e gurtë të kohës po inventarizohen dhe do të rivendosen në vendin e tyre, njësoj siç kanë qenë në projektin e arkitektit të famshëm, ku në vend të dy mballomave vulgare prej betoni, do të realizohen dyert e parashikuara e dizenjuara nga Gherardo Bosio👍👍👍
Prandaj, edhe njëherë ‪#‎QentëLeTëLehinKarvaniDoEcëPërpara dhe stadiumi i ri do të jetë përgjigja përfundimtare, për gjithë furtunat në gotën e dembelizmit mendor e të karshillëkut provincial ndaj të resë, që u ngritën e do të ngrihen, derisa Arena Kombëtare të imponohet me të gjithë rrezatimin e saj", shkruan Rama në FB. 

fasada
d
guret
punimet ne fasade

punimet ne fasade
(Punimet në fasadën e Qemal Stafës)

fasada
(Gurët e fasadës të parashikuar në projektin e stadiumit)

projekti i stadiumit qemal stafa
(Projekti i stadiumit Arena Kombëtare)


Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois