Zërat kundër në Kuvend/ Kadilli: Vetëm nëse përjashtojmë Berishën nga gara nisim një rrugë të re! Elezi: Ka sorosianë e spiunë në Komisionin e Rithemelimit

2 ishin të vetmit zëra kundër në Kuvendin e PD-së të thirru nga Sali Berisha. Fatbardh Kadilli dhe Ibsen Elezei. Në fjalën e tij në Kuvend Kadilli tha se vetëm nëse përjashtohet edhe Berisha nga gara ky Kuvend do të jetë rruga e re e Partisë Demokratike. Ndërkohë që Elezi kundërshtoi mënyrën se si u zgjodhën anëtarët e Komisionit të Rithemelimit, një pjesë e të cilëve sipas tij janë spiunë dhe sorosianë. 

"Të nderuar delegatë të këtij Kuvendi madhështor. Më dëgjoni deri në fund, të tregohemi demokrattë. Uroj që ky Kuyvend të hyjë në histori si momenti kur u fut partia në rrugën drejt vlerave evropiane. Kam frikë se ky mund të jetë një tjetër rast i humbur.

Në që më 26 prill duhet të kishim reflektuar. Ndaj unë kërkova dorëheqjen e Lulzim Bashës. Unë garova për kryetar, edhe pse e dija që kisha shumë pak shanse për të fituar. Beteja ime për të sfiduar kryetarin ishte e vetmuar. Në PD askush nuk donte garë. Unë, Harxhi dhe Shehaj ndeshëm pengesa të paimagjinueshme. Me ndihmën tuaj, Basha fitoi një garë që nuk ishte e tillë.

Nuk e tregova këtë histori se dua të dukem trimfues tani që sapo votuat një për një të gjitha propozimet e mia që i shpërfillet disa muaj më parë. Unë kërkoj ndryshim të mendësisë tonë. Jemi ne me mendësinë tonë që ia lamë Lulzim Bashës partinë ta kontrollonte totalisht.

Ne na mungon kultura e lirisë dhe e demokracisë. Nuk ka statut partie që ndalon kontrollin e partisë nga kryetari është kot nëse ne lejojmë të kontrollohemi. Kjo është prova e vërtetë që ne kemi sot në këtë parti. Sfida e vërtetë e neve sot është që edhe Sali Berisha nuk mund të zgjidhet kryetar partia. Vetëm nëse edhe Basha, edhe Berisha përjashton nga e drejta që të zgjidhen kryetarë partie vetëm atëherë ne hedhim hapa para. Vetëm nëse ndalemi nga mesjetizmi ne nisim një rrugë të re. Prej njerëzve me vizion dhe ideale duhet të dalin udhëheqësit e rinj të PD. Nuk kemi nevojë për liderin historik por një brez të ri politikanësh", tha Kadilli.

Sipas tij Edi Rama rrëzohet me nder dhe jo me forcë. Gjatë fjalës së Kadillit ka pasur edhe fishkëllime dhe thirrje 'Berisha, Berisha'. 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:14
Tha se Kuvendi i Rithemelit të PD ka sorosianë dhe tradhtarë, Ibsen Elezi zbulon emrat në Report Tv

Ish-anëtarë i Këshillit Kombëtar të PD, Ibsen Elezi, i ftuar në Report Tv zbuloi sorosianët e Kuvendit të rithemelimit të Partisë Demokratike dhe tradhtarët partisë.

"Unë do tregohem i kujdesshëm, kam folur me emra. Ka shumë njerëz kanë që kanë çeduar në karrierën e tyre politike dhe këta njerëz patjetër që kur behën pjesë e një komisioni duhet të kenë argumente shumë të forta.  Në këto momente fryma është sorosiane. Disa prej sorosianëve m të mëdhenjë të Kuvendit të sotëm janë Eno Bozdo, Genc Pollo, Tritan Shehun.", specifikoi ai.

Mes emrave të sorosianëve, ai përmendi si tradhtarë të kauzës Flamur Nokën dhe Albana Vokshin

"Nuk kishte procedurë komisioni, mua të më kërkonin s'do bëhesha pjesë. Është tradhtar i kauzës së kuksianve, Flamur Noka u bë palë me interesat e Kastratit dhe Edi Ramës por protestat në Rrugën e Kombin. Tritan Shehu e trysonon Edi Ramën që masa anti-COVID që po merr janë të mangëta. Bile thotë që duhet të vaksinohen edhe fëmijët 5 vjeç. Albana Vokshi, nëse ti flet për Bashën që mban pengë PD, ajo mban 8 vjet një forum peng, nuk kryen proces zgjedhor. Ose personat që kanë vjedhur votat në 13 qershor për Lulzim Bashën. Shumicat e njerëzve që kanë rritur votat në mënyrë fiktive për zgjedhjet jo legjitime të Bashës.", shtoi ai. 

I pyetur nëse e ka menduar që zgjedhja më e mirë pas 30 vitesh të jetë Sali Berisha, Elezi tha se është një minus i madh për Partinë Demokratike.

"Mbas 30 vitesh, të jetë Sali Berisha zgjedhja më e mirë është një minus shumë i madh për partinë tonë. Si Berisha, ashtu edhe Basha. Berisha e sfumoi konkurrencën, ndërsa Basha e shkeli atë. Konkurrenca është ligji i natyrës, ajo sjell progres, prandaj sistemet komuniste dhe diktatoriale rrëzohen, kjo është arsyeja.", tha ai.

Duke folur për Report Tv, Elezi tha se shumica ka zgjedhur Berishën dhe këtë e tregojnë faktet.

"Në polikë ka një rregull, i mirë apo i keq. Fiton ai që e zgjedh shumica dhe në këto momente shumica ka zgjedhur Berishën, ai fiton brenda partisë. E tregojnë faktet. Kjo është PD zyrtare. Kuvendi është organi më i lartë. Këto të Lulit janë me deficenca në matematik. E sigurt që mbi 4 mijë persona kanë votuar kundër Lulzim Bashës.", u shpreh ai.

I pyetur nëse fakti që Berisha është shpallur "Non Grata" do të ndikojë, ai tha se Berisha është vullneti i shumicës dhe se derisa SHBA të tregojë faktet, ai nuk do të largohet.

"SHAB, së pari janë të interesuar të mbrojnë sistemin e vetë, ai bazohet fortë në vullnetin e shumicës. Në rastin konkret, Basha nuk mund të jetë më përfaqësuesi PD, nuk e do shumica. Shkarkimi i Bashës dhe emërimin i Berishës do të ndodh. Nëse SHBA ka arsye të forta dhe argumente, të hapet procedura, Automatikisht në këtë mënyrë do të kërkojnë larimin e tij, por s'kanë paraqitur fakte.", tha ai.

Një kundërshtar tjetër i Kuvendit pro Berishës ishte ish-kandidat për kryetar të PD-së ishte Fatbardh Kadilli, që humbi përballë Lulzim Bashës. Sipas tij vetëm nëse përjashtohet edhe Berisha nga gara ky Kuvend do të jetë rruga e re e Partisë Demokratike.

Ora 16:42
Pas Kadillit, edhe Ibsen Elezi zë kundër Kuvendit: Në Komisionin e përkohshëm të rithemelimit të parti ka sorosian e spiunë të shtetit, si u përzgjodhën?

 

Delegati Ibsen Elezi, në Kuvendi Kombëtarë të PD ka kritikuar listën me 29 anëtarë të Komisionit të Rithemelimit të PD duke thënë se ka sorosian, spiun të shtetit, e sipas tij, i zbeh qëllimin për të cilën është thirrur ku Kuvend.

“Nuk dua t’ia humb shijen e mirë këtij Kuvendi, që ka nevojë për të përcjellë ndryshimin, por që e fullon zanafillën nëpërmjet emërimeve, u propozuar formalisht 30 vetë pa asnjë garë, pa asnjë procedurë, kur merr iniciativa të rëndësishme .Emrat kanë shumë rendësi, aty gjen sorosian e anti sorovian, 5-6 i di unë, aty brenda gjen edhe emra që kanë punuar spiun për sigurimin e shtetit, ka edhe emra të ndershëm për demokracinë, nga vjen dhe pse vjen, filtrat, ku janë filtrat e përzgjedhjes dhe kush e mori këtë përgjegjësi përsipër, janë filtra që kanë të bëjnë me figurën morale të çdo drejtuesi, pra përderisa kemi marrë këtë përgjegjësi për një PD ndryshe, këto janë shumë të rëndësishme për t’u marrë në konsideratë”, tha Elezi.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan