FBI mbërrin në Kosovë për
terrorizmin, takon ministrin Rexhepi

PRISHTINE- Një delegacion amerikan pjesë e së cilës ishte edhe Byroja Federale e Hetimeve ndodhet në Kosovë për të diskutuar lidhur me bashkëpunimin kundër terrorizmit.

Ata u takuan me ministrin e Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, zëvendëskryeministrin e Kosovës, Hajredin Kuçi dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni.

Tema e diskutimit e delegacionit amerikan me zyrtarët e Kosovës ka qenë nxitja e bashkëpunimit të vazhdueshëm në sektorin e sundimit të ligjit, ngritjen e kapaciteteve, siguria e kufijve, kundër terrorizmit si dhe nismave të tjera rajonale të sigurisë.

Delegacioni amerikan që është për bashkëpunim kundër terrorizmit ishte në përbërje të përfaqësuesve nga Departamenti i Shteti, Departamenti i Drejtësisë, Qendra Kombëtare e SHBA-ve Kundër Terrorizmit, Departamenti për Siguri Kombëtare dhe Byroja Federale e Hetimeve, informon gazeta Experss

Delegacioni u takua me udhëheqësit e Republikës së Kosovës, si pjesë e angazhimit të tij me disa vende të rajonit.

Në delegacion amerikan ku bënin pjesë disa agjenci, përfshi përfaqësues të Departamenteve të Shtetit, Drejtësisë, Sigurisë së Brendshme, dhe Qendrës Kombëtare të SHBA kanë qenë dhe në Tiranë më 27-28 janar.

Delegacioni u takua me Presidentin Bujar Nishani, kryeministrin Edi Rama dhe zyrtarë të tjerë për të diskutuar lidhur me bashkëpunimin kundër terrorizmit.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 29 Janar, 13:14

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?



×

Lajmi i fundit

Nxitimi mund t'ju çojë në gabime... çfarë kanë rezervuar yjet për sot

Nxitimi mund t'ju çojë në gabime... çfarë kanë rezervuar yjet për sot