Vogëlushi quhet Antoine dhe është fëmija i parë për Edlirën, e cila jeton në Paris së bashku me bashkëshortin e saj. I pyetur nga gazeta Panorama Nano është shprehur se ka marrë lajmin më të bukur të jetës së tij. “Lajmi më rinon, ndjehem si i ri dhe më ka mbushur plot me energji”, -është shprehur Fatos Nano.
Gjithashtu ai thotë se ardhja e nipit të tij ka qenë në një moment të veçantë sa i përket aktivitetit të tij politik. “Ardhja në jetë e nipit tim Antoine përkon dhe me nisjen e lëvizjes së re në Partinë Socialiste, rilindjen dhe ringritjen e partisë që e rrita dhe më rriti. Kjo më mbush me energji të reja për sfida të reja”, - ka thënë Nano për “Panoramën”.
(xh.k/shqiptarja.com)
