Limaj kundër Haradinaj: Koha të heqim taksën ndaj produkteve serbe

Limaj kundër Haradinaj: Koha të heqim taksën ndaj produkteve serbe

Fatmir Limaj dhe Ramush Haradinaj

Zëvendëskryeministri i Kosovës Fatmir Limaj u shpreh se taksa për produktet serbe duhet të negociohet, pasi ky vendim politik e ka arritur qëllimin e tij. Ai kritikoi kryeministrin kosovar Ramush Haradinaj se ka shkuar përtej vendimit të përbashkët fillestar për vendosjen e taksës.

"Ka ardhur një moment kur vendimet politike si vendosja e taksës i ka shkund zyrtarët serb, e kanë parë që ne e kemi shumë seriozisht dhe ndoshta këto kanë qenë sinjale nga Serbia që janë të gatshëm të fillojnë e ta respektojnë këtë shtet. Vendimet politike nuk janë të përjetshme, ka arrit efektin e vet, nëse ka arritur në stazën ku keni dashur të shkoni atëherë duhet të ulesh e t’i diskutosh.

Natyrisht rrugës e sipër kryeministri ka shkuar një hap më tutje. Ka ec më tej qëndrimit të përbashkët. E ka dërguar taksën deri te njohja. Të gjithë do të donim ashtu, por realisht e dimë të gjithë që herët a vonë do duhet të kemi një dialog me Serbinë. Me negociata arrihet njohja jo mes takes. Platforma garanton dialogun jo taksa, me taken Serbia nuk na njeh kurrë", shpreh Limaj në KTV.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë