Fatjon Fasho është emëruar drejtor i burgut të Drenovës.

Ka qenë drejtoria e komanduar e burgjeve që ka bërë prezantimin e drejtorit të ri të këtij institucioni.

Sipas informacioneve Fatjon Fasho ka kryer funksione të ndryshme në burgun e Drenovës dhe ka qenë gjithashtu edhe në pozicionin e zv.drejtorit.

Këtë post më herët e ka mbajtur Lorent Nako.