Faza e re e dialogut, Mogherini
mbledh Thaçin dhe Vuçiç
Presidentët e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi e Aleksandar Vuçic kanë rënë dakord gjatë takimit të zhvilluar të hënën në Bruksel, se do të nisin me punën për fazën e re të dialogut që çon drejt normalizimit të marrëdhënieve. Kështu thuhet në një komunikatë të lëshuar nga Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini. Thaçi e Vuçic janë pajtuar po ashtu që ekipet punuese të nisin përgatitjet për këtë çështje
Presidentët e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi e Aleksandar Vuçic kanë rënë dakord gjatë takimit të zhvilluar të hënën në Bruksel, se do të nisin me punën për fazën e re të dialogut që çon drejt normalizimit të marrëdhënieve. Kështu thuhet në një komunikatë të lëshuar nga Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.
Thaçi e Vuçic janë pajtuar po ashtu që ekipet punuese të nisin përgatitjet për këtë çështje.
Thaçi e Vuçic kanë theksuar edhe rëndësinë që ka zbatimi i të gjitha marrëveshjeve të arritura deri më tani në kuadër të dialogut, që po ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.
Mogherini, në anën tjetër, ka ritheksuar rëndësinë që Bashkimi Evropian i kushton integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE.
Fillimisht, ajo ka biseduar ndaras me Thaçin dhe Vuçicin, në takimet që kanë zgjatur nga 30 minuta dhe më pastaj ka organizuar edhe takimin e përbashkët me të dy presidentët.
Takimet në nivelin politik të presidentëve të Kosovës dhe Serbisë, janë një dimension i ri i dialogut, i cili kryesisht është zhvilluar në nivelin e kryeministrave.
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka deklaruar se në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, po diskutohen idetë fillestare për mënyrën se si do të “vazhdojmë dialogun në fazën e re dhe objektivat që synohet të arrijmë në kuadër të procesit të normalizimit”.
Prishtina dhe Beogradi kanë zhvilluar takimin e fundit në nivel të lartë më 1 shkurt.
Dy vendet kanë arritur marrëveshjen e parë për normalizimin e marrëdhënieve në prill të vitit 2013.
Ekipet teknike janë takuar pothuajse rregullisht për mënyrat e zbatimit të saj, por shumë nga çështjet e dakorduara kanë mbetur vetëm në letër.
Normalizimi i marrëdhënieve është kusht edhe për Kosovën, edhe për Serbinë që të avancojnë në rrugën e integrimit evropian.
Kosova tashmë ka nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me BE-në, ndërsa Serbia ka hapur kapituj të negociatave të anëtarësimit.REL
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ku po i kaloni pushimet e verës?
-
Në Shqipëri
48.1%
-
Jashtë
17.9%
-
Nuk lëviz
34%
Vota total: 2916
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Separatisti katalonas Puigdemont shmang arrestimin pas rikthimit 'kaotik' në Spanjë
8 Gusht, 16:06
-
Izraeli refuzon akreditimin e diplomatit norvegjez në zonën palestineze
8 Gusht, 16:04
-
Rusi/ Kërkon 15 vjet dënim për shtetasin Ruso-Amerikan për ‘tradhti’
8 Gusht, 15:54
-
Raporti i antidrogës greke: Bie transporti i marijuanës nga Shqipëria
8 Gusht, 15:49
-
Tuneli i Murrizit drejt fundit, Rama paralajmëron hapjen më 31 dhjetor
8 Gusht, 15:48
-
Paris 2024/ Kameramani futet në pistë gjatë garës, shkakton kaos dhe ngatërresë mes atletëve
8 Gusht, 15:48
-
Pamje/ Trafik i rënduar në Lezhë, orë të gjata pritje për të shkuar drejt plazheve
8 Gusht, 15:41
-
Pogradec/ Kultivim bimësh narkotike dhe municion luftarak me vete, policia arreston 31 vjeçarin (EMRI)
8 Gusht, 15:36
-
Gjendet e ngordhur breshka më e madhe në botë! Ishte 2 metra e gjatë e peshonte 300 kg
8 Gusht, 15:36
-
Paris 2024/ Vendosi rekordin që mund të mos thyhet kurrë, mundësi nga Kuba del ‘në pension’
8 Gusht, 15:35
-
Bayern Munich/ Tensione në dhomat e zhveshjes, Bild publikon emrat e të padëshiruarve
8 Gusht, 15:26
-
Bebe Rexha në një romancë të re? Artistja kapet mat me të dashurin në Itali
8 Gusht, 15:21