Fatmir Limaj: Vuçiç si Millosheviç, po përgatitet të destabilizojë Ballkanin

Fatmir Limaj: Vuçiç si Millosheviç, po përgatitet të destabilizojë Ballkanin

PRISHTINE-Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj shprehet se  presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuciç është si Millosheviçi, ndërsa po përgatitet që të destabilizojë Ballkanin,

“Presidenti serb, Aleksandër Vuciq, me retorikë luftënxitëse si ish-shefi i tij Millosheviqi, duke i frikësuar qytetarët serbë dhe fajësuar gjithë botën, si duket po përgatitet ta destabilizojë rajonin, gjithmonë duke i përdorur bashkëqytetarët tanë serbë të Kosovës, të cilët janë në presion për t’i shërbyer qëllimeve të tij politike.

Me paralajmërimet e vazhdueshme se do të marrë masa duke përcaktuar afate kohore, tregon se ai po tenton t’i përdorë edhe këtë herë serbët e Kosovës për interesa të veta. Në fakt, kjo është shkolla e Millosheviqit që Vuçiq me shumë përkushtim po mundohet ta imitojë ish shefin e tij në çdo gjë. Shtirja e tij e alarmuar për platformën tregon më së miri se sa larg është ai nga realiteti.

Kosova pas tre muajve mbush 20 vjet që është e lirë. Ndërsa para afro një muaji festuam 11-vjetorin e Pavarësisë. Në platformën e miratuar një ditë më parë në Kuvendin e Kosovës nuk ka asgjë tjetër përveç përshkrimit të këtij realiteti që sot ekziston. Porosia ime për të është ta pranojë realitetin e krijuar tash e dy dekada në këtë pjesë të Ballkanit" shkruan ai.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë