Stina e zjarreve, më shumë se një sjellje e natyrës sipas ligjeve të veta, edhe njëherë tregoi se në Shqipëri shteti dhe njeriu janë të pa përgatitur mbi
rreziqet që vijnë prej ligjësive të natyrës. Eshtë e ditur se natyra pashmangësisht sillet sipas ligjeve të veta. Këtë vijë sjellje nuk mund ta ndryshojnë as shteti dhe as njeriu. Duke u sjellë në kundërshti me këto ligje veçse përkeqësojmë pasojat që vijnë prej sjelljes së natyrës, çka jo rrallë herë e kemi pësuar. Por njeriu dhe shteti asnjëherë nuk kanë qëndruar indiferent ndaj natyrës, ndaj ligjeve dhe sjelljes së saj. Që në lashtësi, paraardhësit e njeriut i ruheshin të nxehtit, të ftohtit apo shiut duke u strehuar në shpella, deri sa filluan të ndërtojnë streha të lehta me material rrethanor për të futur kokën në rast kur natyra, pa dëshirën e saj, i godiste këto pjella të veta. Në lashtësi marrëdhëniet njeri-natyrë kanë qenë të kushtëzuara e të ndërtuara mbi padijen e njeriut për ligjet e natyrës, por raportet në këto marrëdhënie kanë qenë shumë më dashamirëse se sot.
Sot pas miliona vitesh njerëzimi i organizuar në shkallë shoqërore mjaft të lartë, me ndihmën e shkencës dhe të strukturave të ndryshme shtetërore e shoqërore ka ndërtuar një qëndrim aktiv ndaj sjelljes së natyrës. Natyrisht ky qëndrim nuk ka kthyer mbrapsht dhe as ka mohuar ligjet e natyrës. Përkundrazi, është një bashkëjetesë e vështirë njeri-natyrë, ku të dy palët pashmangësisht përplasen dhe pajtohen me njëra-tjetrën. Qëndrimi i njeriut ndaj ndaj natyrës nga njëri vend(shtet) në tjetrin nuk është në të njëjtin nivel dhe kjo lidhet me një sërë faktorësh, por mbi të tërë faktorët spikat aftësia, dituria dhe përgjëgjshmëria e qeverive për të ndërtuar një sistem efikas ku ndërveprojnë ngushtësisht vrojtimi, studimi, parashikimi, parandalimi, zbutja e efekteve dhe përballimi i goditjeve që natyra jep herë pas here dhe stinë pas stine. Këto goditje apo ngjarje janë kategorizuar si fatkeqësi natyrore. Vendin tonë, gjatë viteve të fundit, e kanë godtur shpesh dhe rëndë disa fatkeqësi ntyrore, ku më të shpeshta dhe me të rënda janë përmbytjet, zjarret dhe izolimet e territoreve të mëdha nga dëbora.
Ajo që duket lehtësisht, është fakti se gjithmonë strukturat shtetërore janë gjendur të papërgatitura, janë zënë në befasi dhe reagimi ka qenë i vonuar. Ndërhyrjet janë bërë kur shkalla e fatkeqësisë natyrore ka marrë përmasa të mëdha si fuqi goditëse dhe si përfshirje territori e rrjedhimisht pasojat kanë qenë shumë të rënda. Kjo vjen sepse ne kemi shtetin më të paditur dhe më të pa përgatitur në fushën e fatkeqësive natyrore. është vështirë, që në rajonin rreth vendit tonë të gjesh një shtet si ky i yni. Që nga fundviti 2005 Qeveria me vetëdije dhe padituri shkatërroi një numër institucionesh kërkimore shkencore dhe sisteme të vrojtimit të dukurive natyrore. Nuk di se çfarë mëndje djallëzore sajoi një reformë të këtyre institucioneve dhe shkatërroi një sistem vlerash të ndërtuar për vite e vite me radhë. Në vend që reforma të synonte modernizimin e ish- institucioneve dhe sisetmeve të vrojtimit, bëri të kundërten. Sot në vendin tonë nuk maten e nuk përpunohen të dhënat ditore për nivelet e agjentëve atmosferikë si shiu, bora, era dhe temperatura. Kjo sepse ish-Instituti i Hidrometeorologjisë u shkatërrua tërësisht dhe ish-stacionet e matjeve jane reduktuar mjaft në numër e personel dhe pothuajse janë inekzistente. Edhe Kosova, Maqedonia dhe Bosnje Hercegovina kanë institucionet dhe sistemet e lartëpërmëndura, kurse ne iu referohemi të dhënave që publikojnë këto tre shtete fqinje!..
Duke u krijuar një situatë e tillë, strukturat qeveritare në vend që të menaxhojnë situatat e fatkeqësive natyrore bëjnë spektakle televizive dhe flasin budallallëqe që nuk i ngre kandari. Në kujtesën time ka mbetur turpi i Kryeministrit, kur nga foltorja e Parlamentit deklaronte se situatën, shkaqet e përmbyjtjeve te Shkodrës dhe masat për shmangjen e tyre ia kisht spieguar shumë mirë një ish- peshkatar/ marinar në pension!.. Pra për Kryeministrin nuk kishte institucione shkencore dhe as njerëz të ditur e të mësuar/arsimuar në këto fusha. Akoma më keq Kryeparlamentarja deklaronte se përmbytja kishte ardhur nga shkrirja e borës, sepse 1m borë jepte 3 apo 4m ujë!.. Ndërkohë ish zv/Kryeministri priste dhe i bënte reklamë televizive nje italiani që më shpejt u harrua se sa na ndihmoi, kur në Shqipëri i kishte njerëzit e ditur dhe shumë të përgatitur( i njëjti brez me italianin që Ai importoi!..), por natyrisht të flakur në rrugë e të përbuzur nga militantët injorantë që zunë postet drejtuese. Nëse natyrën nuk e vrojton, nëse nuk përgaditesh për të paralajmëruar ngjarjet natyrore dhe nëse nuk organozohesh për ti përballuar ato me sa më pak dëme, është e qartë se do të veprosh në konfuzion, do të flasish brockulla dhe paratë e taksapaguesve do ti shpenzosh gjithmonë në mënyren më të keqe të mundshme. Asnjë institucion nuk bën parashikim serioz mbi motin dhe asnjëherë nuk kemi patur ndonjë paralajmërim mbi ndonjë fatkeqësi që na është kanosur. Zjarret e shumta kanë ndezur vendin cep e më cep. Tashmë shpenzohen lekë, rropate njerëz për t'i shuar, por rezultati është për të dëshiruar. Në më të shumtën e rasteve nuk ndërhyhet fare sepse mjetet e zjarrfikseve nuk mund të afrohen. Por çfarë është bërë që të mos ndodhemi para situatave të tillaë Nëse do të ishin strukturat e pirrovigjilencës shumë nga zjarret do të vrojtoheshin shpejt dhe ndërhyrja mund të behej ne fazën embrionale. Forcat njerëzore dërgohen të shuajnë zjarrin me mjete rrethanore, sepse nuk është bërë asnjë përgatitje paraprake.
Në masivet pyjore duhet të pastroheshin ishrrugët e pyjoreve, të siguroheshin mjete me zinxhirë që mund të futen e të manovrojnë në terrene të tilla, të ndërtoheshin hauze apo lera për grumbullimin e ujit në masivet pyjore, të bleheshin motopompa për të ngritur e shtytur uji në këto terrene apo edhe masa të tjera deri në blerjen e avioneve për ndërhyrje nga ajri. (Nga informacioni që unë kam, në ish-repartin e aviacionit ushtarak në Kuçovë ende janë pesë avionë, që dikur janë përdorur për spërkatje nga ajri dhe shumë mirë mund të përdoren edhe për shuarjen e zjarreve!..) është për të ardhur keq, por jemi I vetmi vend apo shtet që edhe në rast të fatkeqësive natyrore duam të marrim lëvdata, kur duhet të ndëshkohemi rëndë. Shteti ynë nuk është aspak serioz dhe kjo nuk I vjen vetëm nga injoranca e shtetarëve, por edhe sepse askush nuk ka paguar apo te jetë ndëshkuar për krijimin e situatave të mosparashikimit e të mosreagimit në kohë të fatkeqësive natyrore. Papërgjegjshmëria arrin deri aty saqë shteti refuzon të shpallë edhe gjendjen e jashtëzakoshme në rastin e fatkeqësive natyrore. Të gjithëve na kujtohet se si u soll qeveria në periudhën e bllokimi të vendit nga dëbora.
Asnjë masë përgaditore, asnjë mjet apo grupim mjetesh nuk ishin në gadishmëri, asnje burim financiar nuk iu ishte dhënë njësive të qeverisjes vendore, që të mund të reagonin në fazën fillestare te dukjes të fatkeqësisë natyrore. E pra, a mund të quhet shtet një strukturë e tillëë! Kurrësesi jo. Reflektimi në këtë fushë duhet të jetë i shpejtë, shumë serioz, jo me fjalë, jo me strategji në letra, jo me ligje e vendime qeverie, por me punë konkrete. Të ringrihen institucionet dhe sistemet e nevojshme, të modernizohen ato për të qenë të afta të na japin infromacion dhe paralajmërim, ashtu siç ndodh në të gjithë vëndet anëtare të NATO-s. Të modernizohen strukturat e emergjencave civile, që të ngjajnë me ato të vendeve fqinje, e pse jo edhe me ato të NATO-s. Të shpenzojmë pak në kohë të qeta, që të mos humbasim e të mos shpenzojmë shumë më tepër në kohë fatkeqësish. Kjo është detyrë që ligji dhe Kuastetuta ia kanë ngarkuar qeverisë. Ndoshta vjen një ditë që kjo detyrë të kryhet.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com