Tirane- Rikthehen pas 13 vitesh “Ethet e Nilit” në vendin tonë. Burime nga Report Tv bënë me dije se deri tani janë shënuar 3 viktima dhe 17 të infektuar. Edhe Dejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini në një intervistë për Report Tv konfirmon rastet ndërsa thotë se kemi të bëjmë me përhapjen e virusit në të gjithë Europën.
“Qendra Spitalore po vlerëson situatën. Nuk jemi i vetmi vend i shkëputur sa i takon Nilit. Në Europë janë konfirmuar. Kemi Francën, Italinë, Greqinë e Serbinë që konfirmojë rastet' tha ajo.
Tomini tregon dhe zonat që janë prekura në Shqipëri.
Janë zonat periurbane në bashkia Fier, Lushnje e Kurbin
Tomini tha se 3 rastet e personave që kanë humbur jetën nga kjo sëmundje janë të moshës mbi 62 vjeç, pacientë që kanë sëmundje bashkëshoqëruese dhe me imunitet të deprimuar.
Dejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik ngriti zërin që bashkitë të bëjnë dezinsektimin në zonët ku favorizohen larvat e mushkonjave
"Lushnja ka dezinsektuar vatrën me sëmundje, por duhet edhe në zonat ku rriten larvat"
Ethet e Nilit është një nga sëmundjet më të zakonshme që transmetohen nga mushkonjat dhe varion nga 2 deri në 15 ditë dhe në format më të lehta sëmundja zgjat nga 3 deri në 6 ditë.
Nuk është vend për panik pasi në shumicën e rasteve nuk shfaqin shenja klinike por në raste të tjera duhet të bëhet këshillimi me mjekun. Kryesisht prek personat me imunitet të dobët.
Simptomat e këtij virusi janë të ngjashme me ato të gripit, temperaturë, gjendje parehati e përgjithshme, etj. Virusi nuk përhapet nga njeriu te njeriu.
Lajmi ne perditesim...
S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?
-
Institucioneve
40.9%
-
Opozitës
9.2%
-
Qytetarëve
49.9%
Vota total: 4978
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
“Jemi bërë gjithë njolla!” Braktiset plazhi i Semanit e Darëzezës, dezinsektimi në kanale pa efekt!
20 Qershor, 11:26
-
Dezinsektimi/ Drejtoresha e ISHP për Report Tv: Zgjat deri në shtator, përsëritet çdo 2-3 javë! Divjaka epiqendra e mushkonjave, s’mund t’i ‘zerojmë’
13 Maj, 13:41
-
‘Lufta’ ndaj insekteve, nis dezinsektimi në të gjithë vendin! Ankohet kryebashkiaku i Divjakës: Duhej nga ajri! ISHP: I konsultuar
8 Maj, 20:02
-
11 raste me fruth në Shqipëri, drejtoresha e ISHP Tomini për Report Tv: Të infektuarit janë 1-13 vjeç! Shpërndarja në tre qytete, si paraqitet situata
24 Janar, 16:21
-
4 mënyrat kryesore për të parandaluar pickimin e mushkonjave këtë verë
14 Korrik 2023, 18:09
-
Situata me virozat, Drejtoresha e ISHP-së: Grip stinor, paraqiten rreth 14 mijë raste në javë! Piku do jetë në javën e 3 dhe të 4 të janarit
16 Janar 2023, 12:28
-
Sezoni veror dhe rreziku i përhapjes së infeksioneve nga mushkonjat, mjeku Kalo: Duhet dezinfektim
12 Korrik 2022, 12:22
-
COVID-19, Komiteti i Ekspertëve: Dozë të katërt vaksine për mbi 60 vjeçarët, hiqet detyrimi për mbajtjen e maskës, hapen klubet e natës! Nga 1 maji, në kufi jo më vaksinim apo test
26 Prill 2022, 11:03
-
Situata me pandeminë e COVID në vend, Komiteti Teknik i Ekspertëve liron masat! Nuk ka më kufizime për grumbullimet! Lokalet i rikthehen normalitetit
1 Prill 2022, 14:33
-
Pandemia e COVID, pas dy vitesh, hiqet ora policore, Komiteti Teknik i Ekspertëve: Urdhri hyn në fuqi nga nesër! Rekomandohet vaksinimi i të gjithë fëmijëve mbi 12 vjeç
2 Mars 2022, 11:00
-
Eugena Tomini emërohet Drejtoresha e re e ISHP, lirohet nga detyra si zv. ministre e Shëndetësisë
9 Dhjetor 2021, 10:09
-
Doza e tretë e vaksinës anti-COVID, zv.ministrja Tomini: Deri më tani e kanë marrë mbi 85 mijë qytetarë
7 Dhjetor 2021, 12:38
Si u be ky vend jo ethet e nilit do vine po dhe ethet e djallit. Na mbroni po jo me pallavra e me declarata apo le te vdesin ca se u shtuam shume ,apo jo eee. Mos dilni me delarat se na futet tmerrin, kemi femije
PërgjigjuMungesa e dizinfektimit te tre zonat jane mocalore pra kenetore! Te nis hetim pse nuk jane dizinfektuar masivisht me avjon zonat perendimore.
Përgjigju