Fati i qeverisë së Hotit vendoset sot nga Gjykata Kushtetuese! Albin Kurti një shans për t'u rikthyer kryeministër

Fati i qeverisë së Hotit vendoset sot nga Gjykata Kushtetuese! Albin Kurti një shans për t'u rikthyer kryeministër

Foto ilustruese

Gjykata Kushtetuese  edhe sot nuk ka arritur do të marrë një vendim për votën e deputetit Etem Arifi, i burgosur tanimë për mashtrim në subvencione. Në rast se gjyqtarët e këtij organi që është kontrolli më i lartë mbi pushtetin legjislativ dhe ekzekutiv në Kosovë, vendosin ta shpallin të pavlefshme votën e deputetit Etem Arifi, atëherë qeveria e Hotiti do të rrëzohej.

Një vendim pro Vetëvendosjes sjell një situatë të re politike në vend.

Në rast të rrëzimit të Avdullah Hotit, ish-kryeministrit Albin Kurti do t’i jepet sërish mundësia që të kthehet në krye të Ekzekutivit. Në atë situatë, ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, duhet që ta kërkojë një emër nga Lëvizja Vetëvendosje për ta dekretuar si mandatar për formimin e qeverisë së re.

Si përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje në këtë seancë janë deputeti Artan Abrashi dhe anëtari i këtij subjekti politik, Blerim Salla.

Në anën tjetër, Qeveria po përfaqësohet nga avokati Besnik Berisha. Pos Berishës në Qeveri, LDK-ja me nuk po merr pjesë si palë në këtë proces me një përfaqësues të subjektit.

Kreu i Komisionit për Legjislacion, Shkëmb Manaj po ashtu po merr pjesë në këtë seancë në cilësinë e kryetarit të komisionit parlamentar për legjislacion.

Nga Kuvendi i Kosovës, si përfaqësues i Zyrës së Kryeparlamentares Vjosa Osmani po merr pjesë këshilltari ligjor i saj, Artan Murati

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:50
Fati i qeverisë Hoti, Gjykata Kushtetuese ende pa vendim

Përfundon seanca dëgjimore për interpretimin e ligjshmërisë së votës së deputetit Etem Arifi në ditën e votimit të Qeverisë në krye me Avdullah Hotin. Ndërkohë që palëve u është dhënë kohë deri me datë 7 dhjetor të dërgojnë me shkrim argumentet që kanë paraqitur sot.

“Palët kanë mundësi që argumentet që i kanë prezantuara ti dorëzojnë edhe me shkrim pranë Gjykatës dhe nuk janë të obliguar por mund ta bëjnë deri me datën 7 dhjetor, këto argumente që janë adresuar sot. Ne sot e kemi pranuar një shkresë nga avokati Berisha përmes emalit ku ka dërguar një përmbledhje vetëm që të jemi të qartë, ajo është përmbledhje e argumenteve të sotshme”, ka thënë ajo.

Kryetarja e Gjykatës tha se në ditët në vazhdim do të merret vendimi.

“Për njoftim do të njoftohen palët dhe publiku. Tash Gjykata Kushtetuese do të tërhiqet edhe në ditët në vijim do të mblidhet në seancën për këshillim dhe votim ku do të vendos për çështjen, Palët do të informohen në kohë”, tha e njëjta.

Seanca për interpretimin e kësaj vote ka filluar sot në ora 10:00.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja