Vijon puna në zonën e Kombinatit për lirimin e hapësirave ku do të zhvillohet faza e radhës e rindërtimit. Bashkia e Tiranës njofton se, pas prishjes së objekteve të përfshira në VKM-në e shpronësimit, aktualisht po punohet për evadimin e inerteve dhe pastrimin e territorit në Njësinë Administrative nr. 6.
Sipas Bashkisë, ndërhyrjet synojnë të krijojnë kushtet e nevojshme për vijimin e ndërtimit të godinave të reja dhe të infrastrukturës publike të parashikuar për zonën.
Me përfundimin e prishjeve dhe largimin e mbetjeve, hapësirat do t’i hapin rrugë vijimit të procesit të rindërtimit dhe transformimit urban të Kombinatit.









Komente
Komento