Zamira Durda, një nënë që humbi djalin 7 vjeç në tragjedinë e Gërdecit e konsideron si një ‘vrasje për herë të dytë’ faktin se Fatmir Mediu është nën akuzë vetëm për shpërdorim detyre për tragjedinë e Gërdecit. Në një intervistë për ‘Sot live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu në Report Tv, Durda thotë se kështu nuk marrin drejtësi 26 jetët e humbura.
“Me sa informacion kam deri në këto momente për akuzë me shpërdorim e detyrës për ne kjo është një vrasje tjetër. Vetëm shpërdorim detyre nuk mund të jetë drejtësi. Kemi 26 jetë të humbura. Çështja ka për të kaluar me argumentime juridike”, tha ajo.
Sipas Durdajt duhet një hetim i thellë për korrupsion pasi babëzia për para solli atë tragjedi të para 15 vite që i mori jetën 26 personave të pafajshëm dhe shkatërroi jetën e dhjetëra të tjerëve.
“Unë e kam hapur vetëm me z. Mediu sepse kjo ka qenë e pezulluar. Pjesa tjetër është në dorë të hetuesve të SPAK, ende nuk i ka një hetim për korrupsion. Gjithçka ka ndodhur ka prej babëzisë për para. Korrupsioni dhe babëzia për para sollën atë fatkeqësi të madhe. Pinca, leva dhe sqepar ishin levat e punës. Ministria kishte për detyra të na mbronte dhe jo të na vriste. Ishte urdhri i ministrit që solli të gjitha këto armatime dhe i solli në atë që nuk i kishte kushtet. Unë akuzoj të gjithë piramidën shtetërore. Aty i kanë dokumentet dhe t’i nxjerrin kush i ka firmosur. Unë do t’i vazhdoj të gjitha hapat deri në Strasburg”, tha Zamira Durda.
Teksa tha se e vetmja mënyra që në këto kushte të bëhet drejtësi do të ishte dënimi me burgim të përjetshëm i Fatmir Mediut, Zamira Durda tha se ka qenë ai që ka firmosur një urdhër për ndryshimin e kalibrit të armëve që demontoheshin në Gërdec. Sipas saj ajo fabrikë nuk mund të demontonte armë të rënda por urdhri i Mediut i solli aty.
Fatmir Mediut iu komunikua dje zyrtarisht akuza për ‘Shpërdorim detyre’ nga Prokuroria e Posaccme për tragjedinë e Gërdecit. Si person i marrë zyrtarisht i pandehur, Mediu është marrë në pyetje për 60 minuta. Në daljen e tij për mediat, Mediu tha se SPAK nuk kishte asnjë provë shtesë dhe se akuzë është e motivuar politikisht. Mediu tha se nuk ka pasur asnjë kontakt me firmën amerikane që merrej me demontimin, teksa sfidoi duke thënë se “Nëse gjejnë një kontakt timin përtej detyrës si ministër mbaj përgjegjësi maksimale”.
Ish-ministri i i Mbrojtjes, Fatmir Mediu akuzohet për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal, si dhe për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues, parashikuar në nenet 70/2 e 2 të Kodit Penal Ushtarak dhe neni 25 i Kodit Penal.
Megjithatë ende nuk ka një përfundim të hetimeve nga ana e Prokurorisë së Posaçme dhe çështja nuk pritet të shkojë tani shpejt në gjyq. Me vijimin e veprimeve hetimore mund edhe të ketë shtim ose ndryshim të akuzave por edhe të të akuzuarve. Është një hetim i hapur që nuk ka përfunduar.
SPAK tashmë ka rifilluar me pyetjen e dëshmitarëve, trashëgimtarëve të viktimave dhe personat e dëmtuar nga tragjedia. Pjesë e ripyetjes do të jenë edhe ish zyrtaret e lartë në periudhën e tragjedisë me 15 mars 2008. I fundit në u pyet ishte ish ministri i Berishës, Aldo Bumçi.
Si ndodhi tragjedia e Gërdecit?
Ishte data 15 mars (e shtunë), 2008 rreth orës 12:05, ku si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në një "fabrikë" për demontimin e armëve humbën jetën të paktën 26 persona, punëtorë të kësaj fabrike “vdekjeje” e fëmijë të zonës. Shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa që shkatërroi 3000 banesa e biznese. Një “betejë” e gjatë dhe e ashpër po zhvillohet mes familjeve të viktimave, qeverisë dhe drejtësisë, me bazë akuzat e ndërsjellta mes palëve. Për këtë tragjedi prokuroria dërgoi 28 të pandehur në gjykatë, mes tyre edhe Mihal Delijorgjin, president i shoqërisë “Albademil”, Ylli Pinari, drejtor i kompanisë MEICO dhe Dritan Minxholli, administrator i fabrikës, të cilët janë liruar nga burgu pas kryerjes së dënimeve përkatëse. Në shkurt 2013, Gjykata e Apelit reduktoi me 1/3 dënimin e dhënë nga Gjykata e Tiranës për tre të pandehurit kryesorë të dosjes “Gërdeci”. Vetë Fatmir Mediu, kryetar i Partisë Republikane, që në zgjedhjet e 25 prillit u zgjodh deputet si pjesë e listave të Partisë Demokratike, i ka mohuar vazhdimisht akuzat për përfshirjen e tij në çështjen “Gërdeci”.
Intervista e plotë
Avokati i familjes Durda, Dorjan Matlija, e ka konsideruar thjesht si një moment procedural thirrjen e tyre në SPAK për tu njohur me komunikimin e akuzës që i është bërë Fatmir Mediut.
“Ky proces është vënë në lëvizje nga familja Durda. Në këto momente na është komunikuar përfundimi i hetimeve dhe rezultati, që janë të ngjashme me momentin kur e pushoi Gjykata e Lartë. Kjo është thjesht çështje procedurale, asgjë më shumë se kaq.
Ne do të marrim kohën që të shikojmë të gjitha veprimet e kryera. Do të vlerësojmë nëse do të kemi kërkesa ndaj prokurorisë që do t’i shërbejnë hetimeve dhe gjykimit. Sot na është komunikuar thjesht konkluzioni i arritur nga prokuroria. Nuk jemi njohur me dosjen ende.
Kjo nuk është një çështje që u hetua tani por një çështje e vjetër që u rihap nga Gjykata e Lartë”, ka thënë avokati pasi kanë dalë nga SPAK.
Pyetjes së gazetares së Report Tv Ledina Jakimi se çfarë do të quante mbyllje me drejtësi të çështjes së Gërdecit, Zamira Durda ka thënë se Fatmir Mediu do të duhet të dënohet me burgim të përjetshëm.
“Të dënohen fajtorët. Janë shumë. Nuk është vetëm ministri i asaj kohe. Provat janë brenda. Unë e di se për 29 të tjerët që janë marrë të pa ndehur që një gjë e gjykuar të gjykohet sërish. Ky duhet ti mbajë. Ministri. Unë nuk e njoh firmën private që demontonte. Kërkoj dënimin e ministrit Fatmir Mediu me burgim të përjetshëm. Janë 26 jetë të humbura. Urdhri i atij që ndryshoi kalibrat. VKM ka qenë me kalibra të vegjël. Ky futi në demontim kalibrat e mëdhenj. Nuk e duroj aksident teknologjik ku nuk kishte teknologji. Nuk e konceptoj dot termin. Ishin jetë njerëzish, nuk ishin zogj pulash. Kanë shkatërruar 26 familje. Kemi 15 vjet që nuk e marrim veten. Nuk kam humbur vetëm djalin, por dhe babain, kunatën. Kemi tre viktima si familje e mijëra të tjerë që janë të shkatërruar e të drobitur. Këta na fyejnë, tallen me ne. Nuk mund të tallen me jetët e njerëzve tanë. Të paktën të prihen të qetë atje ku janë”, tha Durda.
Në SPAK kanë mbërritur para pak minutave Zamira dhe Feruzan Durda, burrë e grua që humbën djalin e tyre 7-vjeçar nga shpërthimi në Gërdec. Gazetarja e Report Tv Keti Banushi raporton se ata janë thirrur nga Prokuroria e Posaçme në cilësinë e kallëzuesve të ish ministrit te mbrojtjes Fatmir Mediu.
Zamira dhe Feruzan Durda u futen në SPAK të shoqeruar nga avokati Dorjan Matlia, dhe pritet tu bëhet me dije zyrtarisht komunikimi i akuzës ndaj Fatmir Mediut.
Për Zamira Durdën Fatmir Mediu ka qenë ai që ka firmosur një urdhër për ndryshimin e kalibrit të armëve që demontoheshin në Gërdec. Sipas saj ajo fabrikë nuk mund të demontonte armë të rënda por urdhri i Mediut i solli aty.
"SPAK ta hetojë ashtu siç duhet. Ai ka pasur një urdhër të firmosur për ndryshimin e kalibrit të armëve që demontohen. Ajo fabrike nuk ka pasur mundësi të demontojë kalibra të mëdhenj", tha Durda.
Durda tha se drejtuesi i ri i SPAK e njeh shumë mirë dosjen e Gërdecit, ai ka qenë përfaqësues i prokurorisë në shkallë të parë në Tiranë dhe vetë ai kërkoi dënim me burgim të përjetshëm, ndaj kërkoi më shumë angazhim.
Karakteri Gordon Gekko(Michael Douglas) te filmi /Wall Street/ thote ne film /Greed... is good/ dhe /What's worth doing is worth doing for the money/.Fatmir Mediu duket /jetim/ ne SPAK pa shoket e tij te krimit.Zonjes do t'i thoja qe te mos dekurajohet,ky eshte vetem fillimi.Sa per faktin qe Mediu urdheroi qe te demontoheshin predha me te medha,kjo nuk sjell shume ndryshim ne ate c'ka ndodhi,tragjedia njelloj kishte per te ndodhur.
Përgjigjukrim makaber,,,sali berisha duhet te gjykohet nga spaku per kete gerdec....
PërgjigjuAvokati qe mbron te demtuarit eshte nje sali i Vogel dok..urgjentisht ta nderrojne e ta kallezojne si bashkepunetor me fajtoret ,vrasesit,zhvatesit
PërgjigjuAvokati i te demtuareve per mua eshte nje salist dok..urgjentisht duhet ta heqin si mbrojtes bile ta kallzojne si bashkepunetor te fajtoreve,dmth vrasesve
PërgjigjuBabezia e Mediut per para solli per pasoje viktimat e Gerdecit. Me tej, babezia e Berishes dhe Rames, pasuan ne dakordesine mbi mbulimin e Gerdecit, per rrjedhoje te Mediut, duke shkaterruar Kushtetuten dhe marre ne kontroll mafioz partite politike dhe demokracine permes minimit te se drejtes se zgjedhesve per te zgjedhur.
Përgjigju