Fatos Tarifa komenton Festivalin e Këngës në RTSh: Zhgënjim total

Fatos Tarifa komenton Festivalin e Këngës në RTSh: Zhgënjim total

Arbana Osmani

 

Mbrëmë ndoqa (pa shumë interes dhe vetëm pjesërisht) natën e parë te Festivalit te 61-të të Këngës. Në të kaluarën, ky festival ka qenë ngjarja artistike më e madhe dhe më e rëndësishme në vend. Nuk është më. Me shpenzime shumë herë më të mëdha për organizimin e tij, në këtë festival sot marrin pjesë këngëtarë shumë herē më të vegjël, ndër ta edhe djem e vajza që vetëm këngëtarë nuk janë.

Një pjesē e mirë e këngëve ta shpifin, sidomos me lirikat e tyre vulgare e të pakuptimta. Veshjet e shumë këngëtarëve e përdhosnin natyrën sublime të skenës dhe vetë idenë e festivalit më të madh të muzikës në vend.

Mënyra e prezantimit të këngëve dhe këngëtarëve ishte krejt pa klas dhe fjalët e prezantueses së festivalit (një fjalor shumë i varfër) mund t’i shkonin për shtat një “reality show” TV franchise, si Big Brother, se sa një festivali kombëtar të muzikës.

F.D/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • TMERR!: 21/12/2022 18:15

    Një Tmerr i Vërtetë! Shqipëria nuk ka pasur KURRË muzikë. Shqiptarët nuk dinë të këndojnë e të kompozojnë. Nuk janë për atë punë ... Por si ky vit, s'ka qenë kurrë Kaq Keq, Kaq Keq... Një muzikë super e shpifur e pa asnjë kënaqësi e muzikalitet. Një kakofoni e skajshme dhe tepër e frikshme dhe e ... DHIMBSHME... Një Mediokritet i vërtetë. Po ajo që kishte dalë për të bërë gjoja 'humor' - Një Dështim i Vërtetë. Këngëtarët jo vetëm që këngëtarë nuk ishin, por edhe si të ngurtësuar dhe pa shpirt... Si të frikësuar dhe të përhumbur e si në gjumë. Pa nerv, pa ndjenje, gëzim e gjallëri, se pa muzikë po e po... Një tjetër problem i madh është se si e pranojnë këtë situatë, shumë emra të njohur e me zë në fushën e muzikës. Si mund të vinë aty e të jenë prezent e të ulur bile edhe në rreshtin e pare?!!.... Si Ka Mundësi, Si?... Pastaj orkestra… Njerëz profesionistë, që e njohin instrumentin e tyre dhe bëjnë e luajnë të tillë ‘muzikë’?!!… Apo sa për të marrë atë copë rrogë... Dykëmbësha që kanë lindur vetëm sa për të mbijetuar... Me cdo çmim... kur s’ka filluar akoma ‘tmerri’ e kur i sheh gjithë pompozitet, të larë e të veshur e të pispillosur, mendon se edhe diç mund të katranosin, po sapo luhen notat e para, ikën i tmerruar e i neveritur, tamam sikur ke parë e ke ndigjuar djallin vetë. Vetëm drita e efekte e lajle e lule, se punë dhe vlera të vërteta – ZERO – Kjo punë kuptohet kështu: Sa më i madh bëhet muti, aq më shumë shtohen lulet e letrat me fjongo që e mbështjellin... E TMERRSHME! E FRIKSHME! Ku Po Shkojmë Kështu?!!.... Ku?!!.... ????????????????????

    Përgjigju
  • 66666666: 21/12/2022 10:17

    Zoti Fatos ju pershendes. Keni shume shume te drejte, nje vlersim qe duhet lexuar. Ai vetem festival kombetar nuk ishte. Sa per prezantuesen as qe behet fjale, mbase me mediokria qe kam pare. Ka dy leke dhe mendon se mund te beje gjithshka. Ajo nuk eshte eformuar dhe e pa lexuar. thjesht vishet e ben sikur di. Eshte ulja me e madhe per festivalin. Pa le kur foli ajo medemek artiste naten e pare per te lindurit e Arbanes, o zot ku jemi thashe, ku arritem. Mbizoterojne antivlerat.

    Përgjigju
  • Tako: 20/12/2022 21:23

    Vetem dora e Sales e prish festivalin. Si i paska shkuar nen rrogoz vete padishahut tene Rama???

    Përgjigju
  • simon: 20/12/2022 18:30

    falje e vonuar or mil ,gestivali i fundvitit vetem emrin ka tashme ...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë