Fatos Çoçoli: Evazorë krenarë?

Fatos Çoçoli: Evazorë krenarë?

Foto ilustruese

Pak ditë më parë, më 18 qershor, Gjykata Kushtetuese dëgjoi në seancë plenare argumentat e shoqatave të profesionistëve të lirë, që ishin ankimuar për ndryshimet në ligjin “Për tatimin mbi të ardhurat”, ndryshime që u bënë vepruese nga 1 janari 2024.

Shoqatat kërkuan pezullimin e këtyre ndryshimeve. Gjykata Kushtetuese nuk pranoi kërkesën e pezullimit, por mëtoi se do të vendoste për këto ankimime të martën datë 25 qershor.

Kush jemi?

Ligji i ri për tatimin mbi të ardhurat, funksionues qe nga 1 janari i këtij viti, ka vendosur më shumë drejtësi në sistem, duke taksuar më drejt të ardhurat nga puna, pavarësisht formës së organizimit.

Ata që ankohen janë një pjesë e mirë e atyre prej nesh që ofrojnë në treg shërbime juridike, financiare, mjekësore, inxhinierike, auditimi, kontabiliteti, marketingu, sigurimesh, shitblerje pronash, teknologji informacioni, publicitet, opinion në internet(bloger), etj. Sipas Ministrisë së Financave, jemi 25 mijë të tillë, të rregjistruar në tatime me NIPT si të vetëpunësuar.

Përgjithësisht përfaqësojmë sipërmarrje të vetëpunësuarish, me shpenzime shumë të vogla veprimi.

Duke patur shpenzime të vogla, kemi fitim të lartë, nga 70-95 përqind të të ardhurave tona. Ndryshojme jo pak nga bizneset e tjera te vogla, si prodhues të vegjël, tregtarë të vegjël, ambulantë, shërbim individual taksie, etj., që fitojnë nga 5-20 perqind të të ardhurave të tyre, pasi kanë shpenzime të blerjes së mallrave që rishesin apo përpunojnë si dhe kosto të tjera fuqie punëtore, etj.

Si u rritëm?

Gjatë viteve të fundit, u shtuam shumë në syrin e shtetit, pasi mund të kryenim evazion fiskal(shmangje taksash), pa u lagur.

Një pjesë prej nesh shmangën(evaduan) detyrimin ndaj Shtetit, tatimin mbi të ardhurat nga puna si të punësuar, duke u shkëputur nga kontratat tona të punësimit dhe duke realizuar kontrata shërbimi me ish punëdhënësit tanë.

Të dyja palët fitonim, punëdhënësit tanë nuk paguanin pjesën e sigurimeve shoqërore që ata duhet të paguanin, mbi pagat që na jepnin. Ne Shteti nuk na mbante pjesën tonë të sigurimeve shoqërore, si dhe taksën mbi të ardhurat nga puna, por ne i caktonim vetes një pagë minimale dhe paguanim kontributin e sigurimeve shoqërore vullnetare, mbi atë pagë. 

Ndryshimet në ligjin “Tatimi mbi të ardhurat” trajtojë gjithashtu shmangien e tatimit që ka rezultuar nga shfrytëzimi në mënyrë jo të ndershme prej nesh, i incentivave të dhëna për biznesin e vogël.

Ndërmjet viteve 2018-2023, numri i subjekteve që ofrojnë shërbime profesionale është rritur me +58%, (10.500 subjekte më shumë), të ardhurat e deklaruara janë rritur +2.4 herë (nga 36 miliardë lekë në 85 miliardë lekë) ndërsa fitimi neto i vetëdeklaruar është rritur +320% (nga 16 miliardë lekë në 51 miliardë lekë).

Norma efektive e tatimit për furnizuesit e shërbimeve vijon të mbetet gati dy herë më e ulët se për të punësuarit.

Pse duhet të taksohen shërbimet profesionale? 

Janë disa arësye pse evazoret krenare, profesionistet tane te lire qe ankohen per barren e padrejte te takses qe u ka rene mbi supe, duhet te paguajne edhe ata nje perqindje te drejte ne Shtet, mbi te ardhurat qe nxjerrin.

1.      E ardhura që arkëtojnë ofruesit e shërbimeve përllogaritet së paku 70% fitim.  Në shumë veprimtari profesionale, fitimi neto përfaqëson deri 95% të të ardhurave.

2.      Subjektet që ofrojnë shërbime, janë kryesisht të vetëpunësuar të vetëm, ndërsa subjektet në prodhim, tregti, etj, kanë të punësuar dhe përballojnë kosto taksash dhe kontributesh më të mëdha se të vetëpunësuarit e vetëm.

3.      Në vitet e fundit, me qëllim shmangien e tatimit (kalimin nga taksimi i pagës 13% dhe 23% tek taksimi i biznesit 0%) një numër i konsiderueshëm prej nesh, kemi kaluar nga marrëdhëniet e punësimit në marrëdhënie kontraktuale, duke e shfrytëzuar në mënyrë jo të ndershme incentivën e dhënë për bizneset e vogla. Gjithashtu tatimi 0 për bizneset e vogla stimuloi faturim “shpenzimesh konsulence” si biznes i vogël pa tatim për kompanitë, me qëllim shmangien e tatimit të dividentit, si dhe reduktimin e tatimit mbi fitimin e kompanive, duke rritur fiktivisht shpenzimet nëpërmjet faturimeve nga bizneset pa taksa. 

4.      Në vitin 2023, krahasuar me vitin 2018, numri subjekteve që ofrojnë shërbime profesionale është rritur me +58% (+10.500 subjekte të rinj), ndërsa fitimi i deklaruar për të cilin tatimi ka qënë 0% është rritur nga 16 miliardë lekë në 51 miliardë lekë. Një rritje e tillë, afro 320% nuk vërehet në asnjë kategori tjetër biznesi.

5.      Shmangia e tatimit nga të punësuarit që largohen nga listëpagesat, ka shkelur parimin e neutralitetit të tatimit, ku një i punësuar dhe një i vetëpunësuar, të cilët bëjnë të njëjtën punë, kanë pasur diferencim të theksuar të barrës fiskale, i pari 0% tatim, i dyti 13% dhe 23% tatim mbi të ardhurat.

Në 5 vjet (2019-2023) kanë xhiruar 3.3 miliardë euro, me shtetin që ka marrë prej tyre vetëm 34  milionë euro, si sigurime shoqërore me pagë minimale.

Ende asnjë nga juristët dhe ekonomistët që çuan në Gjykatën Kushtetuese shfuqizimin e pjesshëm të ligjit të ri “Për Tatimin mbi të Ardhurat”, nuk është shprehur publikisht, se sa e duan ata të jetë niveli i tatimit mbi fitimin e profesionistëve të lirë: zero, sa ishte përpara 1 janarit 2024, apo më pak se 15 përqind, sa është sot? Për shembull, 5 përqind, 8 përqind apo 10 përqind.

Cila palë ka të drejtë? Po ia lëmë qytetarit ta vendosë.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ilir Nako: 23/06/2024 18:04

    Parimisht duhet takse 10% ,si per rrogat si per profesionet. Sipas rroges edhe niveli i taksimit eshte ndryshe. Rroga e madhe paguan 10% me te larte se 10%e e rroges me te vogel. Pra taksim transparent, pa opsione manipulimesh.

    Përgjigju
  • Eksperti: 22/06/2024 21:08

    Ligji duhet te caktoje se cilat kategori te shpenzimeve hyjne ne kuoten aforfe dhe te perjashtoje faturat e perdorura per tjetersim te tatimit ne burim si ai mbi dividentin. Vetem me udhezime te tilla korrektuese mund ta miratoje edhe gjykata sepse fatura te tilla jane transferim i fitimit nepermjet cmimit dhe burim evazioni i ngjashem me skemat karusel

    Përgjigju
  • Populli: 22/06/2024 16:03

    Te paguani qe cke me te zoterinj boll keni shire edhe se sa e Kani fitiminbe dime shume mire ne populli qe prballlemi me ju perdite.Shteti eshte fajtor qe u ka lene pa tatime deri tani se ka bere nje sy qorr e nje vesh shurdh por boll.PAGUANI SI TE GJITHE. Edhe kohen e xhaxhit lereni rehat se makar te ishte koha e xhaxhit.

    Përgjigju
    • Komunisti: 25/06/2024 15:39

      Te na rroje partia shok

  • Ishja: 22/06/2024 13:12

    Eshte i sakte ne argumeta aq shume sa dhe ne kohen e qoftlargut do ta kishin zili. Bravo Tosi, njerezit duhet te jene te barabarte pa asnje lek se keshtu i duhen partise, te tjeret kufrin e kane te hapur le tek shtetet kapitaliste

    Përgjigju
  • Shaban: 22/06/2024 12:41

    Fatos o bir, biznesi i vogel nuk paguan tatim fitim, perse profesionisti i lire duhet te paguaje nga leku i pare tatim fitim??? Kjo wshte pyetja qe nuk e paske kuptuar. Nese ndonje i shkathet kaloi nga i punesuat te i vetpunesuar ta kapi shteti ate qe eshte veshgjate. Fhe mos lepi bythe e shtetit sot qe te na e fusi shteti neve se sh shpejt do jesh ti ne rradh per tu shkepur nga padrejtesia.

    Përgjigju
    • Dakord: 22/06/2024 18:14

      Të gjithë duhet të paguajnë tatim mbi të ardhurat. Të gjithë ecim në të njëjtat rrugë që shtrohen vetëm nga njerëzit që paguajnë.

  • Genci: 22/06/2024 11:38

    po nuk eshte fitim i madh 70 - 95% se varet gjithmone sa eshte vlera e fatures dhe ligji ne kete mes ka vene nje drejtesi per shpenzimet e groposura te cilat eshte e veshtire te njihen ndryshe si rezultat i tranzicionit hibrid. Po keshtu ne te njejten menyre duhet pare edhe numri i stermadh i shoqatave te biznesit te cilat do te duhet te riorganizohen me ligjin e ri brenda se njejtes strukture te nje dhome kombetare te tregtise dhe industrise si dege te saj per cdo profesion dhe kategori biznesi duke koordinuar me mire kerkesen dhe ofertat aq te domosdoshme ne nje ekonomi tregu te lire

    Përgjigju
  • Ton: 22/06/2024 10:54

    Tosi jane 29 mije familje ..ketu e ke gabim...ne BE jane profesione te mbrojtura e me rregulla ne Shqiperi ata mbijetojne me thonj....ne BE nje avokat a kontabilist te nis faturen mbas cdo veprimi...eshte titull ekzekutiv e shteti te qendron ..kush nuk paguan shkon ne burg....Tos hap bisnes e shikoje

    Përgjigju
  • I lig: 22/06/2024 10:06

    Pse nuk shkruan per gjithe tolerimet qe ben shteti ndaj tatimpguesve te medhenj o i shitur. Pse shkruan ne vete te pare o i shitur. Pse nuk tregon mqs paske statistika sa nga keto profesioniste te lire jane fiktive o i shitur. Pse nuk thua qe ka deshtuar shteti te beje kontrollorin o i shitur. Koha jote ka mbaruar Fatos. Iku koha e te shiturve. Revolucionin nuk e ben me mosha jote. Je naiv dhe i shitur. 25 mije profesioniste do te te ikin dhe do kesh 25mije konsumatore te shtreses se mesme me pak o i shitur. Do rritet evazioni dhe cmimet o i shitur.

    Përgjigju
  • Partia: 22/06/2024 10:06

    Bravo zëri partisë, e bëre sherbimin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë