'Fati në dorën tuaj' një javë motivuese me surpriza të mëdha! Befason astrologu Jorgo Pulla: Një erë e re fryn pas datës...

Kjo javë pritet që të ketë shumë zhvillime, është një javë e zjarrtë me ndikime të forta planetare, me mundësi të mëdha në fushën e punës dhe karrierës, por dhe të ndryshimeve të mëdha që do të kemi gjatë muajit Prill. Punë të lëna përgjysmë mbyllen, çështje ligjore zgjidhen, ata që nuk kanë një punë stabël pritet të nisin diçka të re, është momenti dhe koha e duhur pasi kjo javë është me të vërtetë shumë e rëndësishme për vazhdimësinë tuaj me një ndikim tepër pozitiv.

Më datën 3 prill Mërkuri hyri në shenjën e Demit duke sjellë një ndikim shumë të madh në këtë shenjë. Më datën 6 prill kemi Hënën e plotë në Peshore, një ndikim ideal në fushën e punës, karrierës dhe biznesit. Në datën 8 prill Mërkuri në gjashtëkëndësh me Marsin na jep mundësi në çështjet e punës dhe në takime pozitive.

Astrologu Jorgo Pulla më tej u ndal në parashikimin me të detajuar për 12 shenjat e zodiakut për javën e parë të muajit 3-9 Prill.

Dashi

Ju të shenjës së Dashit keni një mundësi shumë të mirë në lidhje me punën tuaj, me zgjerim biznesi, shumë probleme në fushën ekonomike do të marrin zgjidhje. Keni të gjithë mundësinë për të vepruar përgjatë kësaj jave, pasi Mërkuri në shenjën e Demit do të ndikojë shumë në fushën e komunikimit. Gjithashtu nëse dëshironi të nisni diçka të re, filloni me datë 6 prill me Hënë të re në Peshore, pasi dhe ju do të keni një ndikim shumë të fortë, duke qenë se e keni përballë këtë shenjë. Gjithashtu do të arrini të zgjidhni një problem të së shkuarës. Për ju që jeni në kërkim të një pune ose jeni në vështirësi ekonomike duket se kjo javë ju ofron shumë mundësi. Ditë pozitive janë e martë, e enjte dhe e premte, kryesisht për takime dhe biseda të rëndësishme.

Demi

Përsa i përket juve të shenjës së Demit nuk ka vend për t'u shqetësuar, sepse ju shqetësoheni për gjëra të vogla që gjithsesi e marrin zgjidhjen vetë. Edhe pse mund të keni nisur diçka dhe nuk keni arritur aty ku dëshironi, do ju jepet një mundësi e artë me hyrjen e Mërkurit në shenjën tuaj. Gjithashtu Afërdita, guvernatori juaj, ju jep ndikim në fushën ekonomike financiare dhe zgjidhjen e problemeve. Përgjatë kësaj periudhe do të keni mundësi të shfaqni gjithë potencialin tuaj dhe të merrni vlerësimet dhe meritat që ju takojnë. Në fushën e punës keni të gjitha mundësitë për ngritje në detyrë, për zgjerim të ardhurash apo për të nisur një punë të dytë. Për ata që nuk kanë një punë stabël kjo javë është shumë favorizuese, shfrytëzoni çdo mundësi që mund të dëgjoni, pasi është koha e duhur dhe më e përshtatshme në këtë drejtim për shenjën tuaj. Në çështjet shpirtërore kujdes nga pengesat me Ujor dhe Luan, ndërsa me Peshore dhe Shigjetar jeni në rrugën e duhur.

Binjakët

Shenja e komunikimit, Mërkuri guvernatori juaj në shenjën e Demit do ndikojë në situatat e vështira. Keni patur një problem ekonomik si rezultat i një blerje të nxituar, mos u shqetësoni dhe mos e ktheni kokën pas, pasi ditë më të mira priten për ju në fushën ekonomike. Këto 2-3 ditë keni mundësinë për të zgjidhur çdo problematikë që më parë ishin të vështira për të marrë zgjidhjen e duhur. Kjo periudhë është shumë e përshtatshme dhe e mirë për ju për mundësitë që do ju jepen. Prisni të merrni një lajm të gëzuar në lidhje me punën, mund të jetë një kontratë e rëndësishme ose një lëvizje e pritur për ata që jetojnë jashtë. Priten ndryshime të mëdha në favorin tuaj, një punë e lenë përgjysmë mbyllet përgjatë kësaj jave. Në çështjet shpirtërore një ndarje apo konflikt me Bricjap e zgjidhni, vijueshmëria e fushës sentimentale në përgjithësi është e mbarë.

Gaforrja

Shenja e punës, ekonomisë dhe stabilizimit. Përgjatë kësaj jave keni të gjitha mundësitë për të ecur të qetë dhe pa asnjë pengesë. Çdo problem do të zgjidhet falë aftësive tuaja por dhe ndikimit të fortë planetar që keni në shenjën tuaj. Hëna e plotë gjithashtu do të ketë ndikimin e saj pozitiv, ndaj është momenti më i mirë i mundshëm. Në lidhje me një debat që keni patur apo një problem ligjor do të marrë drejtimin e duhur. Debatet asnjëherë nuk janë të mira, por ndonjëherë bëhen për të mirën e punës, mos u mërzisni për gjëra të vogla. Ju jeni punëtorë të dalluar, jeni shtylla e familjes dhe me përgjegjshmërinë që ju karakterizon do ecni gjithnjë përpara. Një aspekt tjetër pozitiv i shenjës tuaj është që ju mësoni nga gabimet. Ditë pozitive janë e martë, e premte dhe e shtunë. Në çështjet shpirtërore keni mundësi për diskutime dhe zgjidhje problemesh me Peshk dhe Akrep të 10-të ditëshit të tretë.

Luani

Luanët të udhëhequr nga Dielli, guvernatori i tyre do të kenë shumë mundësi të mira këtë javë në lidhje me takime pune dhe në vendim marrje. Kanë patur një ngërç nga e shtuna e kaluar, disa vonesa apo punë të papërfunduara, me fillimin e javës përgatituni për të sistemuar çdo parregullësi në punën tuaj dhe në këtë mënyrë të vijoni stabilizimin. Punën tuaj ju dini t'a bëni më së miri, jeni në kohën e duhur për të stabilizuar gjithçka, është një kohë e artë për ju. Ju që keni patur një biznes i cili nuk ka ecur ashtu siç duhet dhe jeni në kërkim për ta shitur këtë biznes për të bërë diçka tjetër, po, është momenti tani për të vepruar. Ditë pozitive për bisedime janë e enjte dhe e diel pasdite. Për ju që dëshironi të ndryshoni një vend pune mund t’a bëni pikërisht tani pasi është një moment i mirë. Në fushën sentimentale është një periudhë shumë e mirë për të palidhurit për njohje të reja.

Virgjëresha

Si një shenjë perfeksioni ju të shenjës së Virgjëreshës nuk merrni përsipër asnjë punë pa e studiuar mirë. Ju e dini shumë mirë atë që kërkon tregu ndaj dhe jeni specialistë në çdo punë që bëni dhe kudo ku shkoni. Virgjëreshat punën dhe përgjegjshmërinë e kanë në gen, ndaj në këtë drejtim çdo gjë është në rrugën e duhur. Për ata që jetojnë jashtë kanë një mundësi të artë në çështje ligjore apo dokumentacioni. I gjithë muaji Prill në fakt do të jetë shumë i mbarë për ju. Është një mundësi shumë e mirë për ju të shenjës së Virgjëreshës për të ecur përpara në karrierë, sidomos 10-të ditëshi i dytë ka ndikim më favorizues. Një punë e re është e mundur të ndodhë, e gjithë java është e mbushur me angazhime të mëdha duke pasur parasysh ndikimet planetare siç është Hëna e plotë dhe Mërkuri në kënd me planete të tjera. Në çështjet shpirtërore të favorizuar janë me Binjak dhe Ujor, ndërsa kujdes me Peshk.

Peshorja

Shenja më e favorizuar për këtë javë në fushën ekonomike. Duket se kanë punuar shumë për këtë gjë dhe më në fund erdhi dita ku do të vjelin frytet. Kjo javë është shumë e mirë për Peshoret për zgjidhjen e problemeve të vjetra, një çështje problematike me para në dorë ose një borxh zgjidhet. Nëse keni pagesa të pamarra përgjatë kësaj kohe, çdo gjë do ju kthehet mbrapsht në favorin tuaj. Edhe pse gjithë java do jetë perfekte, jeni të vëmendshëm nga ndryshimet. Peshorja është futur në një lëmë ndryshimesh, i cili do të vazhdojë deri në Shtator të këtij viti. Trekëndëshi i Mërkurit me Afërditën, guvernatorin tuaj ju jep ndikime dhe mundësi në fushën e komunikimit si dhe në zgjidhjen e çdo problemi që mund të keni. Nëse jeni në pritje të një dokumenti me shumë mundësi do t'a merrni përgjatë kësaj jave. Në çështjet shpirtërore lidhjet me Binjak dhe Ujor duken të mbara, ndërsa vëmendje me Dash.

Akrepi

Shenja e gëzimeve të mëdha dhe e një ndryshimi të pafund. Ndryshime të mëdha në punë, në ekonomi, në dashuri, është koha dhe momenti juaj. Zgjidhini gjërat sa s'është vonë, pasi kjo është periudha më e mirë e mundshme për ju si në punë, udhëtime, por dhe në lidhje të reja. Fokusohuni më shumë në gjërat që vërtetë doni të bëni dhe arrini, pasi keni hapur shumë 'porta'. Jepini më shumë vëmendje punës nëse aspironi të bëni karrierë. Për ata që janë në diasporë gjithashtu ka zhvillime pozitive. Edhe pse Akrepët në vetvete janë mistikë është mirë që përgjatë kësaj periudhe mos ekspozohen shumë në arritjet e tyre apo në fitime, apo blerje të reja, pasi ato që keni arrirë mund t'ju ikin nga duart. Kjo javë do ju ofrojë mundësi pafund. Në çështjet shpirtërore lidhjet Akrep - Gaforre dhe Akrep - Peshk janë ideale.

Shigjetari

Keni momentin shumë të mirë për rritje ekonomike, një burim i dytë të ardhurash është mëse i mundshëm. As ka, as mbarohet për ju edhe pse jeni dorëlëshuar ju dini shumë mirë të bëni ekonomi, aq sa harxhoni pesëfish fitoni. Kujdes 10-të ditëshi i dytë në çështje dokumentacioni. Shigjetarët edhe pse nuk janë të rriskut, gjithmonë fitojnë. Nëse doni të bëni një udhëtim do të jetë shumë fitimprurës me ndikime shumë të mëdha. Eshtë koha më perfekte për rritjen ekonomike. Gjithashtu është momenti më i mirë për të zgjidhur probleme dhe për të dalë të fituar në çdo aspekt të punës dhe jetës tuaj. Një udhëtim i papritur është i mundur të ndodhë të enjten. Ditë shumë pozitive janë e mërkurë, e premte dhe e diel. Nëse jeni në një lidhje me Dem dhe Virgjëreshë është koha për t’a stabilizuar.

Bricjapi

Shenja e nismave të reja dhe e blerjeve. Për Bricjapët duket se janë në gjendje të arrijnë qëllimet, pasi Mërkuri, Marsi, Saturni në gjashtëkëndësh i jep mundësi për t’u futur në një shtëpi të re plot rrezatim. Kemi gjithashtu Hënën e re më 6 prill, e cila do të ndikojë tek Bricjapët duke dhënë një mundësi për të zgjidhur çështje ekonomie, biznesi apo për blerje të reja. Mund të zgjidhni çdo gjë që doni ju Bricjap, pasi është një periudhë mjaft e mirë. Gjatë kësaj kohe, keni qenë pak të lodhur, ka ardhur momeni i stabilizimit dhe i plotësimit të dëshirave dhe duket se do të përfitoni nga kjo përiudhë. Në fushën e punës dhe karrierës do të ndiheni shumë mirë gjatë kësaj periudhe. Sa i takon anës shpirtërore me Dem, Virgjëreshë, Akrep dhe Shigjetar (sidomos Shigjetar të 10-të ditëshit të tretë) keni ndikim pozitiv.

Ujori

Shenja e drejtësisë dhe e mundësive të mëdha në biznes. I keni të gjitha mundësitë në lidhje me biznesin, për ta zhvilluar atë dhe për të fituar. Plutoni në shenjën tuaj sjell një ndikim kryesisht në pasuritë e paluajtshme. Eshtë një moment dhe mundësi shumë e mirë në ekonomi dhe në marrje vendimesh të mëdha. Gjithashtu keni shanset për të fituar në një llotari. Ky muaj do të jetë një muaj shumë i mirë për ju, është muaji i surprizave të mëdha i cili do ju japë shëndet dhe shpresë për ditë shumë të mira që ju presin. Ju do shkëlqeni në fushën ekonomike dhe në fushën e biznesit. Keni një rikthim nga e shkuara në fushën e dashurisë. Një bashkim familjar mund të ndodhë me Luan.

Peshqit

Shenja e drejtësisë dhe e gjërave të mëdha në ekonomi. Nuk përjashtohet mundësia e një llotarije të madhe. Peshqit kanë një mundësi, pasi mund të zgjedhin mes shumë gjërave. Ana ekonomike financiare është më kryesorja për ju edhe pse e keni të stabilizuar. Juve që jeni në kërkim për një ndryshim vend banimi ka ardhur momenti për të zgjidhur gjërat ashtu siç i doni. Mos kini frikë nga ndryshimet, duke filluar nga kjo javë do ju jepen shumë mundësi ku do të zgjidhni gjithçka kërkoni në fushën e punës dhe karrierës. Ju jeni rregullatori i zodiakut dhe si rrjedhojë përgjatë kësaj periudhe do të ndiheni shumë mirë, gjithçka da t’a realizoni me forcën e mendjes tuaj. Ka ardhur momenti që të arrini majat. Në fushën e dashurisë gjithçka shkon shumë mirë. Lidhjet me Akrep, Binjak dhe Shigjetar janë më të favorizuara.

MC/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët