Gazetarët i kërkojnë ‘llogari’, pse s’erdhi kryeministri? Balla: Çështja që ngre opozita, pa thelb! Rama është në detyrë nga mëngjesi deri në darkë

 

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla u është përgjigjur gazetarëve të cilët këmbëngulën për të mësuar se pse nuk është paraqitur në seancë kryeministri për çështjen McGonigal. Balla është shprehur se duke qenë se kjo çështje e ngritur nga opozita është pa thelb, nuk ka pse partia socialiste t’i shkojë nga pas një partie që ngre çështje që nuk kanë sens.

“Kjo ishte seancë, që besoj se çdo shqiptar e kupton që kemi të bëjmë me një opozitë që s’ka asnjë lloj interesi për asgjë. Kam 18 vite që unë jam në Kuvnd dhe e di që kryeministri mund të delegojë një interpelancë, kur unë isha në opozitë kam kërkuar interpelancë dhe kam kërkuar dhe vetëm 2 herë kanë qenë. Ka një traditë parlamentare të konsoliduar. Duhet të kuptojmë që deputetët e opozitës, qofshin foltorista ose të PD, s’kanë interes fare për këtë çështje. Sot ishte seancë përtej qesharake. Imagjinoni kush flet për drejtësinë amerikane një njeri që shkon nga pas një njeriu Non Grata.”- tha Balla.

Pyetje: Ku është kryeministri?

Balla: Kryeministri i Shqipërisë është në detyrë.

Pyetje: A po i shmanget?

Balla: S’ka shmangie nga një çështje që s’është çështje, këta po përpiqen të mbulojnë hetimet e tyre. Këta s’mund të na tërheqin ne në axhendën e tyre që s’ka thelb.


Lajmi kryesor:

Kuvendi në kaos për McGonigal, opozita pa Berishën me bilbila e grushte tavolinave bllokon foltoren! Rama ia delegon interpelancën Spiropalit, Bardhi e refuzon: Të vijë ai


G.MO/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës