"Fattore italia", Italia, qasje e
re në botën e ekselencave

re në botën e ekselencave">
TIRANE- Ambasadori italian në Tiranë, Massimo Gaiani priti mbrëmë në ambjentet e Ambasadës Italiane në Tiranë përfaqësues të biznesit italianë në Tiranë, miq dhe dashamirës mes dy vendeve ku u promovua “Fattore Italia”. Një suplement i botuar dje në Shqiptarja.com, pjesë e grupit mediatik Free and Faire Media Group. Një nismë e re kjo, një risi për sa i përket fushës së biznesit dhe promovimit të tyre ne median e shkruar, dhe ekonomisë së dy vendeve mike dhe fqinje shumë të mira.

Të pranishëm në mbrëmjen e organizuar ishin përfaqësues kryesore të bizneseve italiane prezentë në Tiranë, përfaqësues të Free and Faire Media Grupe, kryesuar prej Alba Malltezi, drejtoresha te Shqiptraja. com Anila Basha, drejtori i televizioni A1Report Ilir Babaramo, ambasadori i BE Ettore Sequi, ministra të qeverisë Ridvan Bode dhe Halim Kosova si dhe mjaft të ftuar të tjerë. Në fjalën e tij ambasadori Italian Gaiani, përgëzoi dhe falenderoi “Fattore Italia”, mbi ketë nismë të re ku në numrin e parë të këtij botimi u publikuan biznese dhe veprimtaritë e tyre, në fusha të ndryshme. Ambasadori Italian falenderoi 120 kompanitë italiane prezent dhe të regjistruara, por ftoi dhe ato të cilat ende janë të paregjistruara të kontribuojnë në bashkëpunimin e ndërsjelltë. Sipas tij, “Fattore Italia” është një iniciativë ku promovohen ekselencat e prodhimit dhe aktiviteteve të ndryshme.

 Ambasadori theksoi se në aktivitete dhe investime të ndryshme italiane në Shqipëri vlejnë të përmenden “bashkpunimet nga më të hershmet, investimet në shëndetësi, në sistemin bankar, infrastrukturë, transport apo ushqimorë”. Sipas ambasadorit investimet italiane janë të pranishme në shumë sektorë, me dimensione të mëdha apo të vogla, të cilat duhet të forcohen akoma më shumë mes tyre. “Këto takime shërbejnë për tu njohur më mirë me njëritjtertin si dhe për të shkëmbyer eksperienca, por dhe për vetë sektorin privat që të njihen e të nisin gjërat që mund të jenë fitimprurëse”, ka shtuar Gaiani.

Po ashtu në fjalën e tij kreu i ambasadës italiane vlerësoi dhe përpjekjet për këto çështje nga vetë Ambasada Italiane, në Tiranë, Dhoma Italiane e Tregtisë, rrjeti i konsullatave si dhe përfaqësues të bizneseve prezente. Njëkohësisht ai përgëzoi dhe prezantoi bashkëpunëtorët e tij të shumtë për punën dhe përkushtimin e tyre e ndërsa fjala iu dha gazetarit Carlo Bollino, drejtori te “La Gazzetta del Mezzogiorno”.

 CARLO BOLLINO
Gazetari Carlo Bollino përfaqësues i hershëm në Shqipëri dhe tashmë një gazetarë që e njeh mjaft mirë realitetin shqiptarë në fjalën e tij falenderoi ambasadorin mbi këtë pritje si dhe të pranishmit: “Jam këtu pikësëpari si drejtor i gazetës italiane “Mezzogiorno”. Këtij botimi tregua se sa ndërrmarrje italiane ka në Shqipëri që në fakt kane vite që janë prezente në Shqipëri. Natyrisht janë vetëm disa nga ndërmarrjet të cilat përbëjnë vetëm majën e “ajzebergut”, ndërsa do të ishte mirë që të realizohej edhe një speciale tjetër si “Faktori Shqiptar”, duke treguar prezencën e ndërrmarrjeve shqiptare në Itali, që tani janë më shumë se 30 mijë”, përfundoi fjalën e tij Bollino e ndërsa mbrëmja vijoi nën shoqërinë dhe trokitjen e një gote vere mes miqsh. PO Ç’ËSHTË “FATTORE ITALIA” “Fattore Italia”, erdhi në numrin e parë të ditës së djeshme në treg për lexuesin si një suplement i veçantë dhe interesantë. Është një këndvështrim i ri dhe një qasje e re në botën e ekselencave prodhuese, ekonomike, kulturore që veprojnë në vendin tonë. Në të përditshmen shqiptarja. com u soll në print veprimtaria dhe prezenca e realitetit italian në Shqipëri, ku u fokusuan përfaqësues të ndryshëm italianë nga më të hershmit e deri tek ata të ditëve më të fundit, si Cristina Busi një nga investitoret e para, ndër më të guximshmet për të vijuar më tej me rrjetin bankarë tashmë të njohur si Intesa SanPaolo, Veneto Bank Petrolifera Italo Rumena, Grupi Fiat, Studio ligjore Tonnuçi, studio Ferretti, Spitali Salus, Alitalia, Tods, Etea Grup, Telcom, Fattoria Italiana, Conad, Marina e Orikumit, Italcementi, Sinfonie gastronomiche verdiane, Camunalb-Essegei, Instituti italiani i Kultures dhe Instituti Dante Alighieri. Të gjitha aktivitet shumë të rëndësishme e që kanë ofruar me mijëra vende pune dhe eksperiencë në Shqipëri, që pritet të shtohen në ditët në vijim.

(Foto: Ambasadori italian Massimo Gaiani gjatë fjalës së tij në pritjen e organizuar në ambasadë)

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja