Një episod i papritur ka ndodhur rreth dy javë më parë, kur në një nga arkat e supermarketeve të SPAR në kryeqytet u paraqitën dy fëmijë, të cilët mbanin në dorë një kupon fitues. Fati u kishte buzëqeshur dy të miturve dhe i kishte bërë ata të fitonin një kompjuter lap-top gjatë fushatës promocionale me kupona gërvishtës të SPAR Albania.
Punonjësit e SPAR u prekën jashtëzakonisht shumë kur mësuan se djelmoshat në fjalë, ishin pjesëtare të një shtëpie fëmijësh.
Për këtë arsye, ata u angazhuan dhe vendosën që fati që u kishte buzëqeshur dy vogëlushëve, të mos mbetej një rast i izoluar, por të shtrihej edhe më gjerë, te bashkëmoshataret e tyre, në shtëpinë e fëmijës ku ata jetojnë.
Stafi i SPAR vizitë në jetimoren “Fillimet e Reja” në Tiranë
Për ti kënaqur ata dhe fëmijët e tjerë, SPAR organizoi një vizitë javën e kaluar në jetimoren “Fillimet e Reja” në Tiranë, ku banojnë 13 fëmijë nga mosha 2 deri në 17 vjeç.
Përveç lap-topit që fëmijët fituan nëpërmjet fushatës promocionale me kupona gërvishtes, SPAR u mundësoi atyre edhe lodra të ndryshme, produkte ushqimore dhe të higjienës personale, si dhe materiale bazike shkollore.
Stafi i SPAR vizitë në jetimoren “Fillimet e Reja” në Tiranë
Në planet e SPAR është që kompania të vazhdojë ta ndihmojë në mënyrë të vazhdueshme këtë shtëpi fëmije, nëpërmjet furnizimeve që do të sigurojë nga furnitorë të ndryshëm.
Në kuadër të programit të saj për përgjegjësinë sociale, SPAR ka mbështetur deri tani mjaft aktivitete me rëndësi në vend si “Programi Tungjatjeta” i World Vision Albania, “Fundjavë Ndryshe”, “Ti je një Luledielli”, Nisma e bashkisë për Tiranën e Gjelbër, Run 4 Ateizëm, “SPAR Dhuron Dije”, “SPAR dhuron gjak në ditën e talasemisë”, etj.
Nisma më e fundit e bamirësisë e SPAR përkon edhe me 2-vjetorin e themelimit të kompanisë. SPAR Albania ka njohur një rritje domethenëse këto dy vjet. Sipas revistës së specializuar ekonomike Monitor, kompania njohu një rritje me 65% në krahasim me vitin e saj të parë të operimit në tregun shqiptar.
Sot SPAR zë 23% të tregut sa i takon rrjeteve të marketeve dhe supermarketeve. Kompania ka rreth 520 punonjës, ndërkohë që rreth 225 punonjës të tjerë, janë staf i marketeve që SPAR u ka dhënë në formën e “franchise” partnerëve të tij lokalë në qytete të ndryshme të Shqipërisë.
SPAR Albania ka krijuar një plan ambicioz zgjerimi në Shqipëri, i cili parashikon hapjen e 100 supermarketeve dhe 10 hipermarketeve, të cilat do të mbulojnë të gjithë territorin e vendit. Brenda muajit të ardhshëm, SPAR ka planifikuar të çelë dy supermarket të reja në Tiranë, ndërkohë që një supermarket i tretë do të hapet në Shkodër brenda muajit dhjetor. Një gjë e tillë do ta çojë rrjetin e kompanisë brenda 2018-s në një numër total prej 40 dyqanesh.
SPAR Albania është pjesë e Grupit Balfin, grupi më i madh dhe inovator i investimeve në Shqipëri dhe një ndër më të mëdhenjtë në rajon, i njohur për investimet në qendrat tregtare QTU, TEG dhe SEG, zhvillimet e zonave rezidenciale dhe tregtare, në turizëm me projekte si Green Coast Resort dhe Vala Mar Residences, në industrinë e modës dhe atë minerare, si dhe në aktivitetet e shitjeve me pakicë me rrjetet e dyqaneve Neptun, Jumbo, etj.