Fasada e stadiumit,Rama:Zhvendosja
e përkohshme, ambicie për zhvillim

Fasada e stadiumit,Rama:Zhvendosja<br />e përkohshme, ambicie për zhvillim
Kryeministri Rama u është përgjigjur sërish kritikëve për fasadën e stadiumit ‘Qemal Stafa’ duke e cilësuar zhvendosjen e përkohshme të gurëve normale, pasi nuk është hera e parë që ndodh një gjë e tillë në botë.
 
Rama shprehet se operacionet e kësaj natyre janë të vazhdueshme në kohët moderne dhe zhvendosja e përkohshme e fasadës së "Qemal Stafës" është vetëm një shembull modest.
 
Kryeministri sjell në kujtesën e kritikëve edhe një shembull. “Pak histori për kujeshkronjësit e fasadës së "Qemal Stafës" që zhvendosjen e përkohshme të gurëve, për t'u rivendosur më pas në zemrën e stadiumit të ri, e quajnë krim dhe sakrilegj të paparë.
 
Gjysëm shekulli më parë, me bekimin dhe angazhimin e vetë UNESCO-s, u krye operacioni kolosal i zhvendosjes së tempullit të famshëm Abu Simbel mbi lumin Nil.
Pse?!
 
Sepse mu aty qeveria vendosi të ndërtonte një digë gjigante mbi lumin e famshëm!
 
Tempulli u pre në blloqe dhe u rindërtua 100% siç ishte, por mbi një kodër tjetër.
 
Ky operacion "fantastiko-shkencor" njihet si fillimi i një revolucioni që zgjeroi këndvështrimin për si shpetohet dhe ruhet trashegimia kulturore, pa penguar zhvillimin e projekteve të reja që kërkon koha” shkruan Rama.
 
Zhvendosja e përkohshme e fasadës së "Qemal Stafës" është vetëm një shembull, që sipas kryeministrit “Tregon ambicien për zhvillim, vetëdijen tonë për vlerat reale të trashëgimisë, aftësinë tonë për t'i kombinuar të dyja (dhe, fatkeqësisht, edhe prapambetjen mizerabël të kujeshkronjësve tanë të vajmedetshëm😱😨😭)...”deklaron Rama.
 
Në fund kryeministri e mbyll statusin e tij për stadiumin duke theksuar se “Duan s'duan ‪‎Rilindje do të jetë dhe Shqipëria e Gjeneratës Tjetër do të bëhet”.
 
Edhe një ditë më parë kreu i qeverisë tha se gurët e hequr nga fasada e stadiumit do të ruhen dhe do t'i vendosen tribunës pas rikonstruksionit, kur edhe pritet të inaugurohet stadiumi i ri "Arena Kombëtare".
 
Rama
Rama
Rama
RamaRama
Në fotot e publikuara nga Rama zhvendosja mbi lumin Nil dhe te stadiumi

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aksident në  aksin rrugor Lushnje-Berat! Makinat përplasen me njëra-tjetrën, 5 të plagosur

Aksident në aksin rrugor Lushnje-Berat! Makinat përplasen me njëra-tjetrën, 5 të plagosur