Tha se Kuvendi i Rithemelit të PD ka sorosianë dhe tradhtarë, Ibsen Elezi zbulon emrat në Report Tv

Ish-anëtarë i Këshillit Kombëtar të PD, Ibsen Elezi, i ftuar në Report Tv zbuloi sorosianët e Kuvendit të rithemelimit të Partisë Demokratike dhe tradhtarët partisë.

"Unë do tregohem i kujdesshëm, kam folur me emra. Ka shumë njerëz kanë që kanë çeduar në karrierën e tyre politike dhe këta njerëz patjetër që kur behën pjesë e një komisioni duhet të kenë argumente shumë të forta.  Në këto momente fryma është sorosiane. Disa prej sorosianëve m të mëdhenjë të Kuvendit të sotëm janë Eno Bozdo, Genc Pollo, Tritan Shehun.", specifikoi ai.

Mes emrave të sorosianëve, ai përmendi si tradhtarë të kauzës Flamur Nokën dhe Albana Vokshin

"Nuk kishte procedurë komisioni, mua të më kërkonin s'do bëhesha pjesë. Është tradhtar i kauzës së kuksianve, Flamur Noka u bë palë me interesat e Kastratit dhe Edi Ramës por protestat në Rrugën e Kombin. Tritan Shehu e trysonon Edi Ramën që masa anti-COVID që po merr janë të mangëta. Bile thotë që duhet të vaksinohen edhe fëmijët 5 vjeç. Albana Vokshi, nëse ti flet për Bashën që mban pengë PD, ajo mban 8 vjet një forum peng, nuk kryen proces zgjedhor. Ose personat që kanë vjedhur votat në 13 qershor për Lulzim Bashën. Shumicat e njerëzve që kanë rritur votat në mënyrë fiktive për zgjedhjet jo legjitime të Bashës.", shtoi ai. 

I pyetur nëse e ka menduar që zgjedhja më e mirë pas 30 vitesh të jetë Sali Berisha, Elezi tha se është një minus i madh për Partinë Demokratike.

"Mbas 30 vitesh, të jetë Sali Berisha zgjedhja më e mirë është një minus shumë i madh për partinë tonë. Si Berisha, ashtu edhe Basha. Berisha e sfumoi konkurrencën, ndërsa Basha e shkeli atë. Konkurrenca është ligji i natyrës, ajo sjell progres, prandaj sistemet komuniste dhe diktatoriale rrëzohen, kjo është arsyeja.", tha ai.

Duke folur për Report Tv, Elezi tha se shumica ka zgjedhur Berishën dhe këtë e tregojnë faktet.

"Në polikë ka një rregull, i mirë apo i keq. Fiton ai që e zgjedh shumica dhe në këto momente shumica ka zgjedhur Berishën, ai fiton brenda partisë. E tregojnë faktet. Kjo është PD zyrtare. Kuvendi është organi më i lartë. Këto të Lulit janë me deficenca në matematik. E sigurt që mbi 4 mijë persona kanë votuar kundër Lulzim Bashës.", u shpreh ai.

I pyetur nëse fakti që Berisha është shpallur "Non Grata" do të ndikojë, ai tha se Berisha është vullneti i shumicës dhe se derisa SHBA të tregojë faktet, ai nuk do të largohet.

"SHAB, së pari janë të interesuar të mbrojnë sistemin e vetë, ai bazohet fortë në vullnetin e shumicës. Në rastin konkret, Basha nuk mund të jetë më përfaqësuesi PD, nuk e do shumica. Shkarkimi i Bashës dhe emërimin i Berishës do të ndodh. Nëse SHBA ka arsye të forta dhe argumente, të hapet procedura, Automatikisht në këtë mënyrë do të kërkojnë larimin e tij, por s'kanë paraqitur fakte.", tha ai.

Një kundërshtar tjetër i Kuvendit pro Berishës ishte ish-kandidat për kryetar të PD-së ishte Fatbardh Kadilli, që humbi përballë Lulzim Bashës. Sipas tij vetëm nëse përjashtohet edhe Berisha nga gara ky Kuvend do të jetë rruga e re e Partisë Demokratike.


Lajmi kryesor:

Zërat kundër në Kuvend/ Kadilli: Vetëm nëse përjashtojmë Berishën nga gara nisim një rrugë të re! Elezi: Ka sorosianë e spiunë në Komisionin e Rithemelimit


J.GJ./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pas 5 orësh, Veliaj del nga SPAK: Do ju sqaroj çdo gjë nga mbledhja e Këshillit bashkiak

Pas 5 orësh, Veliaj del nga SPAK: Do ju sqaroj çdo gjë nga mbledhja e Këshillit bashkiak