'Fatalita' në Tiranë! Opera e koreografit të njohur italian, Toni Candeloro solli gratë ikonë në skenën e TKOB

'Fatalita' në Tiranë! Opera e koreografit të njohur italian, Toni Candeloro solli gratë ikonë në skenën e TKOB

Opera ne TKOB

Gra të famshme, kërcimtare të famshme në fatalitetin e një spektakli magjepsës. Kjo ishte shfaqja në Teatrin e Operës së Tiranës (TKOB) në kryeqytetin shqiptar. Në datat 25 dhe 26 qershor u vunë në skenë dy shfaqjet  “Fatalità” Toni Candeloro me prima balerinën e teatrit shqiptar, Enada Hoxha.

 Një shfaqje në katër pjesë kushtuar katër femrave protagoniste të letërsisë botërore në katër vepra, një balet që tregon historinë e 4 grave, që vijë  nga letërsia dhe nga opera.

Nga Zhulieta” e Ëilliam Shakespeare 1596, tek La Traviata e Giuseppe Verdi 1853, Anna Karenina e Leo Tolstoy 1877 dhe Carmen nga Georges Bizet 1875.

Në këtë shfaqje, trupat dhe shpirtrat e këtyre katër grave i kam sjellë të personalizuara përmes Enada Hoxhës, në një moment kaq të maturuar në jetën e saj.

Koreografia e Toni Candeloro e kombinuar me artistë me vlera të mëdha si Enada Hoxha, Gioacchino Starace, Marcos Rodriguez, Dion Gjinika, Kevin Lila, Ervis Koceku përcollën ndjenjën e fuqisë së kërcimit dhe baletit që këta emra kanë arritur të sjellin në vëmendje të publikut.

Premiera “Fatalita” përmblodhi fuqishëm tragjiken e këtyre veprave ku personazhet i nënështrohen një vështrimi të ri nga koreografi italian Toni Kandeloro.

Këtë herë koreografi me famë botërore arriti të krijojë një urë mes dy deteve, gjithmonë e dëshiruar midis rajoneve ndërkufitare si Pulia dhe Shqipëria. Sigurisht që bashkimi i artit dhe kulturës mes dy vendeve të ndryshme është metoda fituese për t'u ndjerë gjithnjë e më afër. E për ta arritur këtë nuk shpresohet thjesht që të arrihet por është e nevojshme të krijohet me efektivitet që con në një pasurim të vërtetë kulturor.

Prania e tij e pestë (nga viti 2015 e deri më sot) në Teatrin e Operës së Tiranës është konfirmimi më konkret i kësaj.

Sepse çdokush nga ne, herë pas herë, nuk jeton jetën që meriton.  dhe ne në teatër kemi fatin që ta bëjmë realitet këtë gjë. ndaj me këtë shfaqe kam dashur të sjell një tjetër pikëpamje të këtyre kryeveprave.”, thotë koreografi Toni Candeloro.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën