Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ndodhet në një vizitë në Francë, ndërsa sot është pritur nga homologu i tij, Gérard Collomb. Xhafaj në një postim në Twitter shprehet se takimi ne Paris është zhvilluar në një atmosferë të plotë besimi.

Atmosferë e plotë besimi dhe mbështetjeje në takimin që sapo zhvillova në Paris me homologun dhe mikun francez, Ministrin e Brendshëm, Gérard Collomb“.

Ndërsa ministri francez thotë se mes dy vendeve ka një bashkëpunim të shkëlqyer.  “Jemi shumë të kënaqur nga zhvillimet pozitive që nga takimi ynë i fundit në korrik. Faleminderit për bashkëpunimin e shkëlqyer të vendosur mes nesh".

dy.b/shqiptarja.com