Favoritët për kryesinë
më të votuarit për momentin

Favoritët për kryesinë<br />më të votuarit për momentin
Pas dëmtimit të sistemit të numërimit elektronik, grupi i punës së Asamblesë ka nisur numërimin manual të fletëve të votimit të cilat kanë të bëjnë me përbërjen e kryesisë.

“Shqiptarja.com” ka arritur të siguroj emrat e parë të cilët duket se janë më të favorizuarit në përzgjedhjen me votë për kryesinë socialiste pas votimit disa orësh në Asamblenë e kësaj partie.

Kështu, sipas burimeve të “Shqiptarja.com” shumicën e votave për kryesinë e re e kanë marrë deri më tani këta emra:

1. Gramoz Ruci
2. Ditmir Bushati
3. Besnik Bare
4. Ben Blushi
5. Erion Brace
6. Shkëlqim Canin

Burimet jozyrtare thanë për “Shqiptarja.com” se deri më tani është numëruar më shumë se 50 % e fletëve të votimit, ndërkohë që ndërprerja e energjisë elektrike, krijoi për pak minuta ilaritet në lokalin luksoz ku po mbahet Asambleja.

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Basketboll femra/ Tirana mposht Flamurtarin në finalen e pestë dhe shpallet kampione e Shqipërisë për herë të 41-të

Basketboll femra/ Tirana mposht Flamurtarin në finalen e pestë dhe shpallet kampione e Shqipërisë për herë të 41-të