Si fati i Parashqevi Simakut, gazetarja për Report Tv: Në Amerikë nuk do t'ia dijë askush se kush ke qenë

“Nuk është e thjeshtë që në vendin tënd ke qenë një muzë, dhe të vish në një vend kaq të madh sa Amerika dhe asksush nuk do t’ia dijë se kush ke qenë", tregon Eda Kola, gazetare shqiptare që ka zgjedhur të jetojë në Amerikë në një intervistë për Report Tv.

Në një shtet që është i përbërë nga shumica emigrantë ka shumë që kanë arritur ëndrrën,nga ata që janë kthyer apo të tjerë që bëjnë jetën e të pastrehit.

“Ka një ndryshim midis emigracionit në Amerikë dhe Europë. Shpejtësia e jetës këtu ndryshon shumë nga Shqipëria apo vendet e tjera të Europës. Është shumë e vështirë të balancosh jetën personale me atë profesionale. Në New York është legalizuar kanabisi. Është shumë normale të shohësh një njeri që përdor kanabis, apo endacak të jetojnë në një stacion treni", shprehet Kola.

Më tej Kola thekson se jeta në Amerikë përballohet nëse pranë ke njerëz që të mbështesin.

"Megjithatë theksoj se jeta në Amerikë përballohet. Duhet të jesh një person i fortë dhe të kesh personat e duhur afër. Nëse nuk ke mbështetje është shumë e thjeshtë që të biesh pre e depresionit”, përfundoi Kola.

Xh.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

U fejua në gusht, por Selena Gomez e publikoi disa muaj më vonë propozimin, shkak Justin Bieber

U fejua në gusht, por Selena Gomez e publikoi disa muaj më vonë propozimin, shkak Justin Bieber