I akuzuari për sulme me bombë në Maratonën e Bostonit, Dzhokhar Tsarnaev, është transferuar nga spitali për në burgun në Fort Davens, në Massachussetts, njoftuan autoritetet amerikane.

Dzhokhar dhe vëllai i tij Tamerlan janë të dyshuarit e vetëm për kryerjen e sulmeve me bomba të datës 15 prill, në Maratonën e Bostonit, si pasojë e të cilave u vranë tre dhe u plagosën mbi 260 persona të tjerë.

Tamerlan mbeti i vrarë më 19 prill, gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë, ndërsa vëllai i tij i vogël, Dzhokhar, u kap i plagosur në mbrëmjen e së njëjtës ditë.

Ndërkohë kryebashkiaku i Neë Yorkut, Michael Bloomberg, deklaroi se agjentët e FBI-së e kishin njoftuar se, vëllezërit Tsarnaev kishin planifikuar që të realizonin edhe një sulm tjetër, kësaj radhe në sheshin Times Square në New York.


(l.ç/v.gj/shqiptarja.com)