'S’ka punëtorë', fasoneritë: Qeveria të lehtësojë procedurat për të huajt, kemi fluks pune! Situata pas COVID? Presim të kalojmë xhiron e vitit 2019

Situata në sektorin e fasonerisë është përmirësuar krahasuar me vitin e kaluar ku i gjithë vendi u fut në karantinë dhe ky sektor ishte ndër më të goditurit nga pandemia. Edhe pse gjendja financiare e këtyre bizneseve tashmë është drejt rikuperimit, ata po përballen me një problem madhor që është mungesa e fuqisë punëtore, për këtë arsye po i drejtohen tregut të huaj.

Nëse gjatë vitit të kaluar manifaktura kërkonte mbështetje financiare me grante e garanci sovrane, këtë vit ndihma që kërkojnë nga shteti është të lehtësojë procedurat për të marrë punëtorë nga jashtë.

“Forcat e reja të punës mungojnë të të gjitha proceseve që ne kryejmë këtu brenda, edhe një sanitare është tejet e vështirë për ta gjetur. Tani që ne kemi nevojë që ta shtojmë fuqinë punëtore sepse shtohet puna kjo fuqi mungon. Le të shpresojmë që edhe praktika e marrjes së punëtorëve nga vende që janë të gatshme të na ofrojnë punëtor. Qeveria ka në plan të lehtësojë procedurat e marrjes së punëtorëve dhe ne shpresojmë të marrin krah pune nga jashtë”, shprehet përfaqësuesi i një biznesi fason Elton Koçi.

Përfaqësuesi i një biznesi fason në kryeqytet Elton Koçi thotë për Report TV që mungesa e punonjësve po kthehet në një problem serioz, ndërsa shton se ky fenomen nuk lidhet me pagat por me mungesën e interesit.

“Ka një tendencë që e ndjejmë që gjithmonë e më shumë mungojnë profesionistë ose figura të cilat duan të futen në këtë sektor. Edhe pse më parë ka pasur shumë punonjës që ofroheshin për të kryer këtë punë tanimë sikur janë gjithmonë e më pak të rinj e të reja që kërkojnë të punojnë në fasoneri. Pjesa më e madhe preferojnë të rrinë në shpi dhe të mos punojnë, ose mbahen me remitancat që vijnë nga jashtë. Nuk është se kemi një standard të lartë pagash sepse i tillë është vendi, kjo është ekonomi e shkallës prandaj edhe kjo është arsyeja sepse klientët vijnë dhe kërkojnë punë të tilla të zhvillohen këtu sepse janë kostot të ulta, por pagat po rriten dita ditës”, pohon Koçi.

Nga ana tjetër pozitiv është fakti që janë aktivizuar kontratat e punës të pezulluara gjatë vitit të kaluar, dhe puna sipas Koçit po kap nivelet e 2019.

“Ka rifilluar puna në normalitet, me veshjet e punës ku ne jemi të specializuar dhe veshjet sportive. Janë riaktivizuar po të njëjtat kontrata që ne kishim, ose po e njëjta pjesë e Evropës që na sillte punë, ka rifilluar gradualisht puna. Kemi po të njëjtët klient dhe pse jo kanë ardhur edhe të tjerë. Pothuajse po arrijmë nivelet e vitit 2019 dhe shpresojmë ti kalojmë ato”, pohon ai. 

Në 6 muajit e parë të këtij viti vendi ka eksportuar 65 milionë euro më shumë se vitin e kaluar tekstile dhe këpucë.

 

 

Intervista e plote

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Toli: 24/07/2021 12:07

    A e din ti zoti pronar qe ne shqiperi kemi cmimet e shportes me te shtrejtat ne rajon A e din ti zoti pronar qe ne kemi cmimin e naftes,energjise,shendetsise mw te shtrejrin ne rajon Jam i bindur qe dhe ti kur leviz jashtw kufive me makine mundohesh ta furnizosh makinen me sa me pak nafte ne shqiperi qe ta furnizosh plot sa po te kalosh kufirin

    Përgjigju
  • Menti: 24/07/2021 06:26

    ça te huajsh prisni qe te vini? me rrogat dhe kushtet e punes qe jane ne Shqiperi (vendi tenjave) ju dhe shume te tjere te ngjashem si ju keni hyr ne borxh me Zotin

    Përgjigju
  • Ardi: 23/07/2021 21:59

    Mos na sillni te huaj ore horra. Paguni mire e me standarte. Nuk do behemi Amerike ne me kufirin qe nuk ekziston apo felliqesirat e tjera perendimore

    Përgjigju
  • Abcd: 23/07/2021 19:30

    Nuk jane vetem rrogat,por mbi te gjitha trajtimi i metejshem qe i beni puntoreve ju,qei perdorni si skllever,pa asnje te drejte,se ne rastin e pare qe do ankohet,fluturon nga puna,sepse nuk ka kontrate normale,sepse nuk ka sindikata,por gjithcka eshte e njeanshme dhe sundon motoja”si ti nrefet e shkrefet” pronarit,qe me shume eshte me dy klase shkolle,por qe ka gjet “mrekulline” me xhambazllikun e tij ne nje terren te pershtatshem per sukses per te, por “te piset” per njerzit e ndershem ,te ciler rroptohen per te mbijetuar duke marre rruget e kurbetit ,qe edhe pse me kosto,te pakten gjejne dinjitetin e munguar ne vendin e tyre..Ne nje shtet te korruptuar si model ,njerzit do ikin cdo dite dhe me koken mbrapa per t’u kthyer kur gjerat te kthehen ne normalitet, se edhe nese te tjere qe kthehen ,vijne me deshire,nga indicje te caktusra dhe nje qellim te mire, vetem ndonje lidhur me fijet e pushtetit mund te kete “sukses” ose te mbijetoje ,te tjeret shpejt e kuptojne se duhet te ikin perseri,apo te tjere e ndjejne se kane ngecur edhe pse duan te ikin,por skane kohe per t’a bere më,…Por dhe “bangladeshasit” kane ardhur dhe do te vijne ,se keshtu genjehen nga matrapazet dhe trafikantet dhe gjifhsesi kane perfunduar dhe perfundojne ne Perendim edhe nese kane ardhur megjithmend per te punuar ketu,sepse kur shohin kushtet dhe trajtimin,mendojne vetem per te ikur.Sepse nje vend eshte i jetueshem jo vetem pse eshte i bukur nga natyra,por sepse mbi te gjitha ka rregulla,siguri,dinjitet dhe jo kaos,qe vetem ne Shqiperi ka kuptimin me te keq “Liria”,e cila ne fakt eshte e percudnuar,sepse nuk ndjehen konturet e saj. Keshtu ka per te ndodhur gjithmone nese te tille “pronare” do te kene mbeshtetjen e qeverive te korruptuara,se nese ekziston themi ekonomia e tregut,e cila eshte me jep te jap,atehere cdo gje funksionon ne baze te ofertes dhe kerkeses dhe keshtuqe nuk ka pee te kete vend per “qarje” ,por kjo ndodh vetem nese ke lehtesira apo je i lidhur me pushtetin , vetem atehere mund t’i besh keto lojra..

    Përgjigju
    • Barnaba: 24/07/2021 10:37

      O file me pseudonim 'O barnaba', retorika jote eshte qesharake. Lexo me kujdes, se te komenti im une e pranoj qe rrogat ne fasoneri jane problem. Madje isha komentuesi i pare qe bera kete gje edhe te komenti me stamp kohore '23/07/2021 15:03'. Thelbi i kritikes sime eshte se komentuesit jane te pandershem kur shfrytezojn nje problem te tille per te krijuar nje fryme te pergjishme pesimiste qe shkon teresisht pertej fenomenit ne fjale. Kete gje disa ndyrsira shqipfoles, trushplare me pikepamje antishqiptare, e bejn per te inkurajuar pesimizmin e pergjithshem, vrasjen e shpreses, inkurajimin e emigrimit, e keshtu me radhe. Keqinterpretimet e tua jane thjesht demagogjia e radhes ne nje ambjent ku ndyrsirat shqipfolese antishqiptare perhapin helm, dhe te perdorin cdo lloj mekanizmi dinak ne arritjen e qellimit.

    • O barnaba: 24/07/2021 08:44

      Ti do jesh ndonje nga keta halabaket qe shfrytezojne krah pune me rroga minimale.Mbylle biznesin nese stendel llogaria, apo do te behesh i pasur mbi gjakun e tjetrit.Biznesmenet qe ti mbron meritojn te falimentojne.

    • Barnaba: 23/07/2021 20:53

      Vleresim maksimale. 10 me svastika si ajo e Agimit te Arte! E kape nje problem te ekonomise, sic jane rrogat e ulta te fasonerive, dhe i shtove aq shume probleme te tjera sa krijohet pershtypja sikur cdo gje ka marre fund. Po ku dreqin e di ti se sjellja tipike e pronareve eshte "si ti nrefet e shkrefet", dhe se jane "te piset", sic i pershkrove ti? Apo qe pronaret kane 2 klase shkolle? Pastaj aludon se, ndryshe nga Shqiperia, ne emigrim njeriu gjen dinjitetin e munguar... Dhe vazhdon me nje bresheri vreri qe zgjat pothuajse 20 rreshta, me me nje bresheri sikur gishtat e tu mbi tastieren e kompjuterit i ka zene diarrea. Permbajtja e demagogjise meriton noten 10, sidomos per faktin qe ben sikur te vjen keq per shqiptaret. Ndersa svastiken e merr si nderim per mosndarjen e mendimeve ne fjali vec-e-vec. Keqshkrimi i qellimshem eshte tipike e profileve fallco me qellimin qe te krijohet pershtypja se kombi shqiptar eshte nje shoqeri me nivel skandaloz ne drejtshkrim. Bravo, tentakula shqipfolese e Agimit te Arte.

  • Jon: 23/07/2021 19:28

    Qeveria bën mirë të kontrollojë kushtet e punës dhe zbatimin e kontratave, pastaj t'i hapi rrugën punëtorëve të huaj

    Përgjigju
  • Miri: 23/07/2021 19:07

    Nëse në një vend ka të papunë po nuk të vijnë për të punuar do të thotë që rrogat janë shumë të ulta dhe punëtorët nuk i trajtoni mirë. Askush nuk ka dëshirë të rrijë kot dhe po ashtu askush nuk ka dëshirë të punojë për një kafshatë.

    Përgjigju
  • Ppp: 23/07/2021 18:13

    Nuk e mora vesh... sa ishte rroga mujore?

    Përgjigju
  • Tipi: 23/07/2021 17:46

    Meqe jeni kaq njesha ne biznes fasonerie, perse nuk e hapni fabriken ne nje vend tjeter, jashte Shqiperise?

    Përgjigju
  • Miti: 23/07/2021 17:40

    Rrisni rrogat plera! Nuk ka nevoje per pakistaneze dhe jevgjiter te tjere. Trajtoni punonjesit shqiptare si njerez dhe do shohesh qe do gjesh punetore. S’keni faj ju e ka fajin ai psikopati qe kemi per kryeminister qe ne vend qe t’ju ngjisi inspektoriatin e punes derisa te respektoni Kodin e Punes, del e llap poshte e larte qe ne Shqiperi nuk ka sindikata, pra pijini gjakun punetoreve. Tani na ka nxjerre dhe teorine e krahut te punes nga Bangladeshi nderkohe qe shqiptaret nuk kane pune.

    Përgjigju
    • Gjll: 24/07/2021 06:49

      Nderkohe rri pi kafe dhe luaj tavrll ke crpi pallatit o jevgjit shqiptqr

  • Eri: 23/07/2021 17:10

    Kur ska shtet te mbroje te drejtat dhe lirite e njeriut skllaveria behet ligj.Fasoneria juaj vetem skllever do.

    Përgjigju
  • Fasoni: 23/07/2021 17:05

    Plehra ngrini rrogat e atyre qe i paguani si skllever, mos beni manovra njerezit po vdesin per buke. Mos befshi hajer bashke me ate qe e hapi kete loje.

    Përgjigju
  • Shko mor shok: 23/07/2021 17:05

    Fasoneria= Skllaveri. Biznesi me i qelbur qe punon me paga poshte limitit dhe ne te zez. SI DONI TE HYNI NE EUROPE ME PAGA 20.000 LEKE OSE 200 EURO MAX. Mere biznesin tend kancerogjen dhe TRANSFEROHU NE BANGLADESH GJAKPIRESA.Beje rrogen 1.000 euro edhe shife si te vete radha per pune.Sju vjen turp ankoheni kur te gjithe e dine si i trajtoni punonjesit pa kushte.

    Përgjigju
  • Era: 23/07/2021 16:29

    Meqe keni kaq shum pune dhe nevoj per puntor mjafton te ngrini rrogat shqiptarve dhe jo ti shfrytzoni per nje page mizerabel.Nuk ka nevoj vendi per puntor te huaj.Ju doni te shfrytzoni e te fitoni duke rrjep ket milet

    Përgjigju
  • Bobi: 23/07/2021 16:18

    Ty duhet mbyll fare fasoneria mor pis marun shqiptart qe kerko puntor te huaj puuttt far e keqe

    Përgjigju
  • Niku: 23/07/2021 15:44

    Une e kuptoj qe rrogat jane te vogla, por kur ke kalamaj per te mbajt e veten per te ushqyer, shko puno me 200 mije leke sa te gjesh me mire. une vete pas universitetit kam punuar kamerier me 100 mije leke rruge. S'eshte justifikim paga e ulet. Te pakten merr nje zanat mbase. Jo po rri ne shtepi.

    Përgjigju
    • Eri: 23/07/2021 16:53

      Nuk I ke ne shtepi, ikin jashte shtetit per ate rroge me te larte.

  • Vlora: 23/07/2021 15:35

    Ju beni sikur nuk kuptoni..o Biznesmene..Ngrini Rrogat se nje grua me femije me mire edukon femijet ne shtepi sepse VLEN me shume se rroga juaj 20.000 lekeshe... Mund te vijne tek ju sa jane pa martuar po nese behet me femije nuk vlejne ato leke...

    Përgjigju
  • Emigrant: 23/07/2021 15:34

    Na jepni pagen qe duhet dhe orarr te rregullt pune mos naeperdorni si skllever dhe ne viim punojm me gjith qejf ne atdhe Po te punosh 12 ore ne dite dhe pa siguracione dhe me 200 mij lek kurr mos punoft fabrika juaj

    Përgjigju
  • Shteti: 23/07/2021 15:19

    Po ke te drejte qe skeni puntore se i paguani 200 mije ne muaj ! Puntoret e huaj kerkojne viza shqiptare dhe pasi vine ketu largohen per me Europe! Dhe dhenia e nje vize nga fasonet per te huajt shkon deri ne 2500 euro dhe me pas thone qe nuk e dime pse na ikin! Aresyee shte trajtimi pa asnje kusht si i shqiparve imagjino Bangladeshasit

    Përgjigju
  • Barnaba: 23/07/2021 15:03

    S'ka punetor? Atehere ngrini rrogat! Nese vendosni rroga si ne vende te botes se trete, atehere me mire zhvendoseni atje biznesin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë