TIRANE- Ish-shefi i Shërbimit Informativ Shtetëror Fatos Klosi ka deklaruar dje se dokumentacioni i publikuar nga deputeti Erjon Braçe në në lidhje me Ministrinë e Mbrojtjes, nuk mund të klasifikohet sekret dhe i papublikueshëm.
Sipas tij ligji në këtë rast është i qartë. "Që një dokument të quhet 'sekret', duhet që ai që e prodhon të shkruajë mbi dokumentin që ky është sekret dhe natyrisht ai ka motivet e veta përse e ka konsideruar të tillë, dhe kjo është e përcaktuar në ligj, kur bërja publike e një dokumenti krijon probleme. Pra, gjërat janë të përcaktuara në ligj.
Nëqoftëse një dokument nuk e ka të shkruar sipër 'sekret' nga ai që e ka prodhuar, do të thotë se nuk e ka konsideruar të tillë, ndaj personit që i bie në dorë nuk ka përse te beje kujdes mos ta publikojë", tha Klosi. Duke ju referuar fakteve të publikuara për armatosjen e Shërbimit Informativ Ushtarak, madje edhe me dy snajpera, Klosi e ka cilësuar këtë si absurde dhe jo normale. "Kjo më duket absurde, sepse SHIU nuk është një repart ushtarak, në kuptimin luftarak. SHIU është një institucion brenda Ministrisë së Mbrojtjes që ka detyrat e veta, por në asnjë mënyrë nuk ka detyra që lidhen me përdorimin e armëve. nëse janë blerë snajpera për SHIU-n, kjo është e gabuar", tha Klosi.
Pas publikimit të një sërë dokumentash nga socialisti Erjon Braçe, Ministria e Mbrojtjes e përfshirë drejtpërdrejt ka reaguar duke deklaruar se janë publikuar sekrete shtetërore, çka është hedhur nga deputeti Braçe që e cilësoi thjesht si një nismë për të nxjerrë hapur aferat korruptive të këtij dikasteri.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com