Federico Valverde është bërë protagonist i Superkupës së Spanjës pasi mesfushori i Real Madrid mori karton të kuq 5 minuta para përfundimit të sfidës me Atletico-n. Spanjolli bëri një faull taktik ndaj Morata-s i cili po drejtohej në një pozicion tepër të volitshëm për të realizuar në një kohë kur 115 minuta ishin në barazim 0-0.
Për veprimin Valverde është përgëzuar nga tifozët, Zidan Fiorentino perez, por mbi të gjitha edhe nga Diego Simeone, i cili pavarësisht se e kishte kundërshtar e vlerësoi për gjestin e ‘pisët’. Pas penalltive që Realin e shpallën fitues, mediat në Spanjë shkruajnë se Sergio Ramos i është afruar Valverde-s duke i thënë për episodin: “Përgëzime vëlla! Lojë e madhe bir k****! Bërë atë që duhej të bëjë!”
Ndërkohë vetë Valverde është ndjerë fajtor për veprimin, pasi ka deklaruar: ‘I kërkova falje Moratës. Nuk është gjë e mirë ajo që bëra, por s’kisha mënyrë tjetër për ta ndalur. Jam i lumtur për titullin. Shokët e skuadrës më vlerësuan kur dola nga fusha e lojës.”