Fashion në Bunk'Art 1, ja si
visheshin në kohën e diktaturës

Fashion në Bunk'Art 1, ja si<br />visheshin në kohën e diktaturës
Bored Panda, një hapësirë mediatike virtuale që promovon kreativitetin e krijuesve dhe artistëve  ka risjellë nëpërmjet fotografive aktuale stilin e jetës së shqiptarëve në kohën e komunizmit.

Në shkrimin me autorësi nga kryeredaktori i revistës 'Living', Gentian Minga nënvizohen tmerri dhe dhimbjet që shqiptarët kanë përjetuar gjatë asaj periudhe, por edhe stili i veshjes, luku dhe mobilimi i shtëpive.

“Ky editorial i revistës Living nuk është një akt nostalgjie ndaj diktaturës dhe epokës së komunizmit në Shqipëri. Ishte një periudhë me të vërtetë e tmerrshme dhe e dhimbshme për shqiptarët. Ky është vetëm një risjellje në vëmendje e stilit të jetës shqiptare, duke përfshirë veshjen, mobilimin, lukun, etj. 50 vitet e izolimit nën udhëheqjen komuniste kanë zgjuar gjithmonë kureshtjen e të huajve por edhe të rinjve shqiptarë të cilët nuk kanë jetuar qoftë edhe një ditë të vetme nën këtë regjim”, shkruhet në artikull.
 
Fotografitë që risjellin në vëmendje stilin që shqiptarët kishin në vitet e diktaturës janë realizuar  Armand Habazaj në ambientet e 'Bunk Art1'

[gallery]20258[/gallery]
komunizmi


Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre