Favorizuan një person për futjen e mallrave kontrabandë nga Maqedonia e Veriut! Arrestohen dy doganierët e Gorricës! Pranga edhe transportuesit

Favorizuan një person për futjen e mallrave kontrabandë nga Maqedonia e Veriut! Arrestohen dy doganierët e Gorricës! Pranga edhe transportuesit

Foto ilustruese

Përgjegjësi i Pikës Doganore të Gorricës dhe një punonjës, janë arrestuar nga Policia pasi akuzohen se kanë favorizuar një person për të kaluar mallra kontrabandë në doganë. Burime për Report Tv bëjnë me dije se në pranga kanë rënë përgjegjësi Julian Hanelli dhe punonjësi Petrika Mano.

Mësohet se Hanelli dhe Mano nuk kanë ushtruar kontroll ndaj një mjeti tip ‘Sharon’ i cili sillte produkte ushqimore nga Maqedonia e Veriut, duke favorizuar kështu transportuesin pa i kryer procedurat doganore.

Drejtuesi i mjetit, Vasil Nasto i cili po transportonte mallin kontrabandë, u ndalua nga policia në aksin rrugor Gorrizë-Zvezdë. Tre të arrestuarit mësohet se ndodhen aktualisht në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, ku po merren në pyetje nga autoritetet.

Ende nuk dihet saktësisht sasia e mallit që ka hyrë kontrabandë në vendin tonë pa kryer procedurat doganore nga Hanelli dhe Mano.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hysa: 19/11/2021 09:44

    Petrika e kishe bo boz goricen sa fillove te ulesh pazaret sa jane merzitur edhe Shef Aurreli me Drejtorin e Kapeshtices HERKULIN qe ju prishe pazaret se ata i lejojne me kamiona ndersa ti me Sharona e cove nje Sharon 200 euro kurse Drejtor HERKULI e ka 5000 euro kamionin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?