Fati i Krishtlindjes, zonja nga Tirana fiton 2 mijë Euro në 'ATAK SHOW'

Në ditën e Krishtlindjes një zonje nga Tirana i ka buzëqeshur fati në emisionin 'ATAK SHOW' në Report Tv duke u bërë fituese e 2020 eurove. Zonja luajti me lojën e ‘Hojëzave’ duke zgjedhur numrin 64 dhe fituar një mijë euro, ndërkohë që fitoi edhe bonusin plus një mijë euro të tjera dhe 20 euro, të cilat ishin për ditën e festave duke e çuar në total shumën e fituar 2020 euro.

Sot në emisionin 'ATAK SHOW' në Report Tv cdo telefonues fitoi automatikisht 20 euro, pavarësisht përgjigjes për njërën nga lojërat që zgjidhte të luante. Tashmë zonja nga Tirana do të paraqitet për të tërhequr shumën prej 2020 eurosh në ditët në vijim.

Çmimi 2020 euro është i dyti më i madh që fitohet në 'ATAK SHOW', pasi pak javë më parë një zonjë po nga Tirana fitoi 3 mijë euro me lojën ‘Destinacion’. Emisioni 'ATAK SHOW' që transmetohet cdo ditë në Report Tv në orën 17:00 ka disa kategori, atë me 'Hojëza', 'Gazeta Quiz' dhe ‘Destinacion’.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Ka ende çështje të hapura për të sqaruar me partnerin...çfarë thonë yjet për ju sot

Ka ende çështje të hapura për të sqaruar me partnerin...çfarë thonë yjet për ju sot