Fatmir Mediu takohet me Hotin në Kosovë: Historia nuk zhbëhet! Tirana zyrtare boll e përdori për politikë

Fatmir Mediu takohet me Hotin në Kosovë: Historia nuk zhbëhet! Tirana zyrtare boll e përdori për politikë

Fatmir Mediu dhe Avdullah Hoti

Teksa ish liderët e UCK po përballen në gjyqin e Hagës, kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka zhvilluar një vizitë në Kosovë, ku u takua me kryeministrin Avdullah Hoti. Gjatë takimit, Mediu tha se historia politike dhe lufta e popullit  të Kosovës për liri janë nën sulm, por ato nuk mund të zhbëhen.

“Duke ndarë bindjen e përbashkët për respektimin e drejtësisë, duket tashmë qartë që ka interesa të cilat duan ta përdorin këtë situatë për qëllime kundër shtetit të pavarur të Kosovës. Të gjithë ndanë mendimin se historia politike dhe lufta e popullit  të Kosovës për liri janë nën sulm por ato nuk mund të zhbëhen. Pavarësia e Kosovës është fituar me sakrificën e mijëra dëshmoreve, me përkushtimin e patriotëve, sakrificën e popullit të Kosovës të cilët ndërtuan  aleancës më të fuqishme në historinë tonë me SHBA, NATO, Britani dhe BE të bashkuar kundër regjimit gjenocidal te Miloshevicit dhe njerezve te tij qe, fatkeqësisht, janë ende ne majat e pushtetit ne Beograd”, thuhet në njoftimin për takimin.

Nga Kosova, kreu i republikanëve i adresoi edhe një mesazh politikës shqiptare. Ai tha se Tirana zyrtare nuk duhet të keqpërdorë çështjen e Kosovës për  interesa politike.

“Shqiptarët kanë qenw një komb i unifikuar në përvojën e ndërtuar nën moton “Një komb një Qëndrim” 22 vjet më parë duke vendosur që asnjë interes politik apo pushteti nuk ka përparësi mbi interesin e kombëtar, ku përfshihen interesat e Kosovës shtet I pavarur.  Ky qëndrim ka qenë historikisht vija e kuqe, e cila për fatin e keq është shkelur nga Tirana zyrtare e sotme, për interesa politike dhe keqpërdorimi që ajo po i bën situatës  nuk ndihmojnë por dëmtojnë Kosovën dhe përfaqësuesit që janë në Hagë.  Fabrikimi i fakteve nga mazhoranca në Tiranë për interesa elektorale me akuza te qëllimshme, dëmtojnë Kosovën dhe të vërtetën sidomos në ketë kontekst të vështirë”, tha kreu i PR gjatë takimit.

Mediu vuri gjithashtu në dukje se Tirana zyrtare duhet të shmangë politikën paternaliste që anashkalon institucionet demokratike të Kosovës pasi kjo, sipas tij po dëmton interesat dhe të ardhmen e jo vetëm të Kosovës por edhe të Shqiptarëve në rajon.

Gjatë vizitës në Kosovë Mediu u takua edhe me Ministren e Jashtme Meliza Haradinaj, ministrat Armend Zemaj dhe Blerim Kuçi, kryetarin ne detyrë të PDK, Enver  Hoxhaj, deputeten Blerta Deliu,  kryetarin e Grupit Parlamentar të LDK Arben Gashi dhe Kryetarin e Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri.

er.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 19/11/2020 05:05

    As Gerdeci nuk zhbehet.

    Përgjigju
  • Turp turp: 18/11/2020 20:02

    Hoti pret nje vrases qe i kullojne duart gjak femijesh

    Përgjigju
  • Tirona: 18/11/2020 18:31

    Si ka mundesi qe qeveria e Kosoves pret nje njeri te tille Ky njeri eshte pa vlera dhe nuk e kuptoj qfare takimi eshte bere dhe a perfiton qeveria e Kosoves nga ky takim

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Në Librari’ me 3 tituj në rinj: ‘Lufta e fshehtë në Shqipëri’, ‘Jeta e shkurtër e Lukas Santanës’ e ‘20 mjeshtrit e hershëm shqiptarë’! ‘Tektonika e Shpirtit’ te Melodia e Vargut

‘Në Librari’ me 3 tituj në rinj: ‘Lufta e fshehtë në Shqipëri’, ‘Jeta e shkurtër e Lukas Santanës’ e ‘20 mjeshtrit e hershëm shqiptarë’! ‘Tektonika e Shpirtit’ te Melodia e Vargut