Fatbardh Kadilli nis fushatën për kryetar të PD, flet nga Berati: Basha duhej të kishte dhënë dorëheqjen pas zgjedhjeve! Koha të ngremë kokën lart

Fatbardh Kadilli ka nisur fushatën për zgjedhjet për kryetar partie në PD, ndërsa u ndal pasditen e sotme në Berat.

Në fjalën e tij para strukturave të PD në Berat, Kadilli u shpreh se kryetari aktual, Lulzim Basha, duhej të kishte dhënë dorëheqjen pas humbjeve në zgjedhjet e 25 prillit.

Sipas Kadillit, nëse bëhet kryetar i PD, synimi i tij nuk do të jetë të bëhet kryeministër, por që të nxjerrë PD-në fituese.

"Basha duhej të kishte dhënë dorëheqjen pas zgjedhjeve të 25 prillit . Unë nëse bëhem kryetar i PD nuk do punoj për t'u bere kryeministër, por për të nxjerrë PD fituese. Kam dalë kandidat për të thënë se ne kemi mundësi të ngremë kokën lart. Në vitin 2015, në zgjedhjet lokale, unë ka drejtuar politikisht të gjithë qarkun e e Beratit dh enë atë projekt ne kemi realizuar numrin më të mirë të votave të PD. Një projekt i mirë që u ndërpre nga Lulzim Basha, por që dua ta nis edhe njëherë po aty, për të treguar që vështirësia më rrit më tepër se çdo mundësi tjetër. Ky projekt do të jetë fitues sepse nis ekzakt aty ku është më vështirë. Në Berat nuk ka qenë e lehtë, por ja dolëm falë respektit dhe partneritetit me këdo që punonim. Basha duhej të dorëhiqej në mënyrë automatike, ai ka humbur disa herë dhe nuk ka pse ne të vazhdojmë një projekt të shteruar. Duhet të heqim dorë nga ajo politikë që kemi bërë në 30 vjet, partitë janë alternativa, magneti politik ku qytetari afrohet për të gjetur ndryshimin", tha Kadilli.

Një ditë më parë Kadilli shpalosi programin e tij për PD ku bazë e tij ishte bashkimi dhe kthimi i PD-së në një parti fituese. Pjesë e programit të Kadillit është edhe rishikimi i Kushtetutës, si rishikimi i ndarjes territoriale, rishikim i Kodit Zgjedhor etj. që sipas tij do të vendosin balancën institucionale në vend.

Kujtojmë se në garë përpos Kadillit, përballë Lulzim Bashës janë edhe Agron Shehaj dhe Edith Harxhi, ndërsa zgjedhjet në PD do të mbahen më 13 qershor.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:40
Fatbardh Kadilli nis turin e takimeve me anëtarët e PD: Zgjodha ta filloj nga Berati, nga ku kam një nga përvojat më të mira politike

Kandidati i Partisë Demokratike Fatbardh Kadilli ka nisur sot turin e takimeve me anëtarët e PD-së, në qarkun e Beratit. Kadilli thotë se zgjodhi që të nisë këtë tur nga kur qark për shkak se ka një nga përvojat më të mira politike në aktivitetin e tij të gjatë.

Kadilli ka ftuar të gjithë anëtarët e PD-së që t’i bashkohen këtij takimi, në orën 17:30, tek Biblioteka e Qytetit dhe në Kucovë, Ura Vajgurore, oea 19:00 tek Hotel Familjari.

‘Sot nis turin e takimeve me anetarët e PD në Shqipëri. Zgjodha ta filloj këtë tur nga Berati, qarku ku kam një nga pervojat më të mira politike në aktivitetin tim të gjatë. Gjithnjë kam besuar se sa më të forta të jenë sfidat aq më i madh është motivimi dhe angazhimi.

Miq beratas ejani të bisedojmë së bashku për një Projekt të ri, me një Manifest të ri Politik me Sytë nga e Ardhmja. Takimet janë: Berat, ora 17:30, Biblioteka e Qytetit! Kucovë/ Ura Vajgurore, Ora 19:00, Hotel Familjari.’- shkruan Kadilli.

 

Një ditë më parë Kadilli shpalosi programin e tij për PD ku bazë e tij ishte bashkimi dhe kthimi i PD-së në një parti fituese. Pjesë e programit të Kadillit është edhe rishikimi i Kushtetutës, si rishikimi i ndarjes territoriale, rishikim i Kodit Zgjedhor etj. që sipas tij do të vendosin balancën institucionale në vend.

/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë