DASHI
Mundohuni te mbani larg tundimet gjate kësaj dite dhe tregohuni me te kujdesshëm me çdo hap qe do hidhni. Po e kaluat mire këtë dite edhe e nesërmja do jete me e bukur. Beqaret me ne fund do marrin fryme me lirisht pasi do takojnë personin me te përshtatshëm qe mund te kishin menduar. Situata financiare do konsolidohet goxha, Tashme do ndiheni me te qete ne çdo moment.
DEMI
Dite shume e qete ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Marrëdhënia ne çift do jete aq e bukur saqë do ndihen pafundësisht te lumtur. Beqaret nuk do i rezistojnë dot joshjes se dikujt dhe do jene te gatshëm te për te hedhur çdo lloj hapi me te. Ne planin financiar, fale mbështetjes se madhe te Merkurit, çdo gjë do normalizohet dhe do ndiheni me te qete kur te shpenzoni.
BINJAKET
Dite me shume fat do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Te gjitha problemet e tyre do zhduken si me magji dhe do filloje një tjetër etape shume me e bukur. Beqaret do jene te gatshëm për te përjetuar emocione te forta dhe nuk do kursehen për te marre ndërmarrë edhe rreziqe për këtë gjë. Buxheti do jete mjaft i stabilizuar. Do ndiheni shume mire kur edhe pasi te shpenzoni gjendja nuk do përkeqësohet.
GAFORRJA
Gjerat nuk kane për te ecur shume mire sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do keni edhe mosmarrëveshje me partnerin dhe shpesh do ndiheni keq pranë njeri-tjetrit. Beqaret do kenë plot takime, por nuk do jene te kënaqur sa duhet për te filluar një lidhje. Ne planin financiar situata nuk do jete e mire dhe është koha te gjeni strategji te reja menaxhimi.
LUANI
Çiftet qe kane pasur zënka kohet e fundit, sot do ndihen me te qete. Ata do fillojnë te flasin hapur për ato qe mendojnë dhe fale mbështetjes se miqve do iu gjejnë zgjidhje problemeve. Beqaret do kenë frike nga zhgënjimet dhe nuk do guxojnë te fillojnë një lidhje. Ne planin financiar mos kërkoni t’i rregulloni problemet sa hap e mbyll sytë, por bëni durim.
VIRGJERESHA
Te dashuruarit do jene shume tolerante dhe mirëkuptues sot. Marrëdhënia ne çift ka për te qene e jashtëzakonshme dhe e mbushur me surpriza. Beqaret nuk do duan te dalin me persona shkatarraqe pasi janë ne kërkim te një marrëdhënieje serioze dhe afatgjate. Buxheti nuk do jete i keq, megjithatë mire është te shmangni shpenzimet e panevojshme për te siguruar edhe te ardhmen.
PESHORJA
Juve qe jeni ne një lidhje duhet patjetër te bëni diçka ndryshe gjate kësaj dite ne mënyrë qe rutina te largohet njëherë e mire nga jeta juaj. Flisni hapur me partnerin dhe bëni ato qe do ju pëlqejnë me shume te dyve. Beqaret do joshin e do flirtojnë, por nuk do kenë mundësi për lidhje serioze. Menaxhimin e financave duhet t'ua besoni specialisteve ne mënyrë qe mos keni probleme me pas.
AKREPI
Sot do ndiheni shume me te lire ju te dashuruarit dhe do bëni edhe gjera te cilat me pare nuk kishit guxuar. Partneri do mundohet t'ua plotësojë te gjitha dëshirat. Beqaret nuk do arrijnë dot te gjejnë personat e përshtatshëm dhe nuk do preferojnë te fillojnë një lidhje. Ne planin financiar filloni te zgjidhni problemet me urgjente para se te merreni me te tjerat.
SHIGJETARI
Do diskutoni gjere e gjate me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe me ne fund do iu jepni zgjidhje edhe disa problemeve te vogla. Toleranca është pika juaj me e forte. Beqaret nuk do dëshirojnë aspak te kenë një lidhje serioze dhe do i refuzojnë te gjitha ftesat qe do iu bëhen. Urani do jete planeti qe do ua mbroje ne çdo moment te ardhurat dhe do arrini te bëni edhe disa investime afatgjata.
BRICJAPI
Do jeni shume realiste gjate gjithë kësaj dite ju qe keni një lidhje dhe me ne fund do arrini te zgjidhni edhe disa mosmarrëveshje te vogla te mbetura pezull prej kohesh. Do kaloni një dite me te qete. Beqaret duhet te jene me te çliruar sepse vetëm ashtu do mund ta ndryshojnë statusin e tyre. Buxheti do dobësohet goxha për shkak te shpenzimeve qe do kryeni për vepra arti ose mobilie shtëpie.
UJORI
Ju te dashuruarit do kaloni sot një dite te jashtëzakonshme dhe te mbushur me kënaqësi te paimagjinueshme. Komplimentet do jene te forta nga te dy palët. Beqaret nuk do jene me shume fat ne dashuri dhe sado qe te kërkojnë personin e ëndrrave nuk do ja arrijnë dot qëllimit. Me financat duhet te tregoheni me te kujdesshëm se kurrë me pare. Yjet sot do ju vene ne prove.
PESHQIT
Konfigurimi i yjeve do jete shume i mire gjate kësaj dite kështu qe për çdo gjë do merreni vesh me partnerin dhe do mund te bashkëpunoni si duhet. Beqaret do tërhiqen mjaft nga disa miq te vjetër te cilët asnjëherë nuk i kishin pare me këtë sy. Financat nuk do jene te shkëlqyera kështu qe mos luani me zjarrin duke shpenzuar pa menduar për gjera qejfi.