TIRANE- Ish-kreu i SHISH Fatos Klosi në një intervistë për gazetën “Shqiptarja.com” deklaroi se ish-kryeministri Fatos Nano ka kërkuar vetë verifikimin e të shkuarës së bashkëshortes së tij Xhoana, pas versioneve të shumta të dhëna nga ana e mediave në lidhje me pozicionin e saj përpara se të njihej me ish-liderin e socialistëve.

Shpjegim që është dhënë referuar një deklarate të ish-kreut të SHISH Petrit Myftari i cili kishte kërkuar të dhëna për Xhoanan. Klosi thotë se në asnjë vend të botës shteti nuk është indiferent ndaj këtyre rasteve, pavarësisht se në Shqipëri shefat apo drejtuesit e quajnë absurd të dyshohet tek ata. Ndërkohë ai saktëson se në marrëdhëniet me Nanon kishte pasur vetëm keqkuptime, pavarësisht se sipas tij sollën shkarkimin.

Klosi flet dhe për kreun e ri të SHISH, duke nënvizuar faktin se varet çfarë urdhërash merr për të parë sjelljen e tij në zgjedhje ndërsa nuk preferon të komentojë faktin se si shpjegohet që tre nga 6 ish-krerët e SHISH janë ndarë nga jeta në moshë të re.
Intervisten e Fatos Klosit mund ta lexoni sot në  gazetën Shqiptarja.com
(sg/shqiptarja.com)