Fatos Qerimi: “Flauti magjik”, nga
 Mozart tek tangoja argjentinase

Fatos Qerimi: “Flauti magjik”, nga<br /> Mozart tek tangoja argjentinase
Edicioni i 4-të i festivalit muzikor “Flauti magjik” nis sot në mbrëmje në orën 19.00. Dita e parë e festivalit do të hapet në sallën “Tefta Tashko Koço” në ambientet e Ministrisë së Kulturës, ku do të performojnë artistët vendas dhe të huaj.

Në ditët në vijim festivali do të mbahet në sallën e Universitetit të Arteve në Tiranë. Në këtë festival performancat e artistëve profesionistë dhe ansambleve rinore do të prekin një spektër të gjerë të muzikës, asaj klasike, moderne, bashkëkohore si dhe muzikës Jazz.

Do të jetë një mbrëmje e rëndësishme”, thotë presidenti i këtij festivali Fatos Qerimi, që ishte i ftuar më emisionin “Rreze Dielli” në Report TV”.
Ndërsa për emrin e këtij festivali Qerimi shprehet se “Emrin Flauti Magjik e kam vënë nga ndjesia që të japin instrumentet të frymës, si klarineta apo flauti, dhe e kam marrë nga titulli i veprës së Mozartit. Flauti magjik është shumë i bukur dhe një emër që i ka rezistuar kohës. Mendoj se Mozarti vetë është një nga kompozitorët që shkolla jonë e punon me dashuri dhe interpretohet bukur nga talentet tanë. Moxarti ngelet një simbol i artit muzikor botëror
”, është shprehur Fatos Qerimi duke theksuar më tej se “Do të jenë të gjitha veprat e kompozitorëve dhe do të ketë interpretime, që nga tangoja argjentinase deri tek mbrëmja e fundit me muzikë eksperimentale

flauti magjik

Ndërtimi i festivalit flauti magjik sipas Qerimit ka një koloristikë dhe dinamikë të pasur, ku përzihet muzika xhaz me bashkëkohoren.

Këto elementë muzikorë kanë hyrë në shkollën tonë”, pohon Qerimi, i cili rrëfen e dhe arsyen e përzierjes së elementëve të tillë në lojën e instrumenteve të frymës.
“Nuk mund ta anashkalojmë muzikën jazz apo ritmike, sepse edhe bandat frymore kanë ndryshuar mentalitetin e janë bërë më të hapura ndaj muzikës moderne, janë më të bukura, më ndryshe. Në shumë banda të vogla frymore janë evidentë elementët modernë apo elementet e xhazit, ka gjithmonë një nisje që të çon drejt sukseseve të ndryshme
”, thotë ndër të tjera Fatos Qerimi,

flauti magjik

Ndërsa arritjet deri në edicionin e katërt të festivalit “Flauti Magjik” për Qerimin janë të qëndrueshme falë risive derisa gjërat të arrijnë të konsumohen. Qerimi pohon se

Vërtetë është një arritje, por festivalet konsumohen, pas dhjetë edicionesh, siç ndodhi me festivalin e jazz-it, ku u konsumua gjithçka, dhe kështu unë mendova për një festival më interesant, për të mos qenë monoton apo linear, sepse spektatori është i interesuar të ndjekë më të veçantën që ke dhe jo në larminë e muzikës. Kështu unë do mundohem që ky festival të eci, sepse festivalet në vërtetë janë evente ku shpaloset energjia dhe pasioni. Është edhe një festival i mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe Universiteti i Arteve. Dhe kjo mbështetje është e domosdoshme sepse ky është një boshllëk kulturor që duhet mbështetur”, tha Qerimi duke rrëfyer edhe disa nga talentet që marrin pjesë në këtë festival, ku përmend Natën Moxartiane me Fatos Spahiun, e të tjerë. Qerimi pohon se ka tentuar që talentet të mblidhen se bashku duke bërë një ekip që edhe në grup të arrijë të shënojë sukses, jo vetëm si individ”.

flauti magjik

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Mbytja e nënës bashkë me 3 fëmijët në lumin Buna, kreu i KMSH: Ngjarja tregon se familja shqiptare është në krizë

Mbytja e nënës bashkë me 3 fëmijët në lumin Buna, kreu i KMSH: Ngjarja tregon se familja shqiptare është në krizë