'Fast-i' kap në Durrës e Tiranë një vajzë e një djalë nga Franca, të arratisur nga qelia, akuza për vjedhje e falsifikim

'Fast-i' kap në Durrës e Tiranë një vajzë e një djalë nga Franca, të arratisur nga qelia, akuza për vjedhje e falsifikim

TIRANË - Dy të rinj francezë u arrestuan nga policia në një operacion të koduar "Start", pasi ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar  për arratisje nga qelia, vjedhje, e falsifikim të çeqeve. Në Tiranë u arrestua 26-vjeçarja franceze me inicialet C.F, ndërsa në Durrës i kërkuari i dytë, A.Gh 33 vjeç. Kapja dhe arrestimi i tyre, me qëllim ekstradimin drejt Francës.

"Në vijim të shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tirana dhe homologëve për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, si dhe pas koordinimit të veprimeve me Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë e Durrës për lokalizimin e vendndodhjes së personave që kërkoheshin, Njësia Speciale "FAST", për kapjen e personave në kërkim, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar "Start".

Autoritetet gjyqësore franceze të Gjykatës së Lartë Lorent, Francë kanë lëshuar urdhër-arrestin për këta shtetas, për veprat penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim", “Falsifikimi i çeqeve" dhe “Largim nga vendi i vuajtjes së dënimit", parashikuar nga nenet e Kodit Penal francez", thotë policia në një njoftim zyrtar.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja