Një jaht i jashtëzakonshëm në Arktik prej 90 milionë paund është projektuar në formën e ajsbergut.
'Fata Morgana' do të jetë i gjatë 70 metra, në formën e një strukture akulli.
Projektuesi i tij u shpreh se donte të rriste ndërgjegjësimin për ndryshimin e klimës, ku mund të lundrosh dhe hetosh akujt e shkrirë në Rrethin Arktik.
Fata Morgana mund të presë 12 të ftuar e 18 anëtarë të ekuipazhit dhe të kompletohet me një pishinë të hapur.
Projektuesi i jahteve George Lucian thotë se stabilizatorë të përparuar do të vendosen e format inovative të anijes marrin frymëzim nga anijet ushtarake dhe aeroplanë, ku të gjitha pajisjet në jaht do të përshtaten për të lundruar në kushtet e Arktikut.
Projektuesi 31- vjeçar thotë se jahti do të ofrojë mbështetje për ata që merren me ndryshimin e klimës, si praktikisht ashtu edhe simbolikisht, ku do të punohet për pjesën e lundrimit dhe furnizimin me karburant.
Sipas tij, dizajni do t'u kujtojë njerëzve për çështjen e ndryshimit të klimës dhe shkrirjen e akullnajave.
"Unë kam dashur të krijoj një jaht i cili do të kamuflojë veten në mjedisin Arktik, një jaht me pamje të akullnajave", është shprehur Lucian.
Lucian gjithashtu ka theksuar se duhet t'I kujtojmë njerëzit në një mënyrë moderne e elegante dhe imazhi i një jahti në formë ajsbergu mund ta bëjë këtë.