FBI mbi sulmin ndaj postës elektronike: Hakerët nuk siguruan qasje tek të dhënat

FBI mbi sulmin ndaj postës elektronike: Hakerët nuk siguruan qasje tek të dhënat

Foto ilustruese

FBI-ja shprehet se hakerët nuk kishin arritur të siguronin qasje në asnjë të dhënë ose informacion në rrjetin e saj, një ditë pasi ata sulmuan një nga serverat e agjencisë duke dërguar me mijëra emaile të rreme.

Agjencia tha se ka rregulluar problemin që mundësoi sulmin.

Email-et e rreme erdhën nga një server që operohet nga FBI-ja, i cili ishte i dedikuar për dërgimin e njoftimeve në portalin e agjencive të zbatimit të ligjit (LEEP), të cilin FBI-ja e përdor për të komunikuar me agjencitë shtetërore dhe lokale.

FBI-ja njoftoi se email-et e rreme paralajmëronin për një sulm kibernetik dhe dukej se vinin nga një adresë e ligjshme email-i e FBI-së, që përfundonte me @ic.fbi.gov./VOA/

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë në Bjerut

Lufta/ Netanyahu gati të tërheqë 320 mijë rezervistë! 20 të vrarë në Bjerut