Fasonët në krizë, ngrejnë 'alarmin SOS': Të mundësohen punonjës nga jashtë! Shqiptarët preferojnë më mirë të jenë të papunë sesa të paguhen pak

Fasonët nuk po gjejnë punonjës. Ky sektor është ndër kategoritë që ka ngritur 'flamurin e kuq' dhe është në krizë sa i përket krahut të punës. Shqipëria është një vend i avantazhuar për zhvillimin e këtij biznesi më së shumti për shkak të krahut të lirë të punës por edhe ky avantazh nuk ekziston më. Për këtë arsye përfaqësues të bizneseve të ndryshme fasone kërkojnë ndihmë nga autoritet, ndihmë për të lehtësuar të gjitha procedurat për marrjen e punëtorëve të huaj, më së shumti nga vendet e tjera.

Në një intervistë për Report TV, Elton Koçi, përfaqësues i një biznesi fason në kryeqytet, tregon të gjitha arsyet që sipas tij kanë sjellë këtë krizë në sektor. I pyetur nëse niveli i pagave krijon edhe këtë hendek punonjës Koçi thotë se ka arsye të tjera sepse pagat janë të përshtatshme me tregun. Sipas tij ka një mungesë shumë të madhe interesi.

Kemi kaluar një situatë të vështirë për shkak të pandemisë dhe një nga sektorët më të prekur është pandemia, si paraqitet gjendja aktualisht?

Aktualisht kontratat dhe puna kanë rifilluar, ne dhe gjatë pandemisë jemi përpjekur të punomë me produkte që kishin të bënin me shëndetësinë, si maskat 1 përdorimshme, ndërsa tani ka rifilluar puna në normalitet me veshjet e punës ku ne jemi të specializuar dhe veshjet sportive.

Në vitin e kaluar stopuan kontratat, këtë vit janë riaktivizuar ato kontrata apo janë kontrata të reja?

Janë riaktivizuar po të njëjtat kontrata që ne kishim, po e njëjta pjesë e Evropës që na sillte punë. Gradualisht kemi arritur në një nivel optimal, në të cilin nuk na mungon punë.

Me cilat shtete keni pasur kontrata dhe vijoni ti keni?

Kemi punuar disa kohë me Greqinë, me Italinë, e cila është pjesa më e madhe me të cilët ne punojmë, por pak edhe me klientë të brendshëm, por edhe me klientë që kanë kërkuar produkt specifik. Por peshën më të madhe e mban Italia.

Përpos pandemisë a arritët ta mbani tregun që kishit?

Të gjithë ne sektori që prodhonim rroba përpara pandemisë për klientë italian, apo grekë, kemi rifilluar po të njëjtat kontrata me të njëjtët klientë, pse jo kanë ardhur edhe klientë të rinj. Kjo tregon një tendencë rritje të punës.

A i ka ndryshuar pandemia kontratat për modelet e veshjeve?

Në aspektet që kanë të bëjnë me rregullat e higjienës kontratat janë ndryshuar, por veshjet klasike të punës nuk kanë pësuar ndryshim, ka vetëm lëvizje çmimesh për shkak të rënies së euros dhe inflacionit, por jo lëvizje produkti.

Mendoni se këtë vit do të arrini të kapni vlerat e fitimit të vitit 2019?

Po tentohet që të kapim vlerat e vitit 2019, pse jo edhe ti kalojmë, padyshim që ka qenë një vit krize dhe po përpiqemi të arrijmë në nivelet optimale.

Po përballeni me mungesë punonjësish, pse po ndodh kjo situatë?

Ka një tendencë tek të gjithë sektorët, por edhe ne po e ndjejmë, ku gjithmonë e më shumë mungojnë profesionistë, ose figura të cilat duan të futën në këtë sektor, edhe pse më përpara ka pasur më shumë punonjës ose njerëz që afroheshin për tu futur në këtë sektor dhe për të mësuar për të kryer këto lloj operacionesh dhe këtë lloj pune, tani më sikur janë gjithmonë dhe më pak të rejat ose të rinjtë që vijnë dhe fillojnë punë në fasoneri. Preferojnë më shumë sektorë pak më komod dhe gjithmonë dhe më shumë nuk duan të vijnë të punojnë. Pjesa më e madhe preferojnë të rrinë në shtëpi dhe të mos vijnë të punojnë, diku jetojnë me remitanca nga njerëz që kanë jashtë.

Pse është krijuar tendenca për të mos punuar në fasoneri?

Mendoj se këto janë efekte në Shqipëri jo vetëm në fasoneri, edhe në sektorë të zdruktarive dhe metalpunuesve kanë të njëjtat probleme, biles edhe lavazhet kanë mungesë punonjësish, ka më pak djem që duan të shkojnë të punojnë në lavazhe. Mesa duket ne si popull preferojmë që më mirë të mos punojmë për pak lekë deri sa të gjejmë një mundësi për të punuar direkt në thelë të madhe dhe nuk preferojnë të vijnë të mësojnë dhe të profesionalizohen në një sektor të caktuar.

A e ka ndryshuar pandemia standardin e pagave, janë rritur, janë ulur, çfarë ka ndodhur?

Ne jemi relativisht të rinj në këtë sektor, por po të marrim historikun, deri para disa vitesh këto paga as që mund të mendoheshin, le të themi që para disa vitesh paga minimale ka qenë 19 mijë e 200 lekë, sot është 30 mijë lekë. Por punëtorët që janë të profesionalizuar janë shumë më lartë se sa aq. Nuk është se kemi një standard të lartë të pagave e i tillë është vendi jonë, kjo është ekonomia dhe kjo është arsyeja pse klientët vijnë dhe kërkojnë punë manuale, punë që kërkojnë krah pune, vijnë në Shqipëri sepse ka kosto të ulët të punës, por edhe këto kosto dita ditës por rriten, edhe pagat dita ditës po rriten. Kjo reflekton që ne dita ditës na lypet që të rrisim edhe çmimet, që edhe pse kjo ndodh, është një proces gradual i rritjes, i cili ndodh, njerëzit dhe forcat e reja të punës mungojnë.

Çfarë punëtorësh ju mungojnë më së shumti?

Mungojnë punëtorë të të gjitha proceseve që ne kemi këtu brenda. Mund t'ju them që edhe një punonjëse sanitare është tejet e vështirë për ta gjetur.

Mund të jetë edhe vendndodhja si faktor i mos ardhjes së njerëzve në punë?

Mendoj se nuk është vendndodhja, është më shumë fakti që njerëzit preferojnë të ikin jashtë shtetit, më mirë të rrinë dhe të marrin një remitancë nga dikush, apo të rrinë në shtëpi, se sa të vijnë dhe krijojnë një autonomi të vetën, të marrin një rrogë, e kështu me radhë.

Ju kanë ikur punëtorë gjatë 2 viteve të fundit? Apo keni larguar?

Nuk kemi pasur probleme gjatë pandemisë, pothuajse kemi të njëjtit punëtorë që kemi pasur në vite, normalisht ka pasur edhe afrim ka pasur. Tani që na lypet të shtojmë numrin e punëtorëve, mungon fuqia punëtorë.

Çfarë mund të bëjë shteti në një situatë të tillë për t’iu ndihmuar?

Le të themi që kohët e fundit për të na lejuar mundësinë për të marrë punëtorë nga vendet e tjera dhe për ti afruar. Besoj se shqiptari mesatar sot nuk preferon të punojë në industri, qoftë kjo në fasoneri , apo në çdo lloj sektori të industrisë. Qeveria ka si plan të fillojë procedurat për lehtësimin e procedurave për marrjen e punonjësve nga jashtë. Gjithashtu nga ana e qeverisë kemi pasur digjitalizimin e platformës e-albania dhe me fiskalizimin, gjithmonë e më shumë kemi pasur lehtësira në aspektin administrativ. Kjo përkthehet për ne në kohë ,sepse më parë kishim shumë humbje kohe me kontaktin me autoritetin. Le të shpresojmë që edhe praktika e marrjes së punëtorëve nga jashtë të lehtësohet.

A keni pasur kontakte me shtete të huaja apo punëtorë që vijnë nga jashtë?

Deri para pandemisë ne kemi qenë pak më avangardë se sektori i shtetit dhe kemi tentuar që të krijonim kontakte që kishin punonjës dhe shumë të specializuar të sektorit fason. Më pas ndodhi pandemia dhe u mbyll gjithë bota, tani shpresojmë të rifillojmë kontaktin dhe shpresojmë të marrim punëtorë ose fuqi punëtore nga jashtë.

Xhiroja ditore vjetore, në çfarë niveli jeni këtë vit krahasuar me 2019?

Pothuajse po arrijmë nivelet e 2019 dhe shpresojmë që ti kalojmë.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • liam: 07/04/2023 13:10

    kam mbi 5 vjet qe punoj ne per fasoneri lodhje maximale kushte te dopeta pune pun jasht orarit ofendime sharje nga me tendryshmet esi mund te punoj nje punonjes aty me rroga qesharake rrit rrogat dhe kushte pune metemira dhe shif pastaj dovijn shptaret edhe ato qe dovijn nga bangladeshi ekutadij un edhe ato dovij nje dit qe do ikin

    Përgjigju
  • ...: 28/07/2021 15:33

    Arsyeja qe ju kerkoni punetore mer jahu eshte se i keni proceset e prodhimit ne piken me joefikase qe mund te egzistoje. Ju vete si sipermarres nuk perqendroheni ne rritjen e efikasitetit te proceseve. Shikojeni videon qe keni publikuar. Asgje nuk eshte e bazuar ne themelet e teorive te prodhimit ne mase/seri. Se fusni nja 20-30 makina qepese me ca karrige aty, nuk mund te ankoheni per produktivitet te ulet kur ju vete e keni investimin tuaj ne bixinecin tuaj ne piken me minimale te mundshme. Cfare ben nje rrobaqepes ne kete fabrike? Qe nga prerja e copes deri tek qepja perfundimtare, produkti i mbaruar? Ja nje keshille falas....perqendrohuni tek ajo cfare quhet departmentalizim i linjes se prodhimtarise. Do rrise shkallen e efikasitet pa patur nevoje te zgjeroni krahun e punes. Mos u beni kerrnace dhe ngrini rrogat e punetoreve tuaj. 2mln shtese rroge nuk ka ndonje peshe te madhe ne borderone e fasoneve, por ka ndikim domethenes ne rrogen mujore te punetoreve tane.

    Përgjigju
  • Qelbesira: 24/07/2021 18:52

    Nqs nuk ke punetore punoni vete, edhe gruan djalin motren nenen futeni ne pune qelbesira qe ofendoni njerezit punetore qe harxhojne jeten e tyre per tju pasuruar juve…

    Përgjigju
  • Oltjon halili: 24/07/2021 18:16

    Kur vjen fundi i muajit,kto shefat ndajn rrogat e tyre,te pakten mbi 5 miljon lek,ndersa puntorit duan ti vjedhin ndonje ore pune ose dit pune,dhe rroga 300 mij lek,te punosh burr dhe grua me 300 mij secili dhe te paguash qeran e shpis te pagush uj e drita ,dhe te rrisesh edhe femijet.shko vrit veten pastaj te thon me kto rroga

    Përgjigju
  • ....: 24/07/2021 13:23

    Po ti pagush 200 mije leke dhe ti shfytezosh nga mengjesi deri ne darke 7 ditet e javes ca kujton ti mor "investitor". Hyr pu o dhe perballoje jeten ti me ate page. Shqiptaret nuk jane dembela se e kane dhene me prova ku do ku kane shkuar qe kane punu e jame integru POR per 1 cope buke duke e perdhunuar nuk e ben veten, halli i madh shume e detyron. Falimentofshi te gjithe mqs ecni me kete parim ose shko zhvendose biznesin me bangladesh. Shqiperia dhe shqiptaret jane me zemer te europes. Iku koha e shfrytezimit.

    Përgjigju
    • @janullatusi: 27/07/2021 15:49

      Cfare thua o fycke? Ku e shikon helmin qe i vertitesh adamit si kondrapedal pa zinxhire? Shih helmin tend... per “dashurine” ndaj pseudo shtetit te hajdutit dhe dhunuesit. Supen haje me “gojen” qe ke mbrapa, ne fundshpine. Sic e thane shume kometues ketu, doni punetore me te lire, levizni bixinecet humbese jashte Shqiperise. E vetmja arsye qe i mbani ne shqiperi eshte per pastrim parash. Importi i forces punetore te huaj ne shqiperi, eshte me shtrenjte se rritja e rrogave, keshtu qe nuk ka kuptim nga pikpamja e biznesit. Ah, eshte plotesisht e qarte, nese keto punetore te huaj duke marre rroga ne Shqiperi ua dergojne padroneve ne vendet perkatese. E dime qe eshte e veshtire te levizni leket e banka per “sherbimet miellore”. Futja e te huajve ne Shqiperi, duke boshatisur Shqiperine nga shqiptaret eshte spastrim etnik. Me te vertete mendoni se mund te na “vidhni” atdheun?

    • Janullatosi: 25/07/2021 11:34

      Bravo Adam. E maskove bukur helmin... E prezantove si fakt genjeshtren se shteti vendos cmimet e shtepive, dhe e lidhe me rritjen disproporcionale te cmimeve ne fjale. Pra, shteti fajtor per cmimet e larta te banesave. Bravo, biri im! Shembull i shkelqyer se si inkurajohet urrejtja kunder shtetit dhe vrasja e shpreses se shoqerise. Sot, bashke me supen do te te jap edhe disa kocka! Te befshin mire!

    • Adam: 24/07/2021 14:12

      Bravo. Edhe un mendoj qe ky fasoni te shkoje ne Bangladesh apo Pakistan per te hapur biznesin atje. Ata pranojne qe ti paguash me 40 euro ne muaj. Ne jemi ne Europe dhe duam rroga te pakten sa ne Hungari, Greqi per te jetuar. Ne nuk jemi sklleverit e BE-se. Eshte si te martohesh me dike dhe ta besh sherbetorin e ketij personi. Sa ishin shtepite e kohes se komunizmit ne 90-en? Sa kane shkuar tani te njejtat shtepi, sa here u eshte ngritur vlera te njejtave shtepi te komunizmit? Po rrogar sa jane ngritur qe nga fundi i viteve 90-ë? Proporcioni qesharak. Pra shteti siç rriti fiktivisht çmimet e shtepive, le te ngreje fiktivisht edhe rrogat qe shqiptaret te rrijne ne Shqiperi dhe mos zevendesohen nga punetore te pakualifikuar nga Azia.

  • Shkaterrim: 24/07/2021 12:31

    A ju qr qe i lini njeresit pa buke dhe na dilni m3 shkenca si kjo pastaj. Rritni rrogat dhe paguani sigurimet dhe trajtoni punetoret si njeres dhe vjen shqiptari punon. Shteti te matet mire te mos ece me mendjen tuaj plera qr

    Përgjigju
  • Lori: 24/07/2021 12:27

    Shqiptaret duhet te paguhen pak qe te fitoni shum ju? Nese kerkoni skllever investoni ne Pakistan e Somali.Ketu jemi ne zemer te Europes.Te isha un shteti nuk do lejoja asnje te huaj por do ju thoja po deshe puntor ngrihu rrogat shqiptarve

    Përgjigju
  • nari: 24/07/2021 11:57

    Eshte faji i qeverise qe paguan dembelet me asistence. Duhet bere si ne Shtetet Perendimore ku shteti ofron tre here pune dhe po nuk pranove ta heq asistencen Pastaj ose puno ose vdis po deshe!

    Përgjigju
  • Kallam: 24/07/2021 11:35

    Një biznes I ngritur mbi fuqi lire puntore eshte destinuar për faliment! Shkoni e gjejini jashtë , eshte ekonomi tregu!

    Përgjigju
  • leon: 24/07/2021 11:22

    Ju nuk i paguani por ju ipni nje cope buke prandaj nuk ju vjen njeri, jeni plera....

    Përgjigju
  • Loran: 24/07/2021 10:45

    O kurv po juve duet tja u mbylli shteti sa me par ato biznese

    Përgjigju
  • Geni: 24/07/2021 10:28

    Merni puntor nga Bangladeshi degjenerojeni Shqiperine

    Përgjigju
    • Emigranti: 24/07/2021 12:40

      Hahahaha... Shikoni se si e inkurajon emigrimin nga Shqiperia komentuesi '300€'. Shtiret sikur debaton me Genin, por ne te vertet thjesht perhap keqinformim te demshem. Shkruan "Shqiptari merr ushqim+ banese + 600-700€ në gjermani". Vertet?! Gjermanise i paskan teperuar parate dhe ushqimet, dhe paska filluar t'ua japi emigranteve shqiptar?! Cfare e kualifikon nje emigrant shqiptar ditet e sotme per ndihme sociale ne Gjermani? Te drejtat e nenshtetasve gjerman s'ka si ti arrij, dhe as statusin e azilantit nuk ka si t'a marri sepse Shqiperia nuk eshte as diktatur dhe as vend qe perjeton konflikt te armatosur. Tipat si ti, qe perhapin keqinformim, keni qene nje prej faktoreve me vendimtar ne inkurajimin e emigrimit 10 vitet e fundit. Madje disa portale anonime para disa vjetesh shkruanin "Gjermania hap dyert per shqiptaret sepse e pelqen rracen tone superiore". Shqiperia po perpiqej te dilte nga sistemi arsimor i kalbur i Berishes, ndersa portalet anonime shkruanin "shqiptaret rrace superiore"... Pse e demtoni Shqiperine me dezinformim te tille? Cfare ju ka bere Shqiperia qe i versuleni me dezinformime te tilla?

    • 300€: 24/07/2021 11:36

      Nuk vjen nga Bangladeshi për 230€ Në muaj! Shqiptari merr ushqim+ banese + 600-700€ në gjermani nuk ka me budallenj

  • Barnaba: 24/07/2021 10:24

    Sa lehte e gjen zgjidhjen ky pronari... Do punetor te huaj per nje industri i cili ne tregun nderkombetar garon me prodhimin nga vendet me te varfra aziatike. Nese nuk e ke aftesine te garosh ne tregje nderkombetare duke u pershtatur me nivelin e rrogave qe kerkon forca puntore ne Shqiperi, zhvendos aktivitetin ne nje vend ku rroga mesatare eshte me e pershtatshm. Ose per ndryshe prodho artikuj qe shiten me shtrenjt, ne menyre qe te mundesohet rritja e rrogave. S'eshte e drejte qe qeveria te krijoj politika emigrimi per sektorin e fasoneve, duke sjell mijera te huaj, vetem se ju nuk dini te balanconi konkurencen nderkombetare me rrogat mesatare ne Shqiperi.

    Përgjigju
  • Joti: 24/07/2021 10:07

    Ik mor te qr ty edhe atyre qe bejne propagabden e qeverise ne media . Qe shqipetaret nuk punojne , po me 200 eu muajin doni me i genjy kur aq lek i marin per 3 dit ne europe dhe jane njeresit me punetor. Kam puniar ne gjermani me boshnjak grek serb malazex e kosovar dhe asnje se ben punen sa ne . Ju doni skllever si ne kohen e komunizmit se po ajo pjell jeni

    Përgjigju
  • Arber: 24/07/2021 10:00

    Fasonet le te shkojne t’i ndertojne fabrikat ne Bangladesh meqe nuk u pelqekan punetoret shqiptare. Cdo pellembe toke ne Shqiperi eshte vaditur me gjak deshmoresh edhe nuk eshte ne shitje. Jashte plehrat dhe tradhtaret nga Shqiperia...

    Përgjigju
  • Trump: 24/07/2021 09:26

    Te qr pse nuk e ngre rrogen? Bangladeshas te duken shqiptaret more rob q? Nuk paguani sigurimet dhe i detyroni te punojne ne kushte skandaloze. Katunar.

    Përgjigju
  • Miti: 24/07/2021 09:17

    Vampira, paguani shqiptaret dhe e shihni ka krah pune apo jo. Por keni Edi psikopat Ramen ne krah, qe del e deklaron qe ne Shqiperi ska sindikata, qe nuk ju ngjit Inspektoriatin e Punes pet zbatimin e Kodit, qe deklaron qe do marri Bangladeshas, dhe qe e ka mbushur Tiranen me arabe. Te besh nje xhiro neper Tirane ne darke dhe do kryqezohesh me te pakten 100 arabe a pakistaneze. Ketu nuk ka asn opozite te djathte qe te ngreje alarmin per kete nderrim popullsie qe programon Edi Rama. Ketu kemi Lul bushtren qe ka hall te vjedhi dhe ca me shume nepermjet tenderave te kunatit apo gjobave qe u ve « oligarkeve » .

    Përgjigju
  • AltinTop: 24/07/2021 09:08

    Falimentofshi sa me shpejt!!! Sa per ju shqiptaret pa buk do mbeten gjith jeten.

    Përgjigju
  • Klodi: 24/07/2021 09:07

    Nqs sjellin puntore nga jashte KURRE nuk do rriten rrogat KURRE! Do ti mbajne ashtu edhe 100 vite te tjera se gjithmone do gjejne fakira nga bota qe do pranojne ate rroge mizerje.

    Përgjigju
  • Free: 24/07/2021 09:01

    Duke u paguar pak do te hyjme ne Europe me kta pune-dhenes shpellar. Po nuk u pelqeu te shkojne aty ku paguhet me 200 $. Kto lloj biznesesh varforojne njeriun. Shteti duhet te investoje ne agro turizmin dhe bujqesine dhe ketu njerzia do vete punesohet e te bredhi qyteteve per lemozh ose me brek ne dore.

    Përgjigju
  • Miri: 24/07/2021 08:58

    Ju kerkoni punonjes te paguhen lire,me kushte pune cnjerezore!!!!! Ju doni vetem shfrytezim pa te drejta!!!!

    Përgjigju
  • shllap: 24/07/2021 08:57

    Deshtaket ja vene fajin: "ne si popull" nuk punojme-- Kta te mbaruarit kerkojne punetor me 20mije leke... Nuk jemi 2 miliard qe na mbaruan vendet e punes neper orizore. Kape prodhimin dhe coje ne Kine sic ben gjithe perendimi, ose falimento.. Kur nuk je i afte te besh biznes do hash rrogat e punetoreve..njerez te mbaruar, i duket vetja bznesmen

    Përgjigju
  • Tirona: 24/07/2021 08:54

    PO ju doni skllever jo punetor mer fis midhje , ti paguni si doni pa sigurim pa pushim pa respektim festash e ti trajtoni si kafshe , prandaj nuk ju vjen njeri o plera , e quani veten biznesmen ju , qe 90 % prej jush jeni injorante . Ishalla falimentoni te gjithe e leket ilace . Ju pershendes listen e dasmes .

    Përgjigju
  • Per bythen e fasonit no do shkatrrojm vendin: 24/07/2021 08:51

    Na intereson ngritja e rrogave dhe mbajtja apo terheja ne punesim e shqiptareve si brenda dhe jashte. Po degraduam ne krah TE LIRE pune te huaj, do kete tendence per ulje rrogash. Si? Nje shqiotar e refuzon pagen e ulet, ben presion per rritje page ose iken, te themi ne Greqi. Vjen ai nga Azia, qe paguhet as 100 euro ne muaj dhe pranon te punoje ketu. Revolucioni me pagati duhet te behet edhe per efektet e turizmit. Nese kemi rroga te larta si te BE-se, do rrisim cmimet e turizmit, pa diskriminuar shqiptaret, te cilet preken nga keto rritje çmimesh dhe nuk kane mundesi per te shkuar me pushime. Qeveria te gjeje zgjidhje, qe te terheqe krahun e punes vendas dhe jo afrikane bangladeshas, pakistaneze, etj

    Përgjigju
    • Hosanna: 24/07/2021 12:05

      Per Barnababën. Nuk po flasim per rroga France dhe Gjermanie, por per rroga te pakten sa te vendeve anetare jasht zones Euro. Pranimi i punetoreve te krahut te lire te punes, nga vende me paga deri ne 30 dollare ne muaj do i leverdise fasoneve, te cilet do synojne te paga minimale. Kur cmimet ne plazh shtrenjtohen, se ato nuk mund te jene te lira per turistet e huaj( normal), nga kjo do prekeshin pushuesit shqiptare me rroga minimale. Tani, ne nuk mund te kemi restorante veç per shqiptare dhe te huaj!!! Pse duhet te prodhojme lire per tregjet Perendimore, kur synojme te behemi vend anetar ne BE?? Nuk do na mbajne fasonerite, por turizmi, prodhimet e uzinave dhe fabrikave, apo investime te tjera me peshe. A e dini qe ajo Spanja turistike prodhon ne cdo industri te lehte dhe te rende, deri ne prodhim armesh. Ekonomine e mbajne industrite e fuqishme dhe jo fasonerite me krahe te lire pune. Sjam populist por realist. Po po marr edhe nje shtet te vogel qe sprodhon ASGJE, Monaco kjo principate super e shtrenjte. A mendon qe kjo pricipate do tia kripte koken cdo turisti te huaj, sikur banoreve te vet mos u jepte rroga qe te perballonin cmimet stratosfere?!

    • Barnaba: 24/07/2021 10:54

      Qetesohu se nuk shkaterrohet vendi thjesht se fasonerite vendosin rroga te ulta. Nuk jane kampe perqendrimi ku punetori punon me detyrim. Paske edhe disa propozime populiste por jashtezakonisht qesharake. "Nese kemi rroga te larta si ne BE" shkruan... Mire do ishte qe pronaret e fasoneve te gjendejn menyre qe rrogat te rriten, por behu pak realist sa i perket nivelit. Harroje se do konkurojn dot duke i cuar aq lart sa rrogat ne BE, sepse pas pagimit te detyrimeve doganore, dhe kostove te transportit, arrin produkti ne BE me shtrenjt se sa do kushtonte po te prodhohej brenda BE-se (lere pastaj po e krahasove me produktet e prodhuara ne Azi). Por pjesa me qesharake eshte kur e shton dozen e demagogjise duke shkruar "Qeveria te gjej zgjidhje"... Cfare zgjidhje mund te gjej qeveria ne lidhje me rrogat e nje sektori privat?! Si do e detyroj punedhenesin qe te rrisi rrogat? Nuk jemi me ne komunizem. Dhe kur Shqiperia perpiqet te lehtesoj tregetine, dhe te permiresoj kushtet per investues te huaj, duke u bere se bashku me vendet e rajonit per lehtesimin e shume barrierave doganore dhe levizjes se njerezve (e ashtuquajtura mini-shengen), ju profilet anonime se bashku me disa skutha me prapavij antishqiptare qe dalin ne ekrane televizive, akuzoni per tradheti kombetare se do vij Serbia ne Adriatik. Jeni gjithmon te gatshem te perdorni cdo lloj kendi, cdo lloj qasje, cdo lloj insinuate, per te perhapur helm dhe pesimizem. Gjithmon me sloganin 'Ky vend nuk behet'.

  • Fjjffjfn: 24/07/2021 08:47

    Propagande qeveritare qe shqiptaret e kane vete fajin se nuk skllaverohen.

    Përgjigju
  • XXX: 24/07/2021 08:43

    Po more kurva po, doni puntor ju me i paguar 200 mije lek ne muaj e ju legena te fitpni milharda nga djersa e atyre. Iku koha budallenjve o zhulsa. Me mire mos punojne hic se me rrogen tuaj mizerabel.

    Përgjigju
  • Beni: 24/07/2021 08:40

    Si guxojne shqiptaret te kerkojn paga dinjitoze e mos te trajtohen si skllever per rroga minimale. Rrisni pagat e mos kerkoni skllever nga jashtë.Nese muk ju del llogaria mbylleni biznesin sepse nuk jeni fitimprures

    Përgjigju
  • Agjenti: 24/07/2021 08:37

    Ju prisni te kalono xhiro dhe puntorit i jepni 220 mij lek qe eshte komplet qesharake. Thua pa pike turpi eshte e pershtatshme me tregun. I keni kthyer ne skllever. Hajer mos befshi.

    Përgjigju
    • Jurist: 24/07/2021 10:24

      Ju nuk doni punetor, doni skllever. Ne Shqiperi nuk po tine as Sirjane qe vijne nga lufta. Po te kishte gjykata ketu ti nuk do ishe sipermares po nje borxhlli i falimentuar.

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës