Fate Velaj vjen me “Kreuztanne”
rrëfen biografinë e tij artistikisht

Fate Velaj vjen me “Kreuztanne”<br />rrëfen biografinë e tij artistikisht
Në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë, të premten në orën 18:00. do të bëhet promovimi i romanit   "Kreuztanne"  i autorit Fate Velaj. Në romanin e jetës së Fate Velajt është shpalosur e përditshmja austriake e një mirësie njerëzore ndaj emigrantëve të ndryshëm dhe të shumtë në diferencat dhe përkatësitë etnike, qytetare dhe kulturore.

Personazhet e peneluar si Soner, Sevdalliu apo zoti Konul, personazhe periferikë të së njëjtës përkatësie etnike, janë rast i shkëlqyer i krijimit të një tabloje të plotë perceptimi për modelet njerëzore të integrimeve të ndryshme në të njëjtin vend emigrimi.

Autori në këtë libër ia ka dalë të ndjekë linjën rrëfyese dhe logjikën dialektike të jetë-rrëfimit, sikundër suksesshëm në pikturat e veta ia del të ngjizë idetë përmes amorfësisë së ngjyrave. Strukturimi i këtij libri autobiografik është modelimi i suksesshëm, jo për shkak të kulturës dhe talentit të madh shkrimor, por për arsye të konstruktivitetit që ka me lirinë e vet rrëfyese. 

​Luan Topçiu e vlerëson origjinalitetin e krijimtarisë së artistit Fate Velaj, ku thekson se “Ai është artisti që nuk e ndal kërshërinë e tij për të zbuluar zona të reja të shprehjes artistike”.

Ndërsa për librin “Kreuztanne” që është libri i pare i Fate Velaj, Topçiu thekson se “mund ta klasifikojmë për lehtësi operacionale dhe komoditet të analizës si roman autobiografik".

"Është një territor i ri që te Velaj shkel-proza e gjatë, një sfidë personale, një provokim për të prekur kufijtë e rinj të njohjes dhe të shprehjes. Në cilësinë e lëçitësit të parë të tekstit, jam i bindur se Velaj nuk ka qënë i interesuar për llojin e prozës që po lëvronte, dhe as për kategorizimin e saj, por, i zhytur në përshkrime të jetës personale, në detaje piktoreske, ndodhi dhe personazhe, në habitatin e tij, që falë kujtesës, talentit dhe magjisë së rrëfimitarit, bëhen dhe më interesantë, në gërshetimin e tyre të natyrshëm, në ndjekjen e logjikës së ngjarjeve, në ndjekje të logjikës së personazheve, mbërrihet në një libër të plotë. Autori/rrëfimtari shikon një pjesë të së kaluarës së vet nga disa vite distancë. Rikrijon, i ndihmuar nga kujtesa, një segment të jetës së tij", tha ai.

Redaksia Online
Shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri