FBI kontrolle në shtëpinë e Rudy Giuliani, ish-avokatit personal të Donald Trump

FBI kontrolle në shtëpinë e Rudy Giuliani, ish-avokatit personal të Donald Trump

FBI ka kryer kontrolle në shtëpinë dhe në zyrën e Rudy Giuliani, i cili ka shërbyer më parë si avokat personal i ish-Presidentit amerikan Donald Trump.

Bastisja e shtëpisë nga FBI është pjesë e një hetimi për lidhjet e Giuliani me Ukrainën.  Avokati i Rudy Giuliani mohon që ky i fundit të ketë shkelur ligjin.

Giuliani akuzohet se përpara zgjedhjeve presidenciale amerikane të vitit 2020 është përpjekur për të zbuluar informacione inkriminuese për kandidatin demokrat Joe Biden dhe djalin e tij Hunter Biden, në lidhje me Ukrainën dhe bizneset e tij. Presidenti Biden dhe djali i tij i kanë mohuar këto pretendime.

FBI sekuestroi disa pajisje elektronike gjatë kontrolleve në shtëpinë dhe zyrën e ish-kryebashkiakut të Neë York, Giuliani.

Hetimet përfshinin një pretendim se Giuliani nuk arriti të regjistrohej si një agjent i huaj. Akti i Regjistrimit të Agjentëve të Huaj kërkon që njerëzit të njoftojnë Departamentin e Shtetit nëse veprojnë si agjent i huaj në emër të një kombi tjetër.

Kohë më parë, Rudy Giuliani e ka konsideruar hetimin si një  “përndjekje politike” po zhvillohet ndaj tij.

Giuliani ka qënë një nga mbështetësit më të fortë të ish-presidentit Trump, edhe pas humbjes së tij në zgjedhjet e 3 nëntorit 2020. 

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale