Fatos Klosi: Po rritet rreziku për
radikalizëm islamik në Shqipëri

Fatos Klosi: Po rritet rreziku për<br />radikalizëm islamik në Shqipëri
TIRANË - Në emisionin "Tete a tete" ne A1 Report ka qene i ftuar ish-kreu i SHISH 12 vjet me pare, Fatos Klosi, i cili zhvilloi nje bisede me gazetarin Artur Nura mbi radikalizmin fetar ne Shqiperi.
 
Nura: Cili ishte motivacioni i organizimeve radikale në vitet kur ju keni drejtuar SHISH?
Klosi: Pak ishin shqiptarë. Puna jonë ishte se ku mund të ishin fshehur. Meqë pati hyrje të madhe nga ana islamike për të ndërtuar xhami, shkolla dhe mes tyre kishin ardhur edhe elementë që kërkoheshin në gjithë botën. Për ta Shqipëria ishte komode. Ata mirëpriteshin se shiheshin si bamirës.
 
Deri kur kanë qenë të qetë?
Puna ka filluar që nga 1995. Të dhënat për ta vinin nga shërbime të tjera amerikane, franceze, egjiptiane. Ne thjesht i identifikuam në territorin tonë. Në territorin shqiptar u trajtua vonë. Në 1995-1996 në kuadër të shkollave u hapën disa medrese, nxënës të tyre u dërguan jashtë për shkollime fetare, por jo vetëm. Kryesisht në Sudan, Jemen, më pak në Siri, vende me probleme këto. Me kthimin e atyre djemeve nisën përplasjet. Ishte një grupimi  i madh tradicional, moderator se myslimanizmi turk ishte i moderuar dhe këta djem që nga vinin nga lindja, me indoktrinim teorik dhe ushtarak, por nuk dua t’i vë emrin terrorist, por ishin të përgatitur ama që të realizonin qëllimet e tyre edhe me forcë.
 
Po të shohim rastin e 11 shtatorit. Mund të themi që Shqipëria ka qenë te harta e atentateve islamiste?

Terrorizmi ngrihet mbi fenë, xhihadi i tyre ka si parim realizimin e qëllimeve me të gjitha mjetet. Me probabilitet të caktuar edhe tek ne pati të rinj që e morën shumë seriozisht atë idelogji.

Në emër të së përtejmes..
Nuk është e përtejmja. A është shpërblimi

Sipas analizave që keni pasur në zyrën tuaj; interesat për ca para apo indoktrinimi?
Të dyja. Ata u kthyen me mendjen se ishin më të përgatiturit për të ngritur, përhapur myslimanizmin. Midis rrymës konservatore dhe rrymës moderne.
Islamikët zakonisht burojnë në zonart rurale të vendeve të varfra, se nuk e kanë për gjë të sakrifikohen se nuk kanë pasur ditë të bukura ose paguhen dhe ndihmojnë familjet e tyre. Nuk e kanë pasur si objekt Shqipërinë. Terrorizmi e ka sulmin te efekti. Ata e dinin që me dy kullat binjake nuk do shkatërrohej amerika, por efekti do të ishte i madh. Ata zgjedhin vende ku veprimi bën efekt.
 
Plus Shqipëria është vend me shumicë myslimane.
Do thosha jo. Përvoja na thotë se më shumë aksionet i bëjnë në vende myslimane. Po vrasin njëri-tjetrin.
 
Midis sekteve jo kombeve.
Por të gjithë kanë Kuranin të përbashkët. Islamizmi pretendon të futet në shtet. Perëndimi nuk e ka kështu.

C’do t’i sugjeronit shtetit për indoktrimin e këtyre të rinjve?
Problemi i parë t’i njohësh, sa janë, kur janë pak sillesh ndryshe, po të jenë shumë sillesh ndryshe. Terrorizmi është i paarsyeshëm. Ata janë rrezik për sigurinë, qoftë dhe pak, por dita-ditës po bëhen më shumë.
 
Aq më vështirë në Kosovë.
Bosnja është më shumë problem, kanë mbetur shumë ish-oficerë iranianë atje. Me një probabilitet të dhënë bëhet element i këtyre grupeve. Nëse shihet se po rritet. Dallohen këta njerëz edhe rrugëve. Ai probabilitet mund të jetë 0,5%, 1 në 200, por është. Po u shtua numri i përgjithshëm shtohet dhe numri i tyre, dhe probabiliteti i rriskut që mund të kemi më shumë prej tyre. Është e domosdoshme ta marrim seriozisht se është diçka e importuar. Nuk ka qenë islamizmi në Shqipëri arrogant. Ata i kanë mbajtur për më të arsyeshmit, më të butë dhe që kanë përhapur mirësi. Ky lloj i sotshëm është i importuar, i vonë, i kohës kur u bë nafta e rëndësishme.
 
Ka në dorë shumë shoqëria, komuniteti mysliman, thirrje publike.

Historia e Sirisë është fare absurde. Allahu nuk e pranon të vrasin ca myslimanë të tjerë. Komuniteti mysliman, shoqëria duhet të jetë më aktiv.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë