Fati i qeverisë Hoti, Gjykata Kushtetuese ende pa vendim

Fati i qeverisë Hoti, Gjykata Kushtetuese  ende pa vendim

Përfundon seanca dëgjimore për interpretimin e ligjshmërisë së votës së deputetit Etem Arifi në ditën e votimit të Qeverisë në krye me Avdullah Hotin. Ndërkohë që palëve u është dhënë kohë deri me datë 7 dhjetor të dërgojnë me shkrim argumentet që kanë paraqitur sot.

“Palët kanë mundësi që argumentet që i kanë prezantuara ti dorëzojnë edhe me shkrim pranë Gjykatës dhe nuk janë të obliguar por mund ta bëjnë deri me datën 7 dhjetor, këto argumente që janë adresuar sot. Ne sot e kemi pranuar një shkresë nga avokati Berisha përmes emalit ku ka dërguar një përmbledhje vetëm që të jemi të qartë, ajo është përmbledhje e argumenteve të sotshme”, ka thënë ajo.

Kryetarja e Gjykatës tha se në ditët në vazhdim do të merret vendimi.

“Për njoftim do të njoftohen palët dhe publiku. Tash Gjykata Kushtetuese do të tërhiqet edhe në ditët në vijim do të mblidhet në seancën për këshillim dhe votim ku do të vendos për çështjen, Palët do të informohen në kohë”, tha e njëjta.

Seanca për interpretimin e kësaj vote ka filluar sot në ora 10:00.


Lajmi kryesor:

Fati i qeverisë së Hotit vendoset sot nga Gjykata Kushtetuese! Albin Kurti një shans për t'u rikthyer kryeministër


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja