Fatmir Toçi: 20 milionë euro për
përpunimin e mbetjeve në Vlorë

Fatmir Toçi: 20 milionë euro për<br />përpunimin e mbetjeve në Vlorë
Gjatë diskutimeve në parlament, deputeti socialist i Vlorës, Fatmir Toçi tha se rreth 20 milionë euro do të investohen për përpunimin dhe menaxhimin e mbetjeve.
 
“Bëhet fjalë për financimin e programit të menaxhimit të mbetjeve të ngurta në rajonin e Vlorës me vlerën 12 milionë euro, si kredi e butë, por, duke i shtuar edhe mbi 8 milionë euro grand të qeverisë gjermane për investimin dhe projektin, shuma e përgjithshme i kalon të 20 milionë eurot. Financimi i këtij projekti madhor vë dorë dhe zgjidh një tjetër problem jetik për Vlorën, vlonjatët dhe pushuesit e shumtë që zgjedhin çdo vit e më tepër bregdetin e Vlorës, Orikumit, Novoselës, por edhe Lumin e Vlorës si destinacion turistik, atë të një mjedisi të pastër, të përshtatshëm për një jetë normale, me higjene qytetare dhe të kulturuar”,-tha Toçi.
 
Ai shtoi se Vlora dhe zonat përreth janë kthyer vitet e fundit në kantier ndërtimi. Sipas tij, një sërë projektesh, shumica akoma në proces realizimi i kanë dhënë tjetër jetë e ritëm qytetit.
 
“Kurrë më parë nuk ka pasur në proces realizimi kaq shumë projekte që po i bëjnë qilizëm qytetit dhe zonave përreth''.

Sapo ka përfunduar lidhja e autostradës me rrugën transballkanike, por edhe vetë kurimi, sistemimi e ndriçimi i kësaj rruge, që i ka dhënë tjetër imazh dhe dinjitet hyrjes për në Vlorë;

- vazhdon puna në Lungomare, simbolin e qytetit, e cila do të jetë e shfrytëzueshme dhe përdorshme para fillimit të sezonit turistik;
- po zgjerohet porti, për ankorimin e anijeve të mëdha dhe të kroçierave me turistë;
- punohet në By-pass-in e Vlorës, por dhe në rrugën paralele me Lungomaren, në vijën e dytë, prapa pallateve, e cila do ta çlirojë trafikun e rënduar gjatë sezonit turistik;
- sot ratifikohet marrëveshja për ndërtimin dhe menaxhimin e landfillit të bashkive Vlorë e Selenicë, ndërsa është gati marrëveshja për rikonstruksionin e plotë të sistemit energjitik të zonës jugore të vendit, e cila do të jetë edhe autostrada energjitike e gjithë Jugut të vendit dhe do të zgjidhë nevojat për energji elektrike për banorë dhe sektorin e turizmit për 100 vitet e ardhshme;
- një sërë rrugësh e rrugicash janë hapur brenda qytetit të Vlorës dhe po punohet për rehabilitimi e tyre;
- ndërkohë, financimi më i madh shkon për fillimin e punimeve për rikonstruksionin e plotë të rrugës së Lumit të Vlorës, kërkesa e vazhdueshme dhe ëndrra jo vetëm e banorëve të Lumit, por edhe premtimi i mbajtur nga kjo qeveri për një aks me të cilin është lidhur jeta dhe zhvillimi i një prej zonave historike dhe më të bukura të vendit”,-tha Toçi.

Ai vijoi më tej, duke thënë se lista është shumë e gjatë me projekte të vogla e të mëdha, por ky projekt i menaxhimit të mbetjeve të ngurta në rajonin e Vlorës, që zgjidh përfundimisht problemin e pastrimit të qyteteve dhe qendrave të tjera të banuara, grumbullimit, transportit, përpunimit dhe menaxhimit të mbetjeve është nga më të rëndësishmit.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)