Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit ka shpallur konkursin për pozicionin drejtor i përgjithshëm në Teatrin Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor (TKOBAP).
“Një mundësi e artë për të udhëhequr një nga institucionet më të rëndësishme të artit dhe kulturës në vend, si dhe një mundësi për të lënë gjurmë në historinë kulturore të Shqipërisë”, shkroi ministri i MEKI-t, Blendi Gonxhja, në rrjetet sociale.
Shpallja e këtij konkursi nga MEKI erdhi pas lirimit nga detyra të Abigeila Voshtinës si drejtore e përgjithshme e TKOBAP, vendim që u miratua nga Këshilli i Ministrave më 13 dhjetor 2024. Pas lirimit nga detyra të Voshtinës, MEKI emëroi drejtor të komanduar në TKOBAP kompozitorin e njohur Aulon Naçi.
Në faqen zyrtare të MEKI-t thuhet se kandidatët duhet të plotësojnë disa kritere:
Të zotërojë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në shkenca ekonomike /juridike, Akademinë e Arteve;
Të ketë të paktën 5 vite përvojë pune në profesion, si edhe përvojë të konsiderueshme në drejtim dhe menaxhim në fushën e artit, si dhe në drejtimin e projekteve kulturore;
Të ketë përvojë në konceptimin dhe ekzekutimin e projekteve afatgjata në fushat e artit dhe të kulturës;
Të ketë përvojë në krijimin/vënien në jetë të strategjive financiare, me qëllim realizimin e projekteve/aktiviteteve artistike.
Afati i fundit për aplikim është data 24 janar 2025.
Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
70.4%
-
Jo
25.9%
-
Nuk e di
3.7%
Vota total: 135
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Çmimet stratosferike të apartamenteve rrisin edhe kreditë e buta, çiftet e reja do marrin më shumë lekë! 3% i ndërtuesve nuk do të ndryshojë
18 Mars, 12:15
-
Hapen thirrjet për 530 kredi për blerje banese me 0% interes për punonjësit e administratës publike, MEKI: Sipërfaqe sipas certifikatës familjare
11 Mars, 10:21
-
Nis shpërndarja e bonusit të pranverës, deri tani e kanë tërhequr 22718 pensionistë në të gjithë vendin! Ministri Gonxhja: Afati deri më 30 shtator
3 Mars, 17:18
-
Shqipëria firmos marrëveshje me Izraelin për Teknologji dhe Inovacion, Rama: BE na ka hapur një dritare, moment historik dhe mundësi që s’vjen për herë të dytë
28 Shkurt, 11:04
-
Kryeministri Rama inspekton kantierin e ndërtimit të Teatrit të ri Kombëtar: Mbyllet në fund të vitit, do jetë më i bukuri në Europë! Ishte godinë nostalgjike dhe pa vlerë (VIDEO)
27 Shkurt, 13:18
-
Rindërtimi në Kombinat, Rama inspekton zonën: Gjykatës të papërgjegjshëm dhe masha politike na kanë futur stërkëmbësha! Të gjithë do marrin shtëpinë e vet
24 Shkurt, 15:54
-
Durana Tech Park, hapen thirrjet për aplikime
19 Shkurt, 12:25
-
Parku Teknologjik 'Durana', zona e parë teknologjike në Shqipëri! 50 kompani të interesuara, 15 vite biznes pa taksa, hapen 5 mijë vende pune
18 Shkurt, 10:21
-
Sokol Bardhi emërohet në krye të Qendrës Kombëtare të Biznesit
17 Shkurt, 21:16
-
Kineastët kërkojnë reagimin e Ministrisë së Kulturës! Shoqatat insistojnë për takim urgjent pas reagimit të QKK-së
12 Shkurt, 13:28
-
LETRA E DYTË/ Kineastët: Qendra e Kinematografisë në shkelje ligjore, thirrje Gonxhes: Duhet ndërhyrë, verifikoni pretendimet
8 Shkurt, 13:43
-
Qendra Kombëtare e Kinematografisë reagon pas ankesave të kineastëve në ministrinë e Kulturës për keqmenaxhim buxheti dhe favorizime klienteliste
7 Shkurt, 17:29