Pas përfundimit të sezonit të rregullt në Kategorinë e Parë, janë zyrtarizuar datat dhe oraret e fazës play-off, ku katër skuadrat e renditura në vendet 3-6 do të garojnë për një vend në elitë.
Në gjysmëfinale, Iliria do të përballet me Besën, ndërsa Pogradeci do të sfidojë Kastriotin. Të dyja ndeshjet do të zhvillohen më 7 maj në orën 16:00.
Fituesit e këtyre përballjeve do të ndeshen në finalen e madhe më 11 maj, në orën 17:00. Skuadra që do të dalë triumfuese nga kjo finale do të përballet me ekipin e vendit të 8-të të Superligës, për të siguruar një vend në elitën e futbollit shqiptar për sezonin e ardhshëm.
Komente











