Fazlliç darkon me djalin
dhe dhëndrrin e Berishës
Biznesmeni serbo-boshnjak dy netë më parë ka qënë në Tiranë. Ai ka darkuar në "Piceri Fiore" nën shoqërinë e miqve të tij të klasit të lartë. Fazlliç, i cilësuar si një nga miqtë e kryeministrit shquiptar Sali Berisha, është parë teksa ka dalë nga kjo piceri nën shoqërinë e djalit të kryeministrit, Shkelzen Berisha dhe të dhëndrrit të tij, bashkëshortit të Argitës, Jamarbër Malltezi.
TIRANE - Damir Fazlliç, biznesmeni serbo-boshnjak dy netë më parë ka qënë në Tiranë. Ai ka darkuar në orët e vona të mbrëmjes në "Piceri Fiore" në rrugën "Dervish Hima" nën shoqërinë e miqve të tij të klasit të lartë dhe me njohje të hershme. Fazlliç, i cilësuar si një nga miqtë e kryeministrit shqiptar Sali Berisha është parë parmbrëmë teksa ka dalë nga kjo piceri nën shoqërinë e djalit të kryeministrit,
Shkelzen Berisha dhe të dhëndrrit të tij, bashkëshortit të Argitës, Jamarbër Malltezi.
Bëhet e ditur se ka qënë një darkë e thjeshtë mes miqsh, por dalja e tyre pothuajse njëri pas tjetrit nga kjo piceri nëpër rrugën "Dervish Shima" ka intriguar jo pak njerëz. Fazlliç ka qënë i veshur më sportiv, me një xhup afërsisht ngjyrë bezhë, me jakë të ngritur dhe nën shoqërinë e dy truprojave, ka hipur në makinën e parkuar më larg se të tjerët afër stadiumit "Qemal Stafa". Ndërkohë që Berisha Junior dhe Malltezi kanë qënë të vëshur gjysmë zyrtarë, të dy në makina të ndryshme janë larguar nga ky ambient ku kanë konsumuar këtë darkë mes miqsh.
Treshja e miqve që kanë dalë nga kjo darkë të përbashkët, ka shkaktuar interes për faktin se janë mjaft të diskutuar në ambjentet politike shqiptare e deri në Uashington, përmes kabllogrameve të ish-ambasadorit amerikan në Tiranë, Xhon Uidhers. Kështu emri biznesmenit Damir Fazlliç përmendet në të paktët 14 kabllograme të Ambasadës Amerikane përfshi tentativat e kryeministrit Berisha për ta shpëtuar boshnjakun nga hetimet e prokurorisë.
Problematika që rrethon Damir Fazlliç trajtohet në kabllogramin e datës 14 Tetor 2008 me titull: "Berisha fillon sulmin e ri ndaj Prokurores së Përgjithshme", ku thuhet se "duke nisur nga 10 tetori e gjatë fundjavës kryeministri e Ministria e Drejtësisë nisën një fushatë të re për të intimiduar e minuar punën e Prokurorisë së Përgjithëshme me pretendimin se ajo ka thyer ligjin duke tentuar të marrë në pyetje biznesmenin Damir Fazlliç. Ministria e Drejtësisë tentoi të sekuestrojë dosjen hetimore për Fazlliç dhe më pas po kjo ministri kërcënoi se do të ngrinte akuza për prokurorët në hetimin e tij. Por, Berisha në një konferencë shtypi mohoi kategorikisht se ka tendencë për të ndërhyrë në punën e Prokurorisë së Përgjithshme".
Kabllogrami hedh dritë se cili ishte qëllimi i daljes në një televizion nga ku Fazlliç shpjegoi versionin e historisë së tij për atë që akuzohej. Kabllogrami thotë se Berisha organizoi fluturimin e Fazlliç për të ardhur në Tiranë e të jepte një intervisë në TV.
Prokurorët që kishin nisur hetimin për pastrim parash ndaj Fazlliç kur mësuan për ardhjen në Tiranë formuluan një kërkesë për ta marrë në pyetje. Fazlliç u njoftua nga policia e cila e shoqëronte nëpër qytet. Ai u largua me urgjencë nga Tirana një orë më parë nga ç'e kish planifikuar. Ambasada ia komenton Uashingtonit këtë ngjarje bazuar në disa burime, se sulmet ndaj Ina Ramës janë tentativë për nxjerrë nga binarët e hetimit një mori çështjes korruptive si Gërdeci e akuzat për 'Durrës-Kukës'.
(jm/im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
67.8%
-
Jo
25.9%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 715
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mero Baze: Në fakt, Berisha i ka shpëtuar ministrat e tij nga burgu!
28 Mars, 20:02
-
‘Qeveria përfaqëson mendimin e bandave’/ Valteri replikon me Logun: A i njeh bandat e Zenit ?
18 Mars, 22:20
-
Dosja Gërdeci në SPAK: Provat që implikojnë Shkëlzen Berishën dhe lidhjet e Fahri Balliut me Delijorgjin, tabulatet telefonike dhe detaje të tjera të rënda të krimit shtetëror (VIDEO)
15 Mars, 14:19
-
Mero Baze: Tri dramat e pambaruara të Gërdecit
15 Mars, 14:16
-
Gruaja ikonë që po “thinjet” për drejtësi! Mediu e kërcënon në sallën e GJKKO, SPAK hesht! Çfarë po e “vret” Zamira Durdën?!
15 Mars, 13:50
-
Faksi ‘Për Shkëlzenin', ish-sekretarja e Ministrisë së Mbrojtjes rrëfen implikimin e djalit të Berishës në masakrën e Gërdecit (DOKUMENTI)
15 Mars, 12:53
-
18 fakte dhe dëshmi/ Të gjitha lidhjet e Shkëlzen Berishës me Gërdecin, pse i biri i Berishës del ‘pronar’ në hije i biznesit të vdekjes dhe ministrat ushtarë të tij
15 Mars, 12:03
-
VKM-ja e personalizuar e Berishës i hapi rrugën masakrës së Gërdecit! Si u falsifikuan dokumentet zyrtare dhe implikimi i politikës në minimin e procesit gjyqësor
15 Mars, 09:20
-
Gërdeci i pandëshkuar, 17 vite nga masakra me 26 viktima! Askush i dënuar për vrasje, zero përgjegjësi për rolin e Shkëlzen Berishës
15 Mars, 07:13
-
Demalia: Drejtësia ka qenë e njëanshme, në Gërdec u vranë 26 njerëz! Për Shkëlzenin u bë film në SHBA
7 Mars, 18:56
-
Evi Kokalari: Do zgjohet SPAK? Ku i gjen Fatmir Mediu gjithë ato lekë për lobim në SHBA si politikan i papunë? Mashtroi qeverinë amerikane me Gërdecin
5 Mars, 19:46
-
'Pendohu qen', Veliaj nga qelia: Zeni që poqi të gjallë 26 veta dhe babai i tij që vrau 4 veta, s'paraqesin rrezikshmëri! Ai që mbjell pemë futet në burg
5 Mars, 11:44