Kontratë 'e çmendur' në moshën 38-vjeçare, Sergio Ramos mori çfarë deshi me ekipin e ri

Kontratë 'e çmendur' në moshën 38-vjeçare, Sergio Ramos mori çfarë deshi me ekipin e ri

Sergio Ramos

MEKSIKË - Sergio Ramos ka disa klauzola 'të çmendura' të shkruara në kontratën me Monterrey, duke përfshirë opsione të paimagjinueshme. Ish-lojtari i Real Madridit së fundmi ka nënshkruar një marrëveshje me skuadrën e Liga MX, pasi ka qenë pa klub që nga largimi nga Sevilla në qershor 2024.

Podcasti 'The Footy Culture' zbuloi detaje të kontratës së tij në Meksikë, sipas së cilës ai mori gjithçka që donte kur nënshkroi marrëveshjen. Ramos mori një rrogë prej katër milionë eurosh në sezon, plus bonuse të shumta për çdo ndeshje të luajtur në Kupën e Botës për Klube, për çdo fillim në 11-shen titullare, për gola dhe asistime.

Spanjolli kërkoi dhe mori gjithashtu rolin e kapitenit në klub, mori të drejta të plota për emrin dhe fotot e tij dhe dy përqind për çdo fanellë të shitur me emrin e tij dhe fakti më i pabesueshëm është se Ramos ka të drejtë në kontratën e tij të pushojë çdo ndeshje që do.

38-vjeçarit iu dha gjithashtu e drejta për të negociuar me ndonjë klub tjetër në një moment të caktuar dhe ai kërkoi siguri të veçantë për veten dhe familjen e tij. Ai gjithashtu kërkoi strehim pranë Sergio Canales dhe të kishte një shofer në dispozicion 24 orë në ditë.

 

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 26 Mars, 08:02

    Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?



×

Lajmi i fundit

40 euro për një votë, 10 milionë euro për postën e diasporës, KQZ fton 5 kompani të huaja

40 euro për një votë, 10 milionë euro për postën e diasporës, KQZ fton 5 kompani të huaja